Koncepti i imunitetit parlamentar ka lindur në mënyrë rudimentare në Republikën e Romës së Lashtë, ku senatorët ishin filiimisht të mbrojtur nga tekat arbitrare të gjykatave. Me kalimin e shumë shekujve, imuniteti parlamentar u shfaq në shumë vende që përqafuan sistemin demokratik të qeverisjes. Dhe sot ai ekziston në forma nga më të ndryshme në vende të ndryshme demokratike.
Edhe në 33 vitet e fundit të demokracisë së brishtë shqiptare, imuniteti parlamentar ka njohur nuanca të ndryshme teorike e faktike. Sidoqoftë, në kushtet aktuale të Shqipërisë, kur shumica dërrmuese e popullsisë mendon se e gjithë klasa politike është e korruptuar, është domosdoshmëri imperative që imuniteti parlamentar të jetë sa më i kufizuar (74% e të anketuarve mendonin se klasa politike është e korrupruar, sipas një sondazhi rigoroz në terren që zhvillova këtë pranverë).
Arrestimi i një apo disa deputetëve para një seance të rëndësishme parlamentare mund të ndryshojë balancat e votimit në Kuvend, dhe për hir të stabilitetit demokratik, duhet shmangur (përveç rasteve kur deputeti apo deputetët kapen në flagrancë duke kryer krime të rënda). Për këtë arsye, arrestimi i një deputeti në kushte normale duhet bërë vetëm pasi të jepet miratimi nga Kuvendi.
Çdo masë tjetër ligjore ndaj deputetëve nuk duhet mbrojtur nga imuniteti parlamentar (pra, nuk duhet të merret miratim paraprak nga Kuvendi). Detyrimi për paraqitje në gjykatë, ndalimi i lëvizjes jashtë vendit, kontrolli i banesës, pasurive, dhe i mjeteve të komunikimit personal të deputetit nuk përbëjnë pengesa për ushtrimin e të drejtës së tij për të përfaqësuar zgjedhësit që i kanë dhënë mandatin e përfaqësimit në Kuvend. Ai mund ta ushtrojë këtë të drejtë deri sa gjykata ta çojë përfundimisht në burg, ose deri sa të mos rizgjidhet si deputet.
Sa më sipër është një deduksion logjik-historik, e jo juridik. Juristët mund të na japin argumente më konkrete juridike.
Ligji duhet të zbatohet siç është qoftë edhe kur ai është i gabuar. Në qoftë se seicili do bëjë ligje sipas llogjikës personale atëher ligji (qoftë edhe i gabuar nuk mund të përmirësohet kurrë). Unë nuk kam asnjë simpati për Berishën por kushtetuta e thotë qartë "asnjë kufizim lirie" dhe ligjet kanë hierarki në fillim është kushtetuta pastaj ligjet e parlamentit pastaj VKM pastaj udhëzimet.
PërgjigjuBac Berisha meriton te arrestohet 33 here per 33 veprat penale qe ka kryer ne keta 33 vite!
Përgjigju