Edi Rama

Zaloshnja: A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka filluar…

7 Mars, 09:20| Përditesimi: 7 Mars, 09:27

  • Share

Qysh nga 2009-ta, kur Rama filloi të garojë për postin e kryeministrit, për PS-në e tij dhe partitë satelite rreth saj (PSD, PDS, PSV-91, etj. etj.) kanë votuar të paktën 800 mijë zgjedhës. Më 2013, koalicionit të tij iu shtuan edhe194 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së, por më pas ato parti u larguan nga koalicioni.

Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakët e përzgjedhur nga Rama (shihni tabelën e mëposhtme). Sidoqoftë, këta të fundit patën mbështetje në disa bashki nga PSD-ja, e cila duket se është ftohur me Ramën kohët e fundit.

Dhe pyetja për Ramën (dhe për ne që merremi me shifrat elektorale) është nëse PS-ja do ta kapë e vetme kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme.

Nga sondazhet mujore që kam zhvilluar prej shtatorit e këtej për Report TV, duket se PS-ja është e ankoruar rrotull shifrës së 750 mijë votave, pavarësisht se Rama si politikan ka më shumë se 800 mijë simpatizantë (shihni dy grafikët e mëposhtëm). Kjo diferencë mes votuesve potencialë të PS-së dhe simpatizantëve të tij personalë duket se e ka nxitur Ramën ta mobilizojë partinë një vit para zgjedhjeve, duke u kërkuar publikisht dje vartësve që PS-ja të dalë fituese në secilën nga 5200 qendrat e votimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora: 07/03/2024 13:47

    "Shteti" ramist tashme ka ne kontroll pushtetet legjislativ, gjyqesor dhe ekzekutiv. Ka nen kontroll qeverisjen qendrore dhe lokale. Ne total ato jane "baza" e punesimit te afro 200 mije rrogetareve qe ne nje familje mesatare me dy prinder e dy femije con tek 800 mije zgjedhes. Per me teper, oligarkia kryesore ne vend mbetet burimi per rroge te te punesuarve ne privat dhe ajo eshte kliente pabdoreza e ramizmit "majtist". Tashme "qeveria" ka nisur operacionet per rritje page te te rekrutuarve te saj, dhe mesohet edhe per "fondin" e pensionisteve qe me gjase pagesat do tu injektohen ne funksion elektoral. Nderkohe, sot ajo miratoi nje tjeter ligjn qe i mundesi shtese te keqperdore me tej pasurine dhe pronen publike ne favor te oligarkise klienteliste. Gjasat jane qe organizata hibride politiko-kriminale qe ka kapur PS dhe kreu i saj Rama tashme i kane te "blera" 800 mije vota edhe ca me shume medje! Paralelisht, sistemi ilegal patronazhist do te identifikoje "te lekundurit" apo kedo "armik" potencial. Qe do ti neneshtrohet ose intimidimit ose flakjes jashte burimit te te ardhurave nga rroga. Duke qene qe media eshte gjithashtu ne te njejtin krah, zor se do te kete nje mbulim real te gjithe ketij procesi minimi demokracie. Nuk ka dyshim qe me shtetin 1.5 milion zgjedhes ne vend, votuesit me lart do te nxjerrin fitues kryemaskarane e korruptuar. Ka edhe nje akt tragji-komedia e demokracise sone-farsa e riberjes se kodit zgjedhor. Kur "gjasat" jane qe nen udhezimet per minim ramiste, 2/3 ose 2.5 milone zgjedhes jashte vendit te pamundesohen te ushtrojne zgjedhjen si te drejte nga vendet ku jane. Njekohesisht, "drejtesia" e reformuar korruptiste as qe behet fjale ti ndjeke e gjykoje penalisht. Mbetet pee tu pare si do rrjedhin gjerat.

    Përgjigju
    • Socialist i thjeshte: 08/03/2024 12:53

      Moj Dora, po kur Rama ishte n opozite, pse e votonin 800 mije PS?

  • Matematike gjeometri: 07/03/2024 12:37

    Perseri do te votojne me fitore ama numri popullates ka rene , shume shqiptar po behen kryetar komunash ne perendim tanime , pra deri ne zgjedhjet e ardhshme deri 10-20% do bie numri total votuesve nese perdorim shifra emigrimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?