Kryesia e PS

Zaloshnja: 47 deputetë përcaktohen nga kryesia e PS-së, rreth 33 direkt nga votuesit socialistë

27 Korrik, 09:59| Përditesimi: 27 Korrik, 10:02

  • Share

Nuk mund ta dimë se sa deputetë socialistë do të fitojnë mandatin parlamentar më 2025, por nga një sondazh kombëtar që zhvillova para një muaji, më rezultoi se rreth 80 deputetë socialistë e siguronin mandatin. Kjo, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para një muaji.

Sipas Kodit Zgjedhor të ri, 47 nga këta 80 deputetë do të ishin të paracaktuar nga kryesia e PS-së në listat e mbyllura. Ndërsa rreth 33 deputetë të tjerë do të përcaktoheshin nga votuesit e thjeshtë socialistë, direkt nga listat e hapura.

Me pak fjalë, numri i deputetëve PS-istë të zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit e thjeshtë socialistë do të shkonte nga 3 (që ishte më 2021), në rreth 33.

Po në PD si duket situata?

Edhe kryesia e PD-së, si çdo parti tjetër, do të ketë të drejtën të hartojë një listë të mbyllur me 47 kandidatë të paracaktuar. Dhe në qoftë se PD arrin të sigurojë 47 mandate në zgjedhjet e ardhshme, të gjithë ata do të bëhen deputetë. Në qoftë se siguron ndonjë më shumë se 47, mandati do t’i shkojë kandidatit nga listat e hapura që ka marrë më shumë vota në qarkun përkatës.

Po në partitë e vogla si duket situata?

Vetëm të parët në listat e paracaktuara të secilit qark nga partitë e vogla mund të kenë ndonjë shans për të shkuar në Kuvend. Në ndonjë rast të rrallë, në ndonjë qark, mund të fitojë edhe i dyti në listë…

Konkluzion

Ndryshimi i fundit në Kodin Zgjedhor demokratizon shumë garën për deputetë brenda mazhorancës, teksa asfikson garën brenda opozitës…

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 28/07/2024 07:54

    Këta 47 do jenë me imunitet, kurse 33 do jenë sa marrin rrogën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?