Zaloshnja: Votat për mazhorancat dhe zgjedhësit në emigracion

2 Korrik 2019, 17:27| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 17:29

  • Share

Meqë ditët e fundit është bërë e modës të matet përkrahja elektorale për mazhorancën si përqindje ndaj totalit të listës së zgjedhësve (ku përfshihen edhe shtetasit me banim jashtë vendit), bëra një analizë të numrit të votave për mazhorancat dhe të numrit të emigrantëve nga viti 2005 deri më sot. Grafiku i mëposhtëm e ilustron këtë analizë.

Kështu, koalicioni që solli në pushtet Berishën më 2005 mori votat e vetëm 19.7% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 35% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.

Qeveria Berisha-Meta më 2009 u krijua nga dy koalicione që morën së bashku votat e 25.6% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 37% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.

Qeveria Rama-Meta më 2013 u krijua nga një koalicion që mori votat e 30.1% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 38% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.

Qeveria Rama më 2017 u krijua vetëm nga PS-ja e cila  mori votat e 22% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 40% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.

Për krahasim, më 30 qershor votuan 21.8% e shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 41% e këtyre të fundit banojnë jashtë vendit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?