Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe Sali Berisha

Zaloshnja: Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot

7 Dhjetor 2021, 14:50| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 14:51

  • Share

Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së që “të mos hanin bar” për hir të Berishës. Një referencë kjo ndaj thënies së dikurshme të Enver Hoxhës “Ne edhe bar hamë, por nuk u përulemi imperialistëve amerikanë”.

Pas asaj deklarate të fortë të Ambasadores Kim (dhe një vizite të Philip T. Reeker tek SHQUP-i), Basha eventualisht e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator. Dhe ai vendim u duk si gozhda e fundit në arkivolin politik të Berishës, njeriut që e kishte marrë Bashën nga hiçi, dhe e kishte bërë eventualisht kryetarin e partisë numër dy në Shqipëri.

Por ata që e njohin mirë Berishën e dinë se ai mund të bjerë knock down nga një goditje treshe Kim-Reeker-Basha, por jo knock out…

(Parantezë: Bash kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi të zhvilloj një sondazh tejet rigoroz, me intervista ballëpërballë në çdo cep të Shqipërisë, nga i cili rezultoi se përkrahësit e Bashës ndër banorët e rritur ishin në raport 1 me 1 me përkrahësit e Berishës)

Pas goditjes së Bashës, Berisha filloi serinë e gjatë të foltoreve, që sipas sondazheve publike në televizione private dhe të disa sondazheve private të pabëra publike, dukej se po shtonin përkrahësit e Berishës dhe po pakësonin përkrahësit e Bashës. Nëpër foltore, Berisha e deklaroi qartë se Basha do të shkarkohej, dhe kryetar synonte të rikthehej ay vetë. Ndërkohë, pjesëmarrësit e foltoreve dhe qindra mijëra përkrahësit e tyre dukej se po i kollofisnin të gjitha llokumet e servirura nga Berisha nëpër foltore…

Në një situatë të tillë, ku dukej qartë se Berisha po rikthehej në krye të PD-së, Ambasadorja Kim ndërhyri edhe një herë publikisht duke deklaruar se SHBA do ta izolojë diplomatikisht PD-në, në qoftë se në krye të saj vjen një persona non grata (nënkupto Berisha).

Dhe cili qe rezultati i deklaratës së Ambasadores Kim?

Ata delegatë të Kuvendit të PD-së që kishin firmosur në fshehëtësi për Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit, filluan të shfaqen publikisht nga dita në ditë. Ndërkohë, sondazhet (publike e private) tregojnë një raport 5 me 1 të përkrahësve të Berishës ndaj Bashës në elektoratin e djathtë.

Me pak fjalë, fishekët publikë të Ambasadores Kim kanë rezultuar kapsolla që nuk ngjallin frikë në sinorin elektoral të PD-së. Ku ka 30 vjet që bariu Berisha e dominon grigjën…

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 07/12/2021 15:24

    Ne kete vend duhet te marre fund tradita e te fortit.. Berisha nuk mund te mbaje peng nje popull per femijet e vet.. secili te paguaje ate qe ka bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?