Foto ilustruese

Zaloshnja: 6 bashkitë një mostër perfekte statistikore

24 Janar 2022, 13:50| Përditesimi: 24 Janar 2022, 13:52

  • Share

Sondazhet e opinionit bëhen zakonisht me 1000-1500 të anketuar, të përzgjedhur në mënyrë të tillë që ta përfaqësojnë sa më mirë popullsinë (brenda një marzhi gabimi statistikor +/- 2.5% deri 3%). Kjo vlen si për një vend si SHBA, me 330 milionë banorë, edhe për një vend si Shqipëria, me 2.8 milionë banorë –sondazhet bazohen në të njëjtat ligje të teorisë së probabilitetit.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri, do të thirren për votim rreth 350 mijë banorë të rritur të 6 bashkive. Është mostra më e madhe statistikore që mund të ëndërrojë çdo sondazhist! Por a përfaqëson kjo mostër statistikisht të gjithë elektoratin e Shqipërisë?

Nga pikpamja demografike, 350 mijë banorët e rritur të 6 bashkive përbëjnë një pasqyrë pothuaj perfekte të elektoratit shqiptar. Raporti i meshkuj-femra është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti mes grup-moshave është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti i urban-rural është pothuaj identik me të të gjithë popullsisë.

Nga pikpamja gjeografike, kemi një bashki veri-perëndimore, një veri-lindore, dy të Shqipërisë së Mesme, një gjysëm jugore, dhe një jugore. Për më tepër, Durrësi dhe Vora janë bashki me shumë banorë të shpërngulur nga të gjitha krahinat e vendit.

Nga pikpamja politike, në të gjashta bashkitë (të marra së bashku), ndarja e votave të 25 prillit të vjetshëm mes dy kampeve (PS+PSD dhe PD-AN+LSI) ishte pothuaj e barabartë. Ashtu siç ishte në rang kombëtar.

Nuk dihet ende sesi do të regjistrohen kandidatët e opozitës në këto 6 bashki, por vendimet e KQZ-së duket se do ta detyrojnë Komisionin e Rithemelimit (të Berishës) që të dalë me kandidatë të përbashkët me LSI-në (etj.), sepse vetëm kësaj të fundit i janë pranuar komisionerë në komisionet e votimit e të numërimit. Komisionerët e tjerë janë të PS-së dhe të PD-së (së Bashës).

Në një skenar të tillë, zgjedhjet e 6 marsit (pavarsisht nuancave lokale) do të përbëjnë sondazhin më të madh të mundshëm, për tesimin e përkrahjes aktuale elektorale kombëtare ndaj Ramës, Bashës, e Berisha-Metës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 24/01/2022 19:45

    Z. Zaloshnja, keto zgjedchje sigurisht do japin nje mesazh shume te qarte se ku pozicionohen partite politike por me shume per vete organizimin e tyre te brendshem. Persa i perket mostres statistikore, per te aplikuar si sondazh kombetar, besoj se keto zgjedhje nuk mund te sherbejne si te tilla: 1) perqindjet e popullsise ne zgjedhje nuk perfaqesojne zonat elektorale. Per shembull, qyteti i Shkodres krahasuar me Rogozhinen, nuk mund te merren si baze statistikore per te ekstrapoluar ne rrajonin qe ato perfaqesojne. Duhen bere rregullime se si kjo vote duhet llogaritur per sondazh. 2) Zgjedhjet lokale, pavarsisht se jane me aktore politike, historikisht kane patur pjesmarrje me te vogel dhe ne shume raste jane ndikuar edhe nga emri i kandidatit... ne listat e mbyllura per zgjedhjet parlamentare kjo nuk ndikon. Ka edhe arsye te tjera poer besoj se keto dy te permendura me siper jane me kryesoret per te thene se zgjedhjet lokale duhet te shikoen thjesht si zgjedhje lokale dhe jo si nje sondazh se ku qendrojne partite politike. Ne rast se do te duam ta perdorim si sondazh, duhet te behen shume rregullime ne peshen (weight) qe duhet ti jepet rezultateve ne zona te caktuara dhe nese do ti futemi asaj rruge, besoj se aty do filloje debati per "saktesine" e sondazhit. Gjithesesi, thjesht resultati i zgjedhjeve nuk tregon ndonje te dhene tjeter pervec asaj per te cilen po zhvillohen: zgjedhje lokale.

    Përgjigju
  • Rezarta: 24/01/2022 14:14

    Z. Zaloshnja. Kur behen sondazhe politike ne portal, mbi 60% jane pro propogandes Rama dhe kunder kushdo tjetri. Ndersa kur pyetjet jane jo politike, si rralle ndonjehere, si ky per kostot e ngrohjes, mbi 60% jane negativ. Si e spjegoni ju si ekspert ? Faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?