Para pak ditësh, HDZ-Hrvatska Demokratska Zajednica (Bashkimi Demokratik Kroat) e kryeministrit Andrej Plenkoviç, fitoi mandatin e tretë për të qeverisur vendin.
HDZ, është themeluar përpara Partisë Demokratike në Shqipëri, u krijua nga arkitekti i Kroacisë së pavarur, Franjo Tugjman. Në 33 vjet postkomunizëm, HDZ është partia që ka qeverisur më shumë vendin, e ka nxjerrë në 33 vjet një elitë të gjerë politikanësh.
Zoti Plenkoviç është kryeministri i 10 i partisë së tij, ndërkohë që vendi ka pasur edhe dy kryeministra socialdemokratë dhe një “Indipendent”. i ka dhënë vendit edhe president, dy nga të cilët: Franjo Tugjman e Stjepan Mesië, të cilët konsiderohen edhe si heronj kombëtarë kanë qëndruar në dy mandate.
HDZ, menjëherë sapo mori statusin e vendit kandidat në vitin 2009, krijoi së bashku me opozitën socialdemokrate USOK, përkatësisht SPAK-un e tyre, një njësi speciale të prokurorisë për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë. Në vitin 2010, kreu i USOK, Dinko Cvitan, gjeti të dhëna për implikim në korrupsion të ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader.
HDZ-Bashkimi Demokratik Kroat, në mënyrë të mënjehershëm e largo inga funksionet partiake, njeriun që kishte qenë për vite me radhë një nga figurat më të rëndësishme të partisë. i cili kishte udhëheque anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe reformat e para anëtarësimit në BE. Një vit më pas, Kroacia u bë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.
Procesin e largimit të Sanaderit nga HDZ e drejtoi Jadranka Kosor, kryeministrja e kryetarja e partisë, që kishte udhëhequr reformën e re në drejtësi. Përveç zotit Sanader, i cili më pas mori dënim për korrupsion, u arrestuan edhe një numër i lartë zyrtarësh të lartë të shtetit, që ishin politikanë të sërës së parë të HDZ-së.
Megjithatë, kjo parti thjesht vendosi që kolegët e tyre të përballen vetë me drejtësinë, e të vijojnë rrugën për të drejtuar vendin.
Vetëm dy herë zgjedhjet parlamentare në Kroaci i kanë fituar të majtët, pra socialdemokratët e presidentit Zoran Milanoviç.
HDZ është një nga partitë më të rëndësishme të PPE-së, e konsiderohet një grupim autoritativ, që ka furnizuar me autoritete të larta kupolën e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Kolinda Kitareviç(Kobar) që u bë edhe president e Kroacisë, ka qenë numri dy i Aleancës Atlantike, kurse shërbimi i jashtëm i BE-së pati mjaft diplomatë të lartë kroatë.
Një nga të cilat ishte edhe Romana Vlahutin, e cila u caktua Ambasadore e BE-së në Tiranë në vitin 2013.
E sjellë këtu nga Brukseli, pikërisht për të dhënë një ndihmë për reformën në drejtësi në vendin tonë, për të krijuar një institucion që të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë.
Madje ambasadorja Vlahutin, një diplomate jo konvencionale, pasi vinte nga gazetaria, ku kishte pasur një karrierë të sukseshme, solli në Tiranë edhe kreun e USOK-ut, Dinko Cvitan, i cili trajnoi prokurorët e Adriatik Llallës për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.
Kanë kaluar 14 vjet tashmë nga ajo ngjarje traumatike, por HDZ nuk resht së fituari, pasi duket se fitoi pikë edhe në nismën për të krijuar USOK-un,(homologun e SPAK-ut tonë), larguar Sanaderin në kulmin e pushtetit të tij, e mbi të gjitha në qarkullimin e elitave politike, pra një vetë rinovim të vijueshëm.
Partia Demokratike e Shqipërisë, është një aleate e bërë anëtare e PPE-së thuajse në të njëjtën kohë me HDZ. Është gjithashtu si ajo partia e parë postkomuniste e vendit, por me një dallim.
Sali Berisha, kryetari i PD-së, e nisi karrierën e tij me Franjo Tugjmanin, që e pati edhe homolog në postin e Presidentit, ndërkaq që është edhe sot e kësaj dite një politikan që mban frenat e forcës së tij politike.
Ndryshe nga HDZ, Berisha nuk pranoi që të hapë rrugën edhe kur qëndroi në prapaskenë me Lulzim Bashën kryetar, por frenat dhe dhomën e butonëve nuk e lëshiu kurrë.
Po ndryshe nga HDZ, refuzoi dhe kundërshtoi reformën që mbështeti Perëndimi për drejtësinë, duke nisur një luftë të hapur 10 vjeëare me SHBA dhe BE-në.
Dhe ja ku jemi sot, kur Sali Berisha dhe kolegu i tij Ilir Meta, të cilët janë në një front politik kundër Perëndimit, me një shënjestër politike ; SPAK-Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ndërsa nga 2016 deri në 2020, Berisha dhe Meta krijuan një naracion politik të nivelit të lartë kundër SHBA e BE, ku i vizatuan si përbindsha, të korruptuar dhe imoral të gjithë ambasadorët e SHBA, të BE-së, të Gjermanisë, të Italisë apo OSBE-së, me krijimin e SPAK, ata kanë një shënjestër të re.
