Bardh Spahia dhe Benet Beci

Zaloshnja: A do të jetë rezultati në Bashkinë Shkodër një shumatore e thjeshtë aritmetike?

10 Janar 2023, 12:24| Përditesimi: 10 Janar 2023, 12:27

  • Share

Vjet më 6 mars, u zhvilluan zgjedhje jashtë rradhe në Bashkinë Shkodër, por pjesëmarrësit ishin të paktë – vetëm 47 mijë shkodranë votuan, krahasuar me 69 mijë që kishin marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, apo 69 mijë që morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme lokale, kur Voltana Ademi e PD-së siguroi një epërsi prej mbi 10 mijë votash ndaj Kejti Bazhdarit të PS-së.

Në 14 majin e këtij viti do të kemi në Shkodër një skenar goxha më të ndërlikuar. Nga njëra anë është Bardh Spahia, që e mbështet PD-ja e Berishës, dhe nga ana tjetër është Benet Beci, që e mbështesin degët lokale të PS, të PSD, dhe të ish-LSI (ende nuk dihet nëse PD-ja e Alibeaj-Bashës do të nxjerrë ndonjë kandidat të vetin në Shkodër).

Meqë votimi i 6 marsit të vjetshëm ishte i cungët (vetëm 47 mijë shkodranë votuan), dy votimet e mëparshme (ku votuan 69 mijë shkodranë) mund të na shërbejnë si njëfarë udhërrëfyesi i përafërt për mënyrën sesi mund të ndahen votat më 14 maj të këtij viti.

Në dekadën e fundit, PSD dhe LSI kanë marrë në territorin aktual të Bashkisë Shkodër mesatarisht 14% dhe 13% të votave. Ndërsa PS ka marrë mesatarisht 25% të votave në territorin e kësaj bashkie (jo të qarkut).

Meqënëse degët lokale të PSD dhe ish-LSI duket se do të përkrahin Benet Becin e PS-së, mund të bëhet shpejt e shpejt një mbledhje e thjeshtë aritmetikore: 25% socialistë + 14% socialdemokratë + 13% ish-lsistë = 52%.

Por në territorin shkodran, ndoshta nuk funksionon një aritmetikë kaq e thjeshtë…

Së pari, duhet që të gjithë shkodranët që kanë votuar më parë për PSD e LSI tu binden liderëve të tyre lokalë (nëse këta të fundit janë në të njëjtën mendje me njëri-tjetrin). Së dyti, duhet që të gjithë socialistët shkodranë të votojnë për Becin, i cili nuk është shquar si ndonjë socialist i thekur historikisht…

Me pakë fjalë, gara në Shkodër do të jetë interesante më 14 maj!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 10/01/2023 16:11

    Sigurisht qe jo. Do jete nje shumatore e nje kompleksi veprimesh qe kane nisur me blerje deputetesh pra votash (kete bircen e ish LSI) dhe do vazhdoje me gjithe mjetet qe nje organizate kriminalo politike si PS neokomuniste zoteron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?