Zaloshnja: Përkatësia fetare e votuesve të PS, PD, LSI

30 Maj 2022, 21:50| Përditesimi: 30 Maj 2022, 21:56

  • Share

Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare. Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti kanë votuar të anketuarit, mund të llogaris përkatësinë dhe intensitetin e besimit fetar të votuesve tësecilës nga tre partitë kryesore.

Në 3 tabelat e mëposhtme jepet vetëdeklarimi në Barometrin e fundit të përkatësisë fetare të votuesve të PS-së, PD-së dhe LSI-së, në përqindje dhe numër votuesish (ky i fundit i ekstrapoluar me afërsi nga kampioni përfaqësues i banorëve të rritur të vendit). Këto tabela na tregojnë se PD-ja ka një epërsi të lehtë ndaj PS-së ndër të vetëdeklaruarit si myslimanë sunitë e bektashij, ndërkohë që PS-ja ka ndaj saj një epërsi prej 150 mijë votuesish në përgjithësi.

Për sa i përket intensitetit të besimit fetar, nuk ka diferenca statistikore mes votuesve të të treja partive – rreth 3/5 e tyre nuk marrin ose rrallë marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viçidoli: 30/05/2022 22:43

    Kësaj i thonë me u gjet Zaloshnja në punë,pasi askujt nuk i hyn në punë,përkundrazi është një punë jo vetëm e pa dobishme por dhe e dëmshme.

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/05/2022 22:22

    Eduard,ndermarja dhe publikimi i ketyre lloj sondazheve,eshte shume i gabuar ! Se pari kane shume pasaktesi,sepse nuk kane asnje mbeshtetje me te dhena statistikore te "prodhuara" ashtu sikurse i kerkon metodologjia mbi te cilen bazohet statistika ! Se dyti kujt i sherbejne dhe cfare qellimi ka nje hulumtimi tille dhe ato "rezultate" qe ke publikuar,aq me teper per nje shoqeri dhe publik tejet sensitiv dhe reagues...... Pra,ne do duhet te dime qe votuesit e x Partia jane ne shumice te kesaj apo asaj feje !? Shume e gabuar ! Keto lloj investigimesh nuk te cojne askund,vecse krijojne shtrat edhe per keq interpretime apo "ngjyrosje" fetare te mbeshtetesve te kesaj apo asaj partie ! Nuk di qe ne ndonje vend te BE'se te hulumtohet per te gjetur kete lloj "panorame" fetare te mbeshtetjes se nje force politike.Statistika ka nje qellim te caktuar,per te nxjerre konkluzione per aspekte te pa fund,te zhvillimit shoqeror,por kjo eshte e GABUAR dhe nuk ka vlere ! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?