Kaosi në Kuvend

Zaloshnja: Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të votojë për opozitën?

30 Janar, 14:15| Përditesimi: 30 Janar, 14:17

  • Share

Berisha ka disa muaj që deklaron se popullsia banuese në Shqipëri është përgjysmuar në dekadën e fundit. E përkthyer në shifra të thjeshta arithmetike, i bie që në Shqipëri të kenë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (me çilimij, të rritur e pleq gjithsej).

Po vetëm para tetë muajsh, votuan zyrtarisht në Shqipëri plot 1.4 milionë zgjedhës (18 vjeç e sipër, sipas KQZ-së së kryesur nga Celibashi). Të kenë votuar edhe çiliminjtë? Apo zbarkuan qindra mijra emigrantë me anije e aeroplanë atë fundjave në Shqipëri? (Sipas të dhënave zyrtare të TIMS, rreth 30 mijë shtetas shqiptarë dolën nga Shqipëria, e vetëm 41 mijë u futën në fundjavën e 14 majit 2023).

Sidoqoftë, le të supozojmë për një çast se pas zgjedhjeve të 14 majit të vjetshëm, ka ndodhur një eksod biblik, ku qindra mijra shqiptarë u larguan nga sytë këmbët pas fitores së socialistëve në pothuaj çdo bashki të vendit. Por nëse sot kanë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (siç pretendon Berisha), i bie që të kenë mbetur vetëm 1 milionë zgjedhës këtu (sepse rreth 400 mijë i bie të jenë fëmijë dhe adoleshentë). Dhe si mund të fitojë opozita (edhe sikur të jetë super e bashkuar) në një situatë të tillë demografike?

Para 8 muajsh, sipas KQZ-së, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakë socialistë (rreth 600 mijë votuan për kryebashkiakë opozitare të BF, PD, etj. etj.). Dhe në fakt, për PS-në dhe satelitët e saj të vegjël kanë votuar rregullisht rreth 800 mijë zgjedhës qysh nga 2009-ta e deri më sot (si kur Rama ishte në opozitë, edhe tani që është në pozitë).

Pra ngrihet pyetja: Si do të përballet Berisha me murin elektoral 800-mijësh të Ramës, kur beson se vetëm 1 milion zgjedhës kanë mbetur gjithsej në Shqipëri? Shpreson se do të zbarkojnë qindra mijra emigrantë opozitarë me anije e aeroplanë për të votuar në ditën e zgjedhjeve? Apo shpreson se do të arrihet votimi elektronik i emigrantëve deri më 2025?

Po edhe nëse u krijohet mundësia e votimit elektronik, a do të votojnë qindra mijra emigrantë për opozitën???

Po emigrantë të majtë nuk ekzistokan???

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 11/02/2024 12:25

    Vend qe nuk ka te ardhme. Fiton vetem nje parti zgjedhjet. Ska opozite.

    Përgjigju
  • Kuli: 30/01/2024 16:13

    O zaloshnja na thuaj sa jane e burre se ti me siguri e di.

    Përgjigju
    • statisticieni: 30/01/2024 17:53

      O Kuli, po Zaloshnja e ka thene ne tabele me numra shume te dukshem: 800000+600000+640000=2040000 ne moshe per votim

  • Kasem Gahinjit: 30/01/2024 15:19

    Mos e bej kaq tragjike.50 vota i Ka te Sigurtà vetem nga ATA qe shkojne ne mitingun e darkes te rruga MM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?