Joe Biden dhe Donald Trump

Zaloshnja: Biden ka epërsi tek amerikanët me arsim të lartë, Trump tek të tjerët

5 Gusht 2023, 20:06| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 20:07

  • Share

Sondazhin e fundit të Times/Siena e drejtuan dy sondazhistë, njëri demokrat e tjetri republikan. Ata u kujdesën që kampioni i sondazhit ta përfaqësonte elektoratin amerikan jo vetëm gjeografikisht, demografikisht e politikisht, por edhe nga niveli arsimor.

Kjo gjë u dha mundësinë atyre të llogarisnin përkrahjen ndaj presidentit Biden apo ish-presidentit Trump veçmas për amerikanët me arsim të larte dhe veçmas për ata pa arsim të lartë.

Në qoftë se do të zhvillohej sot gara presidenciale Biden-Trump, presidenti aktual do të kishte një epërsi prej 22 pikësh ndër amerikanët me arsim të lartë (54%-32%). Nga ana tjetër, ndër amerikanët pa arsim të lartë, ish-presidenti do të kishte një epërsi prej 13 pikësh (49%-36%).

Duke i ndërthurur të dyja rezultatet e mësipërme të sondazhit, rezulton se sot gara Biden-Trump do të ishte shumë e fortë, vetëm 1.5 pikë diferencë mes të dyve (brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit).

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?