Ylli Pata: Sulmet e njerëzve të Berishës ndaj Yuri Kim nxorrën axhendën reale të 'Shtëpisë së Lirisë'!

21 Shkurt 2022, 19:34| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 19:36

  • Share

Nuk ka qenë ndonjë risi politike qëndrimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, në lidhje me personat non grata.

Ajo që ambasadorja shtroi në një postim në faqen e saj në twitter, është thjesht e qartë, ajo që kanë thënë të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, prej kur ka nisur zbatimi në Shqipëri i të famshmit ligj 7031 për politikanët mbi të cilat rëndojnë akuzat për “korrupsion të rëndësishëm”.

Qoftë i dërguari special i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, por edhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë thirrje që njerëzit nuk duhet të përkrahin personat e ndëshkuar non grata, pasi mbi ta rëndojnë akuza të forta për korrupsion.

Tekstualisht, këtë e tha edhe ambasadorja Yuri Kim sot në mëngjes:  “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?

Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”.

E në fakt këto pyetje, janë krejt normale, krejt të logjikshme, që në fakt janë edhe pyetjet që vijnë nga opinion public. E vërtetë, si mund të mbështetet një kandidat që përfaqëson personat e shpallur Non Grata?

E para, se mbi të rëndon një akuzë e rëndë, dhe e dyta, ky është një logjikë politike që kërkon të bjerë ndesh me një vendim të ardhur nga një institucion super i besueshëm e prestigjoz si qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tjetra, dhe që është mjaft e rëndësishme, në mesazhin e saj, ambasadorja amerikane nuk ka përmendur fare Sali Berishën. Ajo ka folur për personat e shpallur Non Grata në Shqipëri, e që janë katër. Tre nga të cilët, ka akuza të ndryshme, si nga PD-ja e Lulzim Bashës, por edhe nga media të ndryshme, se janë aktivë në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Në këtë atmosferë, një mesazh i SHBA është thjesht logjik, për të kujtuar të gjithë ambjentin politik apo “Aleancën e non gratave”, se logjika dhe objektivi i tyre nuk ka sens.

Ndaj ambasadorja Kim ka shtruar tre pyetje: nëse fitoni, a keni detyrim ndaj Non Gratave? Çfarë duhet tëp resin shqiptarët nga ky aktivitet politik, si dhe çfarë duhet të presë qeveria e SHBA, e cila është jo thjesht partneri më i rëndësishëm i shqiptarëve, por është angazhuar në aksionin ndaj pandëshkueshmërisë.

E po ta shikosh hollë, ndoshta “Agua” siç thotë Vani i “Pallatit 176”: “nuk e ka pasur me ne ai” . Pra, ambasadorja ndoshta se ka pasur për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” që duket se nuk kanë “Sy për Qabe” për të fituar, por thjesht për t’i prishur punë PD-së së Lulzim Bashës. E këtu ka mjaft hapësirë për të diskutuar mbi këtë mesazh, që duket disa dimensional dhe me mjaft nëntekst që duhet “deshifruar”.

Megjithatë, si Berisha, por edhe njerëzit e tij mediatikë kanë kërcyer me vrap duke sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë.

Kulmi erdhi nga Ylli Manjani, i cili i kërkoi qeverisë shqiptare të shpallë Non Grata ambasadoren e SHBA. Pse?! Pse i djeg Manjanit një deklaratë, e cila ka të bëjë me një vendim Sovran që SHBA ka ndërmarrë, jo vetëm për zyrtarë shqiptarë, por qindra të tillë nga e gjithë bota?

Sikur Berisha dhe njerëzit e tij të mos kishin folur, kjo deklaratë mund të diskutohet në një diapazon edhe më të gjerë, ku sipas gjasave del qartë se Yuri Kim nuk e ka pasur fare me Berishën.

Në fakt, i gjithë ky yrysh që do të marrë dalldi në emisionet e darkës, nga “bullistët alla klasa e 6 e 8-vjeçares së dikurshme”, ka një kontekst dhe objektiv tjetër, krejt tjetër.

Ngaqë axhenda reale e Sali Berishës dhe “shtëpisë së Lirisë” nuk është fare as bashkitë, e as lufta ndaj Edi Ramës, apo “konservatorizmi”, por thjesht “axhenda politike antiamerikane”.

Kjo axhendë, do të jetë sipas të gjitha gjasave “ylli polar” i këtij segmenti politik, i cili më 6 mars kërkon të vendosë “flamurin e parë” në një tokë që duan ta zënë, në hartën elektorale të vendit.

Ky grupim kërkon ta mbjellë farëm e antiamerikanizmit, si një atu politike, ndaj po kryen eksperimentin e gjetjes së kësaj axhende në elektoratin shqiptar. Kjo në fakt, është gjë normale për ata parti që dalin hapur duke shprehur atë që mendojnë e dëshirojnë. Parti antiamerikane ka edhe në vendet e BE-së, madje edhe vende të mëdha si Gjermania, Franca, Italia, Spanja etj.

Një artikull i Corriere della Sera-s i kohëve të fundit, theksonte madje se partitë e ekstremit të djathta janë kthyer në formacione antiamerikane prej vitesh. E sipas të përgjithshmes italiane, të gjitha këto formacione politike antiamerikane të së djathtës europiane, për shumë vite janë financuar nga Moska. E ky pastaj është një diskutim tjetër…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vilson: 22/02/2022 09:42

    ik e merru me pata, rosa e pula mor djal se nuk eshte analiza gazetareske per ty. edhe pse i sponsorizuar sdi te qepesh 2 fjali e 2 mendime

    Përgjigju
  • beni: 21/02/2022 20:06

    ti nuk je ylli pata por ulli palla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?