TIRANË- Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, nuk mendojnë kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si 'kryetari në detyrë i PD', duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
Në një postim në Twitter vetëm pak minuta pas takimit, diplomatja amerikane ka deklaruar se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të shohin para.
“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim pas takimit.
Ky është qëndrimi dhe deklarata e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Berisha mundi Bashën në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit si dhe vendimit të Gjykatës për të njohur ndryshimet e bëra nga Sali Berisha në statutin e PD-së në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Menjëherë pas deklaratës së Yuri Kim ka ardhur edhe reagimi nga Komisioni i Rithemelimit. Përmes një postimi, Edi Paloka e ka cilësuar si të “turpshme” etiketimin që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i bëri Enkelejd Alibeajt, të cilin e njohu si kryetar në detyrë të PD. Paloka shkruan në rrjete sociale se sipas tij Kim është angazhuar në vetë të parë për përçarjen e opozitës shqiptare, duke ndërmarrë një akt të fundit po me të njëjtin qëllim sipas tij. Paloka thekson se Ambasadorja Kim nuk respekton Konventën e Vjenës duke mos njohur vendimet e gjykatave shqiptare.
Kujtojmë se dje, 3 ditë pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që me një vendim të datës 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, Enkelejd Alibeaj firmosi ankimimin e vendimit për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkoi prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.
Megjithatë, pavarësisht se Alibeaj e kishte paralajmëruar ankimimin, Komisioni i Rithemelimit nuk ka pritur vendimin final të Apelit, pasi sipas juristëve të tyre, tyre regjistrimi i Statutit nuk mund të ankimohet, por hyn menjëherë në fuqi. Për këtë arsye, menjëherë pas vendimit të Zhukrit, Komisioni i Rithemelimit u zhvendos në selinë blu, duke nisur ndryshimin e saj, që prej ambienteve të brendshme, e deri te zëvendësimi i logos në godinën e jashtme.
Gjyqtari Agron Zhukri, në konflikt interesi regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e Thirrur prej Sali Berishës, në të cilin delegatët vendosën edhe shkarkimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD, por edhe organeve drejtuese të Partisë.
Takimin e Yuri Kim me Enkelejd Alibeaj, që e njeh si kryetar të Komanduar të PD-së, për Komisionin e Rithemelimit, është injorim i vendimit të Gjykatës dhe vullnetit të qytetarëve. Ato thekson se me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, tashmë PD-ja drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, dhe ky takim i ambasadores me Alibeajn e shkarkuar, sipas tyre është në shërbim të Edi Ramës për të dobësuar dhe mbajtur peng opozitën.
"Pas një heshtje të zgjatur e të kuptueshme nga zgjedhjet e 6 Marsit, ambasadorja Yuri Kim injoroi themelin e demokracisë së shtetit të saj “Ëe, the People”.
Yuri Kim hyri sot në Kuvendin e Shqipërisë për një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me anë të një deklarate e shpalli atë në mënyrë qesharake dhe absurde si kryetar të Partisë Demokratike.Yuri Kim sot, sikurse dhe herë të tjera, nuk bëri asgjë më pak përveçëse shkeli në mënyrë të përsëritur Konventën e Vienës si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, që i riktheu selinë, logon dhe vulën Komisionit të Rithemelimit- organit kolegjal të vetëm udhëheqës aktual të Partisë Demokratike. Ajo gjithashtu, injoroi edhe votën e zgjedhësve të shprehur qartë më 6 mars.
Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët.
Per fat te mirë, shqiptaret e kanë kuptuar se vlerat e verteta të SHBA nuk janë arroganca, diversioni apo diktati, por vota e lirë dhe demokracia. Këtë e kuptoi edhe ish kryetari që u largua dhe do ta kuptojë cilido që mendon të uzurpojë opozitën kundër vullnetit të shumicës", thuhet në njoftim.
Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës reagon ashpër ndaj Yuri Kim e cila deklaroi sot pas një takimi me Enkelejd Alibeajn se e njeh atë si kryetar në detyrë në PD. Përmes një postimi në Facebook të Edi Paloka thotë se kjo deklarata është turp.
“Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbështetje të qeverise me te korruptuar ne rajon ( siç e cilëson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh është angazhuar ne vete te pare ne përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarre një akt te fundit , gjithnjë ne shërbim te te njëjtit qellim. Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithe kohen për drejtësinë. Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare”, ka shkruar Paloka.
