Marcello Nicchi, presidenti i Shoqatës Italiane të Arbitrave

Zarfe me plumba drejtuesve të arbitrave në Itali

5 Prill 2018, 16:47| Përditesimi: 5 Prill 2018, 16:50

  • Share

Në Itali gjykimi është bërë një çështje shumë e diskutueshme, por së fundmi ka kërcënime direkte. Drejtuesit e Shoqatës Italiane të Arbitrave ndihen të kërcënuar dhe këtë e ka drejtuesi i këtij sektori. Presidenti i kësaj shoqate, Marcello Nicchi, ka bërë të ditur se ai, nënkryetari i shoqatës dhe Riccoli, dizenjatori i arbitrave, kanë marrë zarfe me plumba brenda.

Për këtë që ka ndodhur janë vënë në dijeni institucionet përkatëse, edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Gjithçka është raportuar nga presidenti Niki gjatë një konference shtypi të mbajtur në Romë: “Po ndodhin gjëra ekstreme dhe askush nuk thotë asgjë. Tani ka arritur kulmi”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?