Në fundjavë zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorë të rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.
Ndër të anketuarit 35-85 vjeç, vetëm 29% nuk donin asnjërin prej të dyve të jetë kryeministër i vendit. Nga ana tjetër, ndër të rinjtë 18-34 vjeç, plot 39% nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër.
Në pyetësorin e sondazhit nuk kishte pyetje për arsyet pse të anketuarit donin njërin apo tjetrin apo asnjërin të jetë kryeministër, por fakti që pothuaj 40% e të rinjve nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër është domethënës. Në fakt, edhe sondazhe të tjerë të publikuar kohët e fundit tregojnë se shumica e të rinjve nuk kanë shpresë për më mirë, dhe duan të emigrojnë jashtë Shqipërisë – as Rama e as Berisha nuk u ngjallin atyre shpresë.
Përplasja mes Ramës e Berishës ka nisur qysh më 13 dhjetor 1990 (në Pallatin e Kulturës së Qytetit Studenti), dhe duket e sigurtë që do të vazhdojë epike deri në pranverën e vitit 2025. Sesi do të përfundojë kjo përplasje nuk i dihet, por një parashikim mund të bëhet qysh sot: Shumica e të rinjve do mbeten të zhgënjyer, pavarsisht se cili nga të dy fiton më 2025.
Politikanët e rinj të të dyja kampeve (që kanë qenë fëmijë të vegjël në dhjetor 1991) duhet të përgatiten qysh sot për të marrë stafetën pas 2025-ës. Përndryshe, në qoftë se Rama e Berisha mbeten të vetmet alternativa edhe pas 2025-ës, i bie që në zgjedhjet e 2029-ës votojnë vetëm thinjoshët…
Marzhi i gabimit ne sondazhet e ketij eshte deri 45%. Kujtoni zgjedhjet e fundit te pjeseshme lokale ku ne Diber parashikonte fitues kandidatin e Foltores, nderkohe fitoi i PS me diference gati 40%. Totalisht i pabesueshem!
Përgjigju