Foto ilustruese

Zaloshnja: Mospjesëmarrja mund të jetë e lartë kësaj radhe…

31 Tetor 2022, 13:57| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 14:02

  • Share

Sezoni i zgjedhjeve lokale të radhës ka filluar tashmë – më shpejt se zakonisht. Rama po zhvillon takime (praktikisht) elektorale në bashki të vogla, ku po konfirmon kandidaturat e kryebashkiakëve të atjeshëm socialistë, ndërkohë që kandidatët opozitarë në bashkitë e mëdha po ravijëzohen pak nga pak.

Të dyja krahët politike po e fillojnë shpejt sezonin elektoral, ndoshta ngaqë e ndjejnë se kanë deficite në përkrahjen nga elektoratet përkatëse. Kështu, nga sondazhet e zhvilluara së fundi prej meje dhe MRB&Data Centrum (krejtësisht veçmas njëri-tjetrit), rezulton se të paktën 1/3 e votuesve socialistë të vjetshëm kanë opinion negativ për qeverisjen dhe 1/3 e votuesve opozitarë të vjetshëm kanë opinion negativ për dy liderët aktualë të opozitës.

Duke marrë në konsideratë dimrin e vështirë që e pret qeverinë (për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe ndoshta edhe të energjisë), si edhe opozitën (për shkak të frakturës ende të pandrequr tek parita kryesore opozitare), mund të parashikohet që mospjesmarrja në zgjedhjet lokale të jetë ndjeshëm më e madhe se në zgjedhjet e vjetshme parlamentare. (Zakonisht, në zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë mesatarisht 100 mijë më pak se në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, dhe pyetja është nëse kjo diferencë do të rritet ndjeshëm.)

Disa opinionistë/analistë, kur duan të theksojnë pakënaqësinë ndaj partive kryesore politike, citojnë pjesmarrjen zyrtare nën 50% në zgjedhjet paraadhëse. Por pjesëmarrja zyrtare nuk është një tregues real i gadishmërisë së banorëve të rritur për të votuar. Kjo, sepse shumë e shumë zgjedhës janë në emigracion. Dhe ata nuk e kanë patur deri më sot mundësinë praktike për të votuar. Në fakt, mospjesëmarrja e banorëve të rritur është treguesi më DOMETHËNËS, për të demonstruar pakënaqësinë ndaj partive aktuale.

Në zgjedhjet e vjetshme, rreth 42% e zgjedhësve në lista ishin në emigracion. Llogaritur kjo si diferencë mes numrit të zgjedhësve në lista dhe banorëve të rritur sipas shifrave të INSTAT-it (të axhustuara me koeficientët e bankës Botërore për emigracionin). Nga ana tjetër, rreth 46% e zgjedhësve në lista morën pjesë zyrtarisht në zgjedhje. Pra, mbetet që rreth 12% e zgjedhësve në lista ishin mospjesmarrës – pra, ishin në Shqipëri dhe nuk votuan.

Qarqet Tiranë, Durrës e Shkodër regjistruan vjet përqindjen më të lartë të mospjesëmarrësve, ndërsa në qarqet Gjirokastër, Vlorë e Berat u regjistrua vjet niveli më i lartë i zgjedhësve në emigracion (shihni tabelën shoqëruese).
Nga ekstrapolimi i një sondazhi që zhvillova për një revistë vendase këtë muaj, më rezultoi se numri i mospjesëmarrësve (në qoftë se zgjedhjet lokale do të ishin zhvilluar sot) do të kishte qenë sa dyfishi i mospjesëmarrëve të vjetshëm (bëhet fjalë vetëm për zgjedhësit që banojnë në Shqipëri dhe që nuk janë të gatshëm të votojnë sot për askënd).

Le të shohim nëse fushatat e gjata të të dyja kampeve, si dhe manovrat e tyre politike, do ta pakësojnë këtë numër gjigand mosvotuesish potencialë…

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit 2021

Komento

Komente

  • Mara igrante ne itali: 31/10/2022 14:31

    Eshte e kote te japesh koment per zaloshnjen shikoi fytyren dhe kuvaturen e gojes kur flet si nje pianec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?