Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Zaloshnja: Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

26 Prill, 09:04| Përditesimi: 26 Prill, 09:18

  • Share

Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më pozitiv?”. Në sondazhin e kësaj të mërkure përgjigjet ishin 42% për Ramën, 16.5% për Berishën, 3.8% për Bashën, 2.5% për Metën, dhe 35.2% për asnjërin nga këta të katërt.

Me një ekstrapolim të përafërt statistikor, këto përqindje përkthehen në rreth 840 mijë simpatizantë të Ramës, rreth 330 mijë simpatizantë të Berishës, rreth 76 mijë simpatizantë të Bashës, rreth 50 mijë simpatizantë të Metës, dhe rreth 704 mijë që nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre.

Po si janë të shpërndarë gjeografikisht këta simpatizantë?

Meqë pyetësorin e kanë plotësuar në telefon celular 1105 të anketuar që morën linkun e tij me SMS krejt të rastësishme, specialist im IT është në gjendje të përcaktojë me afërsi vendndodhjen e secilit prej tyre. Dhe nga harta e këtyre vendndodhjeve, munda të ndërtoj Tabelën 1 si më poshtë.

Në rajonin verior (nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh), janë rreth 386 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër), nga të cilët rreth 170 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 112 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 104 mijë asnjërin prej tyre.

Në rajonin qendror (nga Fushë-Kruja deri poshtë në Shkumbin), janë rreth janë rreth 1.013 milionë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 380 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 210 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 423 mijë asnjërin prej tyre.

Në rajonin jugor (nga Shkumbini deri poshtë në Konispol), janë rreth janë rreth 601 mijë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 290 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 134 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 177 mijë asnjërin prej tyre.

Në gjithë Shqipërinë, janë rreth janë rreth 2 milionë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 840 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 456 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 704 mijë asnjërin prej tyre.

Po si përqindje cila është gjeografia e simpatizantëve? Tabela 2 më poshtë jep një tablo të përqindjeve.

Në rajonin jugor, 48.3% e banorëve të rritur simpatizojnë Ramën, dhe kjo është përqindja më e lartë e përkrahjes për të. Ndërsa më të ultën Rama e ka në rajonin qendror, 37.5%. Në rajonin qendror regjistrohet edhe përqindja më e lartë e segmentit “gri” (plot 41.8%), ndërkohë që në rang vendi është vetëm 35.2%. Ndërsa tre politikanët opozitarë përkrahjen më të madhe e kanë në rajonin verior (29%), ndërkohë që në rang vendi e kanë vetëm 22.8%.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?