Ky narracion është ideologjia e tyre politike, përveç demonizimit të atij që e kanë përballë, Edi Ramën, i cili në të tre zgjedhjet parlamentare dhe 3 ato vendore, jo vetëm nuk ka humbur, por ka avancuar pozicionin politik të Partisë Socialiste.
Si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, janë prej vitesh tashmë, dy nga personazhet politike që po humbin pikë në publik në mënyrë të pandërprerë ; gjë që e kanë treguar të gjithë sondazhet e zgjedhjet e zhvilluara.
Megjithatë, ata nuk kanë pranuar të hapin rrugë për gjeneratat e reja, por të forcojnë pozicionin e tyre radikal kundër Perëndimit dhe SPAK. Pozicion që është kondicionuar nga ëështjet që ata prisnin se mund të ishin nën hetim.
Në këtë politikë, megjithatë, ky konfigurim politik ka krijuar një bërthamë fanatikësh, e cila është më shumë virtuale, e pa një shpërndarje të gjerë në territor. Siç është vënë re në organizim e zgjedhje, fuqia potenciale e kësaj mase është margjinale.
Megjithatë, është një masë solide, ku si Berisha e si Meta, natyrisht jo në mënyrë të koordinuar, edhe pse ndajnë një qëndrim, janë në luftë për të fituar sa më shumë nga kjo masë, e cila është qartësisht antiamerikane dhe antiperëndimore, si dhe urren SPAK, e kundërshton ëdo hetim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Sali Berisha, ndryshe nga Ilir Meta, ka një parti më të madhe të cilën e ka drejtuar historikisht, por që sot është e çarë e dërrmuar, prej nismës së tij të vitit 2021, për ta pasur si skudë mbrojtëse.
Në aksionin 2 vjeçar e gjysëm, me të gjithë mjetet, që nga dhuna e shantazhi, miklimi e aftësia politike, por edhe kapërcimet makiavelike, Sali Berisha ka një plan që e mban nën mëngë për të ardhmen e partisë së tij.
I ndodhur në moshë të kaluar, me ndëshkimin ndërkombëtar dhe hetimin penal, gjasat janë që doktori, të katapultojë në politikë të bijën e tij Argitën.
Me një plan perfid, me një profil të ulët, po e nxjerr në publik si flamurin politik të tij, duket për ta kandiduar deputete në zgjedhjet e vitit 2025. Ku me të hyrë në grupin parlamentar, Argita, ka të gjitha gjasat më pas të bëhet një lidere primare e partisë së Sali Berishës. Të gjitha daljet e saj në publik, kanë dhënë sinjalet e duhura, që të perceptohet si katapultim i mirëfilltë.
Ndërkaq, nga krahu tjetër, Ilir Meta, i alarmuar gjithashtu si Berisha nga aksioni penal, por edhe rrudhja politike, po ndërmerr një operacion alla Blickrieg, për ta bërë partinë e tij një “çetë politike” me më shumë ushtar, e sa më pak kolonelë, edhe pse dikë e thërret “gjeneral” për t’i bërë qejfin.
Në kohën e një kaosi tek PD e ndarë në dysh, Ilir Meta po sulmon fort për arritur sa më shumë vëmendje, tek ata që e quajnë një “të fortë që e thyen në mes Edi Ramën”, që ka fuqi, bën stërvitje, është simpatik në rrjete, ku dhe ndodhën gjithë ditën ndjekësit fanatikë, në përpjekje të dëshpëruar për të parë një batutë të gëzueshme që do e dërrmojë Edi Ramën.
Ilir Meta nuk ka shkuar asnjëherë te rruga e Shpresës, por “legjendën” e llaston pa fund, pasi nuk i flet atij, por focus grupit që shpreson që të tërheqë pas vetes. Gjatë kësaj kohe, Meta do të tentojë një tandem me Argita Berishën që është jashtë parlamentit si ai, si dhe ka probleme të ngjashme me armikun kryesor që është SPAK.
Duke tentuar sië po bën të kritikojë e delegjitimojë Gaz Bardhin dhe grupin e opozitës në Parlament. Duke larguar Monikën, edhe për arsye të tjera, Meta tenton të krijojë një dyshe të re politike në opozitën e nesërme radikale anti-SPAK që do të shkojë të marrë votat e radikalëve.
Ky duket një plan jo spontan, por i mirëmenduar, e ka shumë gjasa që shumë shpejt në mediat pranë tyre, apo edhe të tjerat, të shohim sondazhe ku Ilir Meta e Argita Berisha(Malltezi) konsiderohen si liderët më të dëshiruar tek militantët e opozitës. Jemi fiks në hapat e parë të ketij plani, i cili mund të shpallet e konfigurohet që këtë verë, kur dhe do të vendoset rruga sesi do të kandidojë opozita Anti-SPAK në zgjedhjet e vitit 2025 në listat për deputetë. Mbajtja dhe aktivizimi i avokatit të Berishës në strukturat e PL-së, nuk është gjë tjetër veëse një sinjal i një sijamezimi politik që merr e çon mesazhe derisa të ndodhë ngjizja.
/TemA