Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi

Zaloshnja: Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

13 Dhjetor 2022, 09:21| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 09:50

  • Share

Nga një sondazh elektronik që zhvillova me 1420 zgjedhës të Bashkisë Tiranë (urbanë e ruralë), rezultoi se, në qoftë se votohet sot në Tiranë, 54.3% e pjesëmarrësve do t’ia jepnin votën Erion Veliajt dhe 45.7% Belind Këlliçit (39 ndër 100 zgjedhës tiranas s’do të votonin fare). Për krahasim, PS+PSD morën vjet 52.8% të votave në territorin e Bashkisë Tiranë, ndërsa partitë e tjera morën 47.2% (34 ndër 100 zgjedhës tiranas nuk votuan fare).

Para zhvillimit të primareve të PD-së, përballja hipotetike Veliaj-Këlliçi më rezultoi 55.1%-44.9% në një sondazh që zhvillova në të gjithë territorin e Tiranës (40 ndër 100 zgjedhës tiranas s’do të votonin fare). Ndërsa në një sondazh elektronik që zhvillova kur Këlliçi shpalli publikisht kandidaturën e tij, përballja hipotetike Veliaj-Këlliçi më rezultoi 54%-46% (42 ndër 100 zgjedhës tiranas s’do të votonin fare).

Duke përmbledhur sa më sipër, në 5 javët e fundit, Veliaj është luhatur pak a shumë në intervalin 54%-55%, ndërsa Këlliçi është luhatur në intervalin 45% – 46% (shihni grafikun shoqërues).

Mbetet të shihet sesi do të ndikojë në këto përqindje futja në garë e kandidatit/kandidates së fraksionit të Alibeajt.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 13/12/2022 10:16

    Jeni idiot.Sb është non grata dhe Ata që mbështesin Saliun do jen non grata.Kaq e thjesht.Nuk mund të fitoi opozita Tiranën me KM Socialist.Kjo do të thot që Tiranasit të jen idiot si Ju analist b..lëpirs të Sb. -PS do do marri mbi 55 bashki në vënd. PD e përçar mund të marri Shkodrën,Tropojën,Kuksin,Krumën,Bushatin,V.Dejës,Kamzën..

    Përgjigju
  • Mll: 13/12/2022 09:51

    Fakti qe eshte kaq afer e rrezikon shume Veliajn. Nqs nuk arrestohet per ndonje arsye tjeter e sigurte eshte qe Këlliçi fiton

    Përgjigju
    • Vin: 13/12/2022 12:20

      po ça afer mor a e ke idene e % sa larg jane?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?