Foto ilustruese

Zaloshnja: Epërsia paraprake elektorale e mazhorancës prej hartës aktuale territoriale

13 Tetor 2022, 18:19| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 18:31

  • Share

Në zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021, vota popullore në rang vendi u nda pothuaj përgjysëm mes partive mazhoritare (PS+PSD) dhe partive opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, Vetëvendosje, etj. etj.). Sidoqoftë, falë hartës aktuale territoriale, ndarja e votës popullore në territoret e bashkive të ndryshme ishte goxha e ndryshme. Kështu, PS+PSD siguruan shumicën e votave të pjesëmarrësve në territoret e plot 42 bashkive, nga 61 bashki gjithsej – partitë opozitare siguruan shumicën vetëm në territoret e 19 bashkive (shihni tabelat shoqëruese).

Meqë PS-ja duket se nuk do të pranojë ndonjë ndryshim domethënës (elektoralisht) të hartës aktuale territoriale, liderat opozitarë duhet ti bëjnë llogaritë mirë. Sepse që partitë opozitare të kenë shans ta përmirsojnë bilancin e mësipërm negativ në zgjedhjet lokale, duhet që: 1- të dalin me kandidatë të përbashkët, dhe 2-të marrin më shumë vota se sa morën vjet në prill…

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?