Djali i tha babit..Kapa një hajdut.Bjere në shpi i tha babi.Nuk vjen i tha djali.Lëshoje i tha babe.Nuk më lëshon tanimë i tha djali. -Kjo do të thotë se hajdutët militant të Sb tashmë nuk i lëshon S.Berisha pasi u ka dhënë një lugë çorbë të helmuar që do e vjellin gjithë jetën.Por dhe Ata nuk shkëputen dot prej tij nga frika e eliminimit nga Ai. Populli nuk i harron kurrë vrasjen e A.Hajdarit,Remzi Hoxhës,S.Olldashit,Xhevat Hagës,Arben Brocit me 4 shok,4 Djemve të Haklajve,etj. Banda që i shkon pasë janë vazhdim i 100 terroristëve XhupeBlu të Azem Hajdarit që hidhte në erë shtyllat e tensionit të lartë sidomos në zonën e Kurbinit-Mamurrazit-Laçit-mbi Shkodrës..Këtë banda sot drejtohen nga 4,4,5 Tropojan të tjerë.Niëri prej tyre ka pasaportë për,Kolumbi,Beograd,Greqi,Rusi,Amerikë..kudo ku e detyron Sb. Militantët e Sb që i shkojnë pasë shumica janë bisedimet,Vrasës me pagesë,Të papunë që paguhen nga Sb me parat e firmave rentiere. Ku i gojën parat Sb për foltoret në Shqipëri,Amerikë,Greqi, etj.Si janë ndërtuarë vilat në Lalëz,Golem,Longahill,Kurorën e Tiranës.Si janë blerë makinat e shtrenjta..! -Ai ishte Lazarati i ligjëruar nga Sb dhe vaditej nga L.Basha dhe që Droga ishte mbjellë në mbar vëndin por nuk ndihej kush..edhe PS pasi indinjate populli varfër..!! -Si ka mundësi që avioni Riformatos Italian pa zbritur në Pirto Romana..Sb deklaroi në kuvënd se Avionët po ngarkojnë Drogë..!!??
PërgjigjuDuket qe te Rithemelimi jane mbledhur njerez qe shtremberimin e fakteve e kane pasion dhe te vetmen menyre per te marre pike te militantet.Se pari,njohja e gr.te Rithemelimit u be nga gjyqtari /Zdrukthi/ i plepave me 6 muaj kurs sa nje klase per mekanik te rendomte.Se dyti,/Zdrukthi/ ishte ne konflikt interesi dhe vendimi ishte i dyshimte per shkak te afrise familjare qe kishte ai me PD dhe Berishen dhe takimit te shume perfolur para vendimmarrjes.Se treti,vendimi nuk ka mbaruar akoma rrugetimin e tij neper shkallet e ndryshme te drejtesise drejt berjes se formes se prere.Se katerti,Z.Paloka,pellciti syte dhe lexo sakte cfare ka shkruar ambasadorja dhe mos i shtrembero fjalet sipas oreksit te beut tend:Ambasadorja shkruan://... ACTIN CHAIR & FLOOR LEADER ENKELEJD ALIBEAJ....//.E ke idene c'do te thone ato fjale? Ne se nuk e di, po t'a shpjegojme:/Actin chair/-d.m.th.personi qe eshte vendosur perkohesisht ne vend te kryetarit,deri sa te zgjidhet kryetari i vertete me vote./Floor leader/=kryetari i grupit parlamentar te PD ne rastin konkret.Ne asnje vend ne postimin e saj,ambasadorja nuk e cileson E.A.si kryetar te PD,por vetem si te komanduar.Kurse beu jot ka qejf te veteshpallet kryetar ende pa u bere zgjedhjet.
PërgjigjuRITHEMELIMI=XHEP FALLCO..=OSE GOLF FALLCO,,,OSE XHAKETE E KTHYER MBRAPSH, ,,POPULLI NUK I HA ME RRENAT ME THEMELIM E RITHEMELIM...PD ESHTE NJE NEVOJTORE PUBLIKE. ...PTU.PTU.PTU....
PërgjigjuPo ik mer plere bashke me kurvat qe ishit me bashen se ju e cut ketu PD
PërgjigjuBerishen se ndal dot as Kim dhe as Amerika prandaj duhet arrestuar dhe derguar ne Hage per krimet ndaj popullit te vet
PërgjigjuPra pas deshtimit spektakolar operacionit me agjentin Basha, faza e dyte vazhdon me te infiltruarin Alibeaj! Dhe idiotet pas kesaj pune e paskan vendosur qe ne vend te pranojne deshtimin, te avancojne duke degjeneruar opoziten ne Shqiperi. Kujt ja merrte me dja!
Përgjigjuinjoranca amerikane doli ne pah me covid-19. Zanja Kim Kardashjan jemi ne 2022 jo ne 1913 dhe jo ne 1933. Te pershendes Injorancen tende.
PërgjigjuOse BE eshte kapur Nga US-ja ! Gje që nuk e mendoj ose kemi harruar që shqipëria po kerkon te integrohet ne EU (Bashkim Europian) jo ne US(bashkim Amerikan) pra shqipëria ka aplikuar per BE dhe përderisa PD nuk eshte “non grata” NGA BE Atëherë lind pyetja a duhet ta nderpresim BE dhe të kerkojme aplikim kandidat Për shtetin e 53 US? Me pak fjale duhet që USA ose të loboje që shqipëria te futet në BE ose të mendohet (provat de facto) për partine në fjale dhe nese keto individ jane non grada Tu jepet prova sepse shqipëtarët sot jane non grata në Rusi dhe Rusia nuk kerkonte viza për Shqiptarët , kur do I heq vizat USA !? Për mua partite në shqiperi jane 99% non grada te gjitha Sepse nuk kane ndryshuar krytaret që prej 2000! Disa parti që fusin koken here Ketu here atje dhe kryetari ka mbet po i njejti (flas per keto partite e vogla fare me 1/2 apo 1 deputet që eshte dhe kryetar), gjithsesi populli shqiptar e ka Kuptuar me mirë m** sesa i vogël ! Jemi popull i vogël dhe nuk kemi dhëmbë, vetëm kohen e momunizmit tregonim dhembet por I kishim të prishur! Duhet të kemi një gje të qarte , Rama i mund të gjithë të paricikluarit që nga Basha Alibej Meta Berisha etj , vetëm një force e re politike e pakapur por e filtruar (pra me figura pro perendimore dhe të aftë ) mund ta rrezoje Ramen nga fakti që futet në loje elektorati gri! Rama do largohet si Merkel do thote Jam merzitur me kete pushtet 4 Mandate dhe do nisin qeverite me 3 nga 5 ose 2 nga 5 Pra me 3 parti fituese nga 5 dhe kur ti teket BE-EU jua rrezon qeverine cdo dite ! Nese Basha ben parti fus bast as 1-2 deputet nuk I nxjerr ! Çfarë ka rendesi ? Rendesi ka të kuptosh që të vish ne pushtet duhet të certifikohesh në Washington pastaj populli eshte vetëm shifer ! Një numer me shume një me pak nuk e ndalon ate që ka nis projekti I riciklimit! Ja do ta shikojme uroj që Broja të shkoje Tek Milan !
PërgjigjuMe kete veprim Juri Kim ka shperbere te gjithe investimin e ShBA-ve per vendosjen e "Rule of law" ne Shqiperi. Gjykata kur flet, vendimi respektohet. Kush ka ankesa le te shkoje ne te gjitha shkallet e drejtesise por vendimi eshte i aplikueshem menjehere. Aktualisht ka vetem nje vendim gjykate dhe ai ka regjistruar ndryshimet statutore nga Grupi i Rithemelimit, kesisoj ky vendim duhet respektuar nga te gjithe. Juri Kim rrezikon te shpallet non grata ne Shqiperi per mos respektim te institucioneve shqiptare. Nuk eshte keshtu qe frenohet Berisha. Ajo mund te jape fonde per levizje te tjera politike nepermjet shoqatave te huaja, por nuk mund te diktoje se cfare duhet te vendose apeli apo se a eshte apo jo i drejte vedimi i gjykates.
PërgjigjuCa Rule of law ka ne amerike ku gjykata supreme anetaret zgjidhen nga politika ne pushtet edhe kane mandat deri ne vdekjen e tyre. Kjo eshte rule of politics
O idiot thapathuq, vendimin e formës së prerë e jep gjykata apelit. Jo ajo e shkallës së parë që dihet si është dhënë. Po pak rëndësi ka, deri në një vendimmarrje në apel, nuk ka asnjë vlerë ligjore ai vendim. Si nuk i vjen turp dhe del publikisht të thotë vendimin e gjykatave shqiptare
PërgjigjuPer cilen gjykate flet ky ? per nje gjykate me 1 gjyqtar te shklalles pare qe e keni korruptuar ju? Me ate mbrresh ti i? Ai vendim nuk eshte i formes prere dhe Prit apelin e pastaj bej thuq thuq.
PërgjigjuTakimi Ambasadores Kim me Alibegun tregon se PD e L.Bashës do të njihetn nga SHBA dhe Foltorja e siliut përfundon në koshin e plehrave të sharrë,ku Sb dhe të vdekurit bashkohen. Nuk bëhet shaka me DASH siç bën Sb me SPAK i tredhur nga Sb që në 92.Sb duhej në burg që në 20 maj 2021 për korrupsion madhor,Minim të demokracisë dhe shpërfillës i drejtësi..Ata që shkojnë pas Sb do përfundojnë non grata si Sb dhe në burg.Ndryshe nuk rregullohet ky vënd..!
Përgjigju