Foto ilustruese

Opinion

Zaloshnja: Pritmëria e imunizimit ndaj Covid-19 në Shqipëri, 67% e banorëve të rritur

3 Tetor 2021, 10:45| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 10:47

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi dje se mbi 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19 (me të dyja dozat e vaksinave). Pavarsisht se vaksinimi i plotë nuk të mbron 100% nga infektimi, ai krijon imunitet që të mbron nga simptomat e rënda apo nga vdekja.

Po sa banorë tëtjerë e kanë fituar këtë imunitet në mnyrë natyrale (pasi e kanë kaluar Covid-19)?

Nga një ekstrapolim paraprak i një vrojtimi rigoroz statistikor ballkanik (i cili do tëpublikohet i plotë së afërmi), më rezulton se rreth 140 mijë banorë të rritur të Shqipërisë nuk planifikojnë të vaksinohen, ngaqë e kanë kaluar Covid-19. Pra, me afërsi, mund të thuhet se rreth 45% e banorëve të rritur të vendit kanëaktualisht imunitet (vaksinor apo natyror) ndaj Covid-19.

Duke vazhduar me ekstrapolimin e vrojtimit të sipërcituar, rreth 460 mijë banorë të tjerë të rritur janë të prirur ta kryejnë vaksinimin e plotënëvazhdim. Gjë që do ta çonte përqindjen e banorëve të rritur me imunitet (vaksinor apo natyror) ndaj Covid-19 në67%, ose 2/3 e popullsisë së rritur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vezhguesi: 03/10/2021 10:17

    Shifra e te vaksinuarve do ishte teper me e larte sikur Ministria e Shendetesise te bente nje fushate informuese me intensive dhe me efektive. Jo thjesht thirrje "vaksinohuni" dhe video promovuese ku njerezit vaksinohen. Paniku i perhapur me propaganden antivaksine nga portale dhe disa pseudoanalista ne studio televizive duhet adresuar me fuqishem, me seriozitet dhe strategji me te pergatitur. Edhe SHISH eshte shume ne faj ne kete deshtim. Propaganda po shkakton vdekje, dhe SHISH duhet ta trajotoj kete kercenim ne menyren e duhur. Me mire te arrestohet nje person qe ben propagand vdekjeprurese se sa 10 persona qe kultivojn kanabis. Nese SHISH nuk ka pajisjet teknologjike apo ekspertizen e duhur, te kerkoj ndihme te partneret strategjik. Do ishin shpetuar dhjetra ose qindra jete shqiptaresh sikur institucionet shteterore te ishin me te vemendshem dhe me agresive kundrejt propagandes vrasese. Duhet te fillojn sa me shpejt luften kundrejt ketij fenomeni sepse dimri mund te sjelli shume viktima nese numri i te vaksinuarve nuk rritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?