Për letrën e Presidentit Trump dërguar kryeministrit Rama ka reaguar ambasadorja Yuri Kim. Ajo shkruan se ishte Kim që ja ka dërguar letrën kryeministrit. Gjithashtu ajo ka përmendur dhe njëherë marrëveshjet ndërkombëtare që ka mbështetur Shqipëria.
"Unë pata nderin t'ia dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidenti Donald Trump duke falënderuar udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës, dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës si dhe Marrëveshjen e Abrahamit" - shkruan Kim.
Lajmi kryesor:
Trump letër Ramës: Të nënshkruajmë memorandumin për sigurinë e rrjetit 5G! Kryeministri: Jemi në rrugën e duhur
E.M./ReportTv.al