Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Zaloshnja: Sinori i përçarë opozitar përballë sinorit solid PS-PSD

13 Dhjetor 2021, 16:48| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 16:53

  • Share

Skenat e sotme në ish-godinën e SHQUP-it, nuk lënë më as më të voglin dyshim se, de facto, kemi aktualisht dy PD – të Bashës dhe të Berishës. Sesi do të ndahen dhomat e SHQUP-it juridikisht, mbetet të shihet. Por elektoralisht, duket në pamje të parë se PD-ja e Berishës është më e madhe se ajo e Bashës.

Dhe duke parë skena të tilla si të së sotmes, me gjasa, Rama buzëqesh me kënaqësi elektoralisht…

Në zgjedhjet e radhës (kurdo ato të zhvillohen), PD-ja e Bashës, me shumë, shumë gjasa, do të garojë veçmas nga ajo e Berishës. Ndërsa kjo e fundit mund të bashkohet në koalicion me LSI-në e Metës. E përveç këtyre, do të jenë në garë edhe disa parti të vogla të pavarura, që s’mungojnë asnjëherë nërpër zgjedhje...

Përballë një opozitë të tillë (të përçarë), do të jetë koalicioni PS+PSD+etj (i pashpallur zyrtarisht), që nuk ka njohur përçarje qysh më 2005. Në fakt, ishte pikërisht ajo përçarje e madhe e të majtës atëherë, që risolli PD-në në pushtet…

Po me ardhjen e Ramës në krye të PS-së pas 2005-ës, koalicioni PS+PSD+etj ka qenë stabël (48% +/-1% të votës popullore) në të gjitha zgjedhjet parlamentare (si në opozitë, edhe në pushtet).

Dhe sinori elektoral i PS+PSD+etj ka qenë stabël jo vetëm në rang kombëtar, por edhe në çdo qendër votimi (ndër 5200 gjithsej në gjithë vendin). Vetëm në zgjedhjet e 2017-ës pati inkursione të forta të PDIU-së në sinorin elektoral socialist në disa qendra votimi në Dibër, Gramsh e Belsh (shihni grafikun shoqërues, që tregon përqindjet e qendrave të votimit nga Vermoshi deri në Konispol). Sidoqoftë, në zgjedhjet e këtij viti, ato kunjat me ngjyrë bezhë të PDIU-së (në grafikun shoqërues), u rikthyen në sinorin “mavi” të PS+PSD…

Përballë një sinori elektoral PS+PSD+etj (kaq solid pas 2005-ës), opozita e gjerë (PD e Berishës, PD e Bashë, LSI, BDI, etj. etj.) duhet të jetë PATJETËR e përbashkuar.

Por a ka gjasa të bashkohet??????

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?