Qysh nga mesi i shtatorit, kam zhvilluar sondazhe të përmuajshme politike për Report TV. Tani pas katër muajve, jam në gjendje të llogaris një trend të përafërt të kuotve politike që kanë rezultuar nga sondazhet mujore.
Nga një sondazh rigoroz që zhvillova në terren pas zgjedhjeve të 14 majit, më rezultoi se nga zgjedhësit me banim në Shqipëri, 1.4 milionë votuan dhe rreth 640 mijë nuk votuan (gjithsej këtu rreth 2.04 milionë). Duke marrë për bazë zgjedhësit që me banim në Shqipëri, kam përë një ekstrapolim të përafërt të përqindjeve të sondazheve që kam zhvilluar në katër muajt e fundit për Report TV. Dhe ja sesi më rezultojnë trended e kuotave politike.
1. Vlerësimi pozitiv për punën e qeverisë është luhatur nga muaji në muaj, por trendi ka patur një rritje të lehtë nga poshtë 800 mijë banorë të rritur që anonin pozitivisht, në mbi 800 mijë (shihni Grafikun 1).
2. Vlerësimi pozitiv për aktivitetin e opozitës ka pësuar një rënie të vazhdueshme – nga 555 banorë të rritur që anonin pozitivisht, në 395 mijë (shihni Grafikun 2).
3. Simpatizantët e Ramës janë luhatur rrotull kuotës 800 mijë, ndërkohë që simpatizantët e Berishës kanë rënë nga 430 mijë në 325 mijë. Ndërkohë, simpatizantët e Bashës luhaten rreth 100-mijëshit, ndërsa të Metës rrotull 60-mijëshit.
4. Votuesit e PS-së janë luhatur rrotull kuotës 750 mijë, ndërkohë që votuesit e PD-së së Berishës kanë rënë nga 440 mijë në 330 mijë. Ndërkohë, votuesit e PD-së së Bashës luhaten rreth 100-mijëshit, ndërsa të PL-së së Metës rrotull 60-mijëshit.