Super masat në Rinas: 'Vetting' stafit! Në pistë vetëm me leje nga policia...dhe pa celularë!

24 Prill 2019, 11:04| Përditesimi: 24 Prill 2019, 17:20

  • Share

Asnjë automjet nuk do të futet më në pistën e aeroportit të Rinasit pa marrë dakordësin e Policisë së Shtetit. Punonjësit e kompanive që kanë të lidhur punën e tyre me pistën nuk do mund të përdorin celularët.

Janë këto disa nga masat shtesë të marra nga Policia e Shtetit, e cila prej 2 javësh tashmë thuajse ka marrë në mbikëqyrje të gjithë pikat e hyrje-daljeve në aeroport si dhe monitorimin e kamerave të sigurisë së bashku me stafin e ICTS.

ReportTv mëson se këto masa do të jenë afatgjata ndërsa kanë nisur zbatimin pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të rikthyer rendin e sigurinë pas grabitjes së 9 prillit 2019.

Po ashtu të gjithë punonjësit që futen në pistë dhe në zonën e tranzitit janë caktuar dy kontrolle policie, një në nisje të punës dhe një në mbyllje të saj, kontrolle të cilat do të bëhen nga Policia e Shtetit.

Çdo punonjësi në pistën e aeroportit dhe rreth saj në varësi të institucioneve shtetërore apo private, u është kërkuar që brenda 10 ditëve të depozitojnë në Policinë e Rinasit gjeneralitetet, të dhënat e ID, numrin e telefonit si dhe kontratat e punës me subjektet punëdhënëse.

Kjo - sqaron policia - bëhet për të verifikuar se kush punon në pistë duke qenë se është një objekt i rëndësisë së veçantë dhe me ligj është e ndaluar të ketë persona me të shkuar problematike apo me precedent penal.

Në bashkëpunim me kompanitë ajrore, policia ka pezulluar përkohësisht dhe transportin e vlerave monetare jashtë vendit, deri në rregullimin e masave të reja të sigurisë dhe shoqërimit të parave për të shmangur një grabitje të tretë në pistë.

Ndërsa aktualisht në patrullim në pistën e Rinasit ndodhen patrullat e ICTS dhe grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe jashtë saj sërish FNSH dhe Policia Ushtarake.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • buj: 25/04/2019 09:45

    Me keto masa ose te pranohet se ky ishte nje akt terrorist, ose te pranohet qe fajin e kishte policia si perfaqsuese e shtetit ose te pranohet qe ky eshte nje aeroport ushtarak qe vetem aerport civil nuk mund te konsiderohet . Nuk eshte puna ta besh vetem hermetik nje aeroport. Çeshtja eshte qe aeroporti te siguroje hapsira per levizje dhe ne te njejten kohe te garantohe siguri.Kjo arihet me expert te çertifikuar dhe trainuar. Trenimi ka kosto te konsiderueshme pra kerkon para kerkon bashkepunim dhe jo vetem Çizme. Kush do ta kontrolloje ushtrine a e ben mire punen apo jo? Po njesoj si dikur kur kufijnte ishin te " shtrenjte" dhe te guxonte kush! Sot veprohet ndryshe

    Përgjigju
  • likja: 24/04/2019 12:15

    He more bythqirosha. Prape e shpetuat greko-qiprioto turkun amerikan. ICTS ju palloi me leket e vjedhura popullit shqiptar more bythqiroshat e pushtetit.

    Përgjigju
    • Berti: 24/04/2019 17:36

      Normale perse cfare kujtove ti? Porten me nje dryn leshi nuk e la ICTS por grabitesit hahahaha Ministrat hodhen lume akuzash dhe tani nuk ndihen fare. Tani ose faji i ICTS ose faji i ministrave perkates. Kush do mbaje pergjegjesi? Apo cudia me e madhe tre dite zgjat?

    • Berti: 24/04/2019 17:28

      Po ti o like me te meta mos je i opozites kriminale???

  • auto: 24/04/2019 11:32

    keto masa kane 6 vjet qe jane duke u zbatuar... duhet qe policet te kontrollohen, ( ish police jane pjesetarre te grabitjes, jo ish agjente te ICTS) policet te kalojne nga kontrolli trupor, salla operative e policise duhet tu pergjigjet telefonatave te Menaxherit te operimit, rajoni i policise Rinas te kete grup te gatshem, dhe kur ndodh grabitja polici te mos deklaroje ne gjyq se kishte vajtur per te blere byreke si ndodhi me grabