Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit.
“Lufta ndaj korrupsionit nuk është luftë vetëm e sistemit të drejtësisë; ajo është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht hapësirat korrupsionit”, tha Rama. “Se në fund të fundit, çfarë është korrupsioni në thelb? Është alternativa e një shërbimi të munguar, alternativa e një të drejte të mohuar, alternativa e një merite të paplotësuar; pra, diçka që dikush nuk e siguron dot në rrugë të ligjshme e të drejtë, përpiqet ta marrë duke paguar nën dorë”, u shpreh ai.
Nga shpjegimi që ka dhënë në podcast, dhe duke ditur se Rama ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj sondazheve të opinionit, duket se ai ka marrë sinjale nga sondazhet e tij të brendshëm periodikë, se shumë nga votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverinë për korrupsionin kapilar me të cilin përballen çdo ditë në administratën publike.
Në fakt, kjo pakënaqësi u evidentua edhe në një sondazh rigoroz që drejtova së fundmi në terren, krejt i pavarur politikisht. Në të rezultoi se vetëm 1/3 e simpatizantëve të Ramës kanë një vlerësim pozitv për luftën e qeverisë kundër korrupsionit.
Dhe teksa Rama po i afrohet vitit të dymbëdhjetë në krye të qeverisjes, ata 800 mijët që e votojnë rregullisht mund të firojnë e të mos mbesin as 700 mijë, nëse nuk binden se ai do ta marrë seriozisht sfidën ndaj korrupsionit...
Ramen e votuam 3 here per te bere shtet e deshtoi . Nuk jane te zote as te disiplinojne trafikun e eger shqiptar apo ndertimet pa leje ne mes te dites e jo me do luftojne korrupsionin apo mafien keta llafazan e demagog . Rama tregoi qe nuk di te bej shtet , ka vite degradim repektimi i ligjit e rregullave , u kthyem se ne kohen e qoftelargut Sali. Zhgenjim . E mban ne pushtet vetem ekzistenca e fatkeqesise Berisha ne politike. De
PërgjigjuPo i shpalli lufte korrupsionit, gjysma e atyre qe i vene pas i largohen brenda nates Babos se nuk e duan per syte e bukur.
PërgjigjuLuftë ndaj Betonizimit pa kriter...edhe aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës???!!... Skandaloze!
PërgjigjuDon Kishoti do luftojë me mullinjtë e erës ose me iluzionin e korrupsionit që shpik qeveria e tij. Sa për Dëmet e shkaktuara shqiptarëve nga korrupsioni nuk ka për t'i dëmshpërblyer ndonjëherë shqiptarët!
PërgjigjuPo eshte e vertete pjesa me e madhe e deputeteve te PS dhe e administrates bashkpunojne me pjesen tjeter(pd) per arsye te ryshfetit.Kane te njejtin mentalitet shkon per te pyetur apo per te sqaruar diçka nuk te kthejne pergjigje ose e sjellin rotull per te marr leke .Ky eshte realiteti nje Rame eshte çfare te beje me shushunjat qe ka reth e rotull.Une per vete jam shume i zhgenjyer....
Përgjigju