Kur Prokurorinë e Përgjithshme e drejtonte Adriatik Llalla, në Shqipëri erdhi për të dhënë modelin dhe eksperiencën e tij, kryeprokurori kroat i USOK, u tha se Shqipëria do të ndjekë modelin kroat. Bëhet fjalë për Dinko Zvitan, kreun e Njësisë antikorrupsion të vendit ballkanik që tronditi kupolën e pushtetit me arrestimin e njeriut më të fuqishëm të Kroacisë, Ivo Sanader.
Prokurori kroat qëndroi në Shqipëri për pak kohë, i mbështetur financiarisht nga BE, për të trajnuar prokurorët shqiptarë. Por Lalla, të gjithë prokurorët që trajnoi Zvitan, i degdisi, e më pas i ndjeri Bujar Nishani, i largo inga detyra.
Më pas erdhi në Shqipëri, Laura Codruța Kovesi, e cila gjithashtu si homologu kroat, bëri të njëjtën gjë. Bëhet fjalë për kohën kur SPAK ishte një aspiratë, një ide, e për shumë vetë, politikanë të lartë ishte një foshnjë që nuk duhet të lindë.
Por siç ndodhi, me luftën e fortë të Amerikës, që këtu në Tiranë kishte një diplomat si Donald Lu, SPAK jo vetëm u ngjiz, por lindi dhe u rrit avash avash. Sot Prokuroria Speciale antikorrupsion, është një institucion në brezin e dytë. Prokurorët e të cilit, duket nuk i kanë grisur leksionet e gruas rumune që sot drejton Prokurorinë antikorrupsion të Bashkimit Europian.
Po cili është modeli rumun, për të cilin bënë fjalë mediat dje pas takimit me gazetarët të kreut të SPAK, Altin Dumani?
Në Rumani, Kovesi, nuk ndoqi shembullin e kolegut kroat, që me një rrjetë të madhe “kapi peshq e peshkaqenë”.
Kryeprokurorja antikorrupsion e Rumanisë, nuk u përqëndrua te një kokë, por hapi dosje e firmosi fletëarreste pa fund të presidentëve të Republikës në vite, kryeministrave, kryetarëve të parlamentit, e kryetarëve të Bashkisë.
Kovesi mbushi burgjet rumune me elitën politike në pushtet por edhe nga ata që kanë qenë në pushtet. Në fund, nervat e partisë në pushtet ranë, e shkarkuan Kryeprokuroren.
Populli u ngrit në këmbë për të mbrojtur Kovesin, por ishte natyrisht një popull politik, pasi kishte synimin të rrëzojë qeverinë e të vijë në pushtet. Kur forca që ngriti popullin erdhi në pushtet, nuk e risolli Lauran në krye të prokurorisë antikorrupsion.
Nuk kaloi shumë kohë, e njeriu që urdhëroi dhe vendosi këtë akt të fortë, u shpall Non Grata nga SHBA, së bashku me familjen e tij. U kursye gruaja e dytë, e cila nuk u sanksionua. Pas dy- tre vjetësh, kur Ursula Von Der Leyen erdhi në krye të Komisionit Europian, e thirri Laura Kovesin dhe i dha postin më të lartë të ndjekjes penale të BE-së: Kryeprokurore për antikorrupsionin. Nuk kaluan pak muaj, e Laura çoi në burg njeriun më të fuqishëm të Bullgarisë, Bojko Borisov.
Ndërkohë që ndodhin këto, në Shqipëri SPAK është ngirur e po rritet avash avash. Në kancelarinë e tij dynden dosje e denoncime pa fund.
Vjen një kohë që SPAK nis një aksion në shkallë të gjerë alla rumun, duke arrestuar, hetuar e çuar në gjykatë një numër të madh kryebashkiakësh, ministrash, zyrtarësh të lartë, e ish-zyrtarësh të lartë.
Por ndryshe nga kolegja e tij Kovesi, me të cilën kreu i SPAK ka firmosur edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme, këtu nuk ka një nismë nga mazhoranca si në Rumani për të shkarkuar kreun e SPAK.
Madje, ndryshe nga Rumania kur Kovesin e mbronte opozita, këtu ajo e sulmon, madje fort.
Koençidenca është e qartë: Sali Berisha në Tirnë që sulmon SPAK është shpallur Non Grata nga SHBA për korrupsion të qenësishëm së bashku me familjen. Në Rumani, Liviu Dragnea, po ashtu u shpall Non Grata, sapo shkarkoi Kovesin, e në fund u dënua me burg për korrupsion në Rumani.
Ju lutem.mos I lavderoni rumunet. Jane populli me I korruptuar ne evrope dhe nese nuk I mbajme larg,do na mbushin rruget e qyteteve si romet bredhaxhijr.
Përgjigju