Kryeministri Edi Rama dhe kandidati për Shkodrën, Benet Beci

Ylli Pata: Të panjohurat e garës së Shkodrës

1 Maj 2023, 19:01| Përditesimi: 1 Maj 2023, 19:06

  • Share

Në përballjen e 14 majit, ka një zhvillim më ndryshe nga të tjerat, që po del e do të dalë edhe në këto dy javët e fundit më shumë në pah.

Është gara për bashkinë e Shkodrës, e cila duhet thënë se deri tani, e gjasat janë edhe më tej, nuk po merr trajtat e një beteje, e një përplasje të fortë apo egër politike.

E kjo, natyrisht vjen nga natyra e fushatës që ka zgjedhur të bëjë Benet Beci, kontekstit që ai ka gjetur e po vendos në Shkodër për herë të parë, por duhet thënë edhe nga natyra e kandidatit përballë tij, kryebashkiakut Bardh Spahia, i cili është gjithashtu një qytetar me një traditë familjare të tillë, e që gjatë veprimtarisë së tij politike, nuk e ka të veten egërsinë politike.

Megjithatë, ky mjedis politik shikohet qartë në territorin e bashkisë, por edhe në opinionin publik e rrjete sociale ku po diskutohet, propagandohet e diskutohet për Shkodrën.

Ajo që nuk është diskutuar asnjëherë për këtë zonë të rëndësishme në aspektin politik, është marrja e Shkodrës si klishe, si shabllon politik, pa parë brenda saj nuancat, por edhe zhvillimet që sado është tentuar të bllokohen, e ndalohen, ato janë aty dhe kanë dalë zgjedhje pas zgjedhje.

Pasi realiteti politik në Shkodër, ka treguar herë pas here, që nuk është ai që vjen në situata të polarizuara politike, ku debate nuk ka vlerë, e në lojë hyjnë të fortit e palëve. Shkodra, është vërtetuar se ka brenda saj një elektorat goxha të rëndësishëm gri, e që i përket qytetit, e cila në disa zgjedhje ka përmbysur edhe ekuilibrin tashmë tradicional të bastionit të Partisë Demokratike.

Ndërkaq, një element i rëndësishëm, është elektorati socialist, i cili si pasojë e frustrimit për të pasur një alternativë konkurruese që të bëhet factor, është bërë pre e gjuetisë për tu marrë nga forca të tjera politike apo faktorë lokalë, siç kanë dalë ndër vite në Shkodër.

Në kohën më të rëndë politikisht për Partinë Socialiste, apo në nivel vendi, PS ka arritur të marrë në zonën e Shkodrës, bashkinë e Koplikut në Malësinë e Madhe, komunën e Anës së Malit, zonë që ndodhet pranë kufirit me Malin e Zi, dhe komunën e Velipojës. Të cilat i ka pasur edhe në vijim. Ndërkaq, gjendja e nderë politike e mungesa e një lidershipi të fortë e cilësor, ka bërë që elektorati socialist i Shkodrës, të mos jetë pjesëmarrës e të rrijë mënjanë. 

Motivimi më i madh i këtij elektorati është në zgjedhjet e vitit 2015, kur PS kishte një kandidate të re, e mjaft cilësore, si sipërmarrësja Keti Bazhdari. E cila ka marrë rezultatin më të mirë historik për PS-në në Shkodër: 28 mijë e 215 vota. Megjithatë edhe në këto votime, pati një mobilizim nga palët “ndërluftuese”, pra PS e PD, por sipas të dhënave që erdhën nga sondazhe të ndryshme, një pjesë e mirë e elektoratit gri, sërish qëndroi anash zgjedhjeve. Pjesëmarrja zyrtare në këto zgjedhje ishte 45%.

Ndërkaq, në Shkodër ka ekzistuar ndër vite një system i fortë manipilimi të zgjedhjeve nëpërmjet forcës e shantazhit. Grupet kriminale të qytetit, para zgjedhjeve mësynin në familjet që e dinin që nuk votojnë për PD-në e kërcënonin ata nëse do të votonin. Pikërisht kjo atmosferë kërcënimi dhe e rëndë ku bandat dilnin në fushë ditët e zgjedhjeve ka tutlatur ndër vite atë që quhet elektorat gri.

Rasti më tipik i ndikimit të fuqishëm të pjesës gri të elektoratit në Shkodër janë zgjedhjet vendore të 20 tetorit të vitit 1996. Në atë kohë nuk votohej si sot me një turn, por dilnin në balotazh dy kandidatët që kanë marrë në raundin e parë numrin më të madh të votave.

Kështu, në vitin 1996, kur PD ishte në kulmin e pushtetit si shkak i manipulimit të zgjehdjeve parlamentare të 26 majit, në raundin e parë të zgjedhjeve në Shkodër, doli një numër i vogël zgjedhjësish. E sipas statistikave të atij viti, numri i atyre që nuk morën pjesë ishte numri më i madh i të gjithë votave që kishin marrë tre kandidatët në garë: Artur Luka i PD, Sadetin Stankaj i PS dhe Bahri Boriçi i të Djathtës së Bashkueme Shkodrane. 

Në fund, ndoshta edhe për “humbje përqëndrimi” nga PD, kandidati i saj nuk fiton 50%, por del në balotazh me kandidatin e së djathtës Bahri Boriçi, i cili doli i dyti. Kandidati i PS-së, Sadetin Stankaj, mori rreth 27% të votave. Ndërkaq në raundin e dytë, pati një dyndje masive të votuesve në zgjedhje, që ndryshoi totalisht panoramën, duke bërë që për herë të parë të humbë Partia Demokratike në bastionin e saj.

Por edhe ndër vitet e më pasme realiteti politik lokal ka qenë goxha i diversifikuar, e që e jep qartë edhe Eduard Zaloshnja, në një analizë të publikuar dje në lidhje me historikun politik të Shkodrës.

Zaloshnja shkruan se “Në dekadën e fundit, PSD dhe LSI kanë marrë në territorin aktual të Bashkisë Shkodër mesatarisht 14% dhe 12% të votave. Ndërsa PS ka marrë mesatarisht 25% të votave në territorin e kësaj bashkie (jo të qarkut)”.

Aktorët që kanë grumbulluar votat e LSI-së dhe të PSD-së në Shkodër, përkatësisht Agron Çela, sot janë në krahun e kandidatit socialist. Nëse bën vetëm mbledhjen arithmetike të këtyre të dhënave del një rezultat pozitiv për Benet Becin. Më 6 mars të vitit të shkuar, edhe pse Bardh Spahia fitoi përballë kandidates së PS-së që është prefektja aktuale, në zgjedhje morën pjesë vetëm 47 mijë votues, nga 69 mijë që kishin marrë pjesë më 25 prill të vitit 2021.

Ndërkaq, duket se kandidati i PS-së, Benet Beci, i cili natyrisht i di këto të dhëna e kontekst politik atje, po e përqëndron natyrën e fushatës thjesht tek përmbajtja dhe një diskutim i nivelit të lartë të alternativave kryesisht ekonomike dhe zhvillimore të qytetit. Një synim, që përveç të tjerave synon të rikthehjë atë që quhet elektorat gri, e që shihet qartë në takimet kapilare që Beci po zhvillon në familje të njohura Shkodrane, që i kanë qëndruar larg politikës, si pasojë e nivelit konfliktual dhe debatit të egër mes palëve.

Ndaj me të drejtë Zaloshnja e quan një garë interesante, e sipas të gjitha gjasave do të jetë e tillë, që do të synojë përmbajtjen, pra nivelin e punëve që janë kryer e do të kryhen në Shkodër. E pikërisht, kjo natyrë fushate, e ka kompleksuar mjaft edhe palën kundërshtare të Benet Becit, pra Bardh Spahinë. i cili, dje kur hapi si asnjëherë tjetër 1 muaj më herët sezonin turistik në Velipojë, kërkoi nga ata pak pastrues që ka në terren të drenazhonin rërën e pastronin mbeturinat në pjesën ku do të mbahej aktiviteti e do të xhironin kamerat. 

Por kjo kërciti me pjesën tjetër, e cila ishte siç thotë Edi Rama thuajse përditë në tubimet e PS-së: plot me mbeturina. Kjo u pikas nga qytetarë e aktivistë të PS-së që nuk vonuan të nxirrnin në pah këtë contrast kërcitës, i cili duket se do të jetë debate kryesor në Shkodër. Që po vijoi kështu, do të rrisë në një nivel më të lartë politikën në vend. Por duhet pritur edhe Berisha me Metën që hapin fushatën nesër në Pallatin e Sportit…/TemA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kavajsi: 02/05/2023 11:13

    Vetem po qe se ky Beci do veproje si Rroshi i Kavajes qe shperndante gjela deti per shtresat e varfera mund te fitoje ndoshta ne shkoder Rama (jo PS) se ndryshe nuk mundet megjithe fushaten e poshter qe po ben duke i premtuar "mireqenie" ne rast se fiton Beci ! Kjo tregon se ne ç'padrejtesi punon Rama ku investon vetem ne zonat e influences se tij a thua nuk eshte kryebashkiak i gjithe Shqiperise si edhe shprehet (pertej te majtes )

    Përgjigju
  • alfred: 01/05/2023 22:05

    O njerëz ,mos humbni rastin më të favorshëm në gjithë historinë e zgjedhjeve për të votuar Benet Becin, shikoni programin që paraqet ,nivelin e lartë të inteligjencës të këtij burri të mirëshkolluar e me një bazë eksperience shumë vjeçare në programet e zhvillimit të vendit,thjeshtësia dhe maturia e tij bën që Beneti të jetë në krye të bashkisë me një staf punëtor ,për të realizuar detyrimet e domosdoshme që ka Shkodra.Kush jeton në Shkodër e di fare mirë çdo të thotë të jetosh midis një pislleku të pashembullt, ku ata pak turist ose vendas e pinë një kafe apo ndonjë birrë pranë qejve të hardallosur e të shtrirë në mes të rrugës ,pranë koshave të tejmbushur e të thyer disa , me letra të hedhura andej ketej e me disa lypsa që ulen së bashku me fëmijët e tyre vend e pa vend për të lypur dhe çfarë është edhe më kulminante në sheshet dhe pedonalet që ndalohet në mënyrë kategorike qarkullimi dhe parkimi i mjeteve dhe i makinave, xhiruesit e gomave bllokojnë në mënyrë të paskrupullt qarkullimin e lirë të njerzve në këto drejtime duke qënë shumë herë edhe në sy të policisë.Qytetarët dhe njerëzit kërkojnë që nga bashkia nën drejtimin e Benet Becit zotimet e fushatës të vihen në jetë. SUKSESE BENET BECIT.

    Përgjigju
  • Ledi: 01/05/2023 20:47

    Beci dhe mund te fitoje Pasig po Ben fushate te were she shume te modeuar.Mundet shkodranet ta venue price Becin si njeri I punes she I suksesit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?