Enkelejd Alibeaj

Ylli Pata: Sulmi i mediave të Berishës ndaj Alibeajt, pas bllokimit të 'zgjedhjeve' në degët e PD-së

12 Prill 2022, 17:25| Përditesimi: 12 Prill 2022, 17:32

  • Share

Mediat pranë Sali Berishës kanë shpërndarë lajme fantazmagorike, sipas të cilave, Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së, ka pastruar në Paraguaj paratë e Lulzim Bashës.

Këto lajme që i referohen vetëm një postimi  në twitter të një personi që cilësohet gazetar, bëhen pikërisht pas një takimi që Enkelejt Alibeaj, ka zhvilluar me krerët e degëve të PD-së, për të bllokuar të ashtuquajturin process zgjedhor që Komisioni i Rithemelimit po kryen në bazën e PD-së.

Takimi i Alibeajt me kryetarët e degëve u bë e ditur nga kryetari i PD-së për Shkodrën, Xhevdet Amuli, në një prononcim për televizionin Shkodra TV1 Channell.

Amuli thekson se “zgjedhjet e provokuara në mënyrë të njëanshme janë shqetësuese, pasi nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve. Ne i bëjmë thirrje që ky process të ndalohet e të bëhet sipas statutit të PD. Unë nuk jam me kultin e individit por me siglën e PD, zoti Lulzim Basha ka bërë një hap pas për të ndihmuar bashkimin. Më pas kanë kërkuar që edhe zoti Berisha të bëjë një hap pas”.

Në lidhje me Kuvendin e 30 prillit, Amuli ka deklaruar se dega e PD-së së Shkodrës nuk do të marrë pjesë në atë process dhe do ta kontestojmë me të gjitha mjetet demokratike.

“Nuk kam arsye të marr pjesë në atë takim. Nuk do të dyshoroja që sërish të përfundojmë në gjykatë. Ne e dimë si është fituar Shkodra, e pas analizës do të tregojmë realisht çfarë ndodhi, pavarësisht se fituesi nuk gjykohet.

Rezultatet në 5 bashkitë e tjera, na kanë sjellë në humbje krahasuar me PS-në. Të gjithë demokratët duhet të lënë ndasitë e bashkohen”, deklaroi kreu i PD-së së SHkodrës Xhevdet Amuli.

I cili shton se në takimin me Alibeajn, kanë marrë pjesë dy deputetët e Shkodrës që më 2 prill shtrënguan duart me Sali Berishën. Përkatësisht Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi.

E pikërisht pas këtij takimi të Enkelejd Alibeajt me krerët e degëve, procesi që nisën njerëzit e Berishës për zgjedhjet në bazë sikur u stopua.

Qëllimi ishte që të zgjedhin automatikisht anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke ndryshuar raportet e forcave e të numrave në favor të Sali Berishës.

Manovër, që tregon se “Kuvendi” i 11 dhjetorit nuk u mblodh me anëtarë por me tubues. Ndaj çështja është ende në gjykatë dhe pritet vendimi i Apelit.

Sulmi ndaj Enkelejd Alibeajt se ka pastruar paratë e Bashës në Paraguaj, përveçse një fabulë klasike e “koleksionit berishian”, duket se është presion i pastër ndaj gjyqtarit që ka në dorë çështjen e PD-së./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?