21 janari dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Tortura kolektive për makthet e Berishës

23 Janar 2023, 18:15
  • Share

Kërkojnë SHBA dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian në 2014 që Shqipëria të reformojë rrënjësisht drejtësinë e saj; gjykatat e prokurorinë, Berisha nuk e pranon.

Kërkojnë SHBA e BE(nëpërmjet Euralius dhe Obdat) që të krijohet një trupë monitoruese e përbashkët amerikano-europiane, e të bëjë vetting; Berisha xhindoset.

Ngre pluhur lart e poshtë duke nxjerrë të poshtër ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, “lavire bulevardi” ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, drogaxhije shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Miratohet reforma në drejtësi, dhe stresi i Berishës(natyrisht edhe Ilir Metës) shkon në kulm dhe nis beteja për të ndaluar instalimin e saj. E kështu nis parodia e stisjes së kundërshtimit të Venecias, ku në fakt nuk ekziston, po loja është për tu vonuar procesi.

E, pas kësaj të gjithë panelet nisin e tjerrin këtë lesh pa folur fare për atë ç’ka sjell reforma. SHBA e BE kërkojnë të largojnë Adriatik Llallën, Berisha e nxjerr të thotë se kanë kërkuar arrestimin e tij e të Ilir Metës.

Shpall qeveria e SHBA Sali Berishën “Non grata” për “korrupsion të qenësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”- sulmohet e gjithë piramida politike e shtetit më të fuqishëm të botës.

Shpall qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “Non Grata” Sali Berishën për lidhje dhe mbështetje të krimit të organizuar, i vërvitet ambasadorit si i korruptuar.

Flet ambasadorja Yuri Kim, nuk le fjalë pa sharë për të së bashku me suitën e tij të gjerë mediatiko-politike.

Sa herë hapen hetimet për Gërdecin apo jemi më 15 mars, mjedisi publik në Tiranë intoksikohet nga problemet psikologjike të doktorit. E njëjta gjë më 21 janar, e njëjta gjë kur prokuroria thotë se ka hapur hetimet. Stres, fakte fake- paralele, kur njerëzit sytë i kanë në ballë dhe e dinë ç’kanë ndodhur.

Po pse një shoqëri duhet të vuajë makthet makbethiane të një pushtetari që ka pasur gjithçka në dorë dhe iku pa lavdi? Pasi në të vërtetë njerëzit, kanë probleme plot dhe shtohen normalisht me kalimin e kohës, por kush nuk i përfaqëson, kush nuk i kanalizon, por merren me psikikën e një profili që mirë është ta marrë në dorë Ylli Pango. Ministri që e largoi për 5 minuta në 2009. Ose siç thuhet në psikanalizën moderne që për të larguar traumën, e bërë terapinë, duhet të shkruash me laps e letër të gjitha shqetësimet e t’i lexosh me zë të lartë para pasqyrës.

Sepse nuk ka logjikë që të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të botës, presidentë, Kryeministra, ministra, ambasadorë, analistë, gazetarë e çfarë mos, të kenë një inat me individin Sali Berisha, i cili në fund të fundit ka plotësuar të gjithë qerthullin politik që nuk e ka parë as në ëndërr jo vetëm Churchill-i e De Gaule, po as Stalini vetë, i cili ka qëndruar në pushtet vetëm 27 vjet.

Si ka mundësi që e gjithë bota e ka gabim, e vetëm Sali Berisha ka të drejtë? Këtu ka natyrisht mjaft të dhëna, pikëpyetje, apo edhe fakte që media, në mënyrë gjakftohtë duhet t’i analizojë dhe thurë, por vetëm kaq. Nuk mundet që i gjithë opinioni publik të shërbejë si kolltuk psikologu për pagjumësinë, makthet apo problemet e subkoshiencës. Këto i zgjidh vetë i zoti punës, ose maksimumi rrethi i afërt familjar e shoqëror. Pa i hyrë në hise pjesës tjetër.

Në çdo vend normal të botës, një njeri aktiv në politikë, nëse i vërvitet opinion kundër për fakte apo ngjarje, ka thjesht një përgjigje: të lëmë të flasë drejtësia apo historianët. Unë jam i qetë. Dhe të gjithë në darkë flenë, kush ka problem me gjumin, ka mjaft alternative…

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 23/01/2023 18:37

    Po,po,te gjithe e kane me sali berishen sepse eshte nje plehe burre,zemerqymyr e keqberes,tradhetar i trevave ku lindi dhe u hardallos,ne rini e ne pleqeri,me 1000 fetyra,i babezitur si fshataret e balzakut,njeriu me i ndyre qe ndonje popull te kete zgjedhur per drejtim. Vetem ne shqiperi ndodhi dhe ta gezoni. Kur te ngordhe,edhe dheu ska per ta trete se i vjen neveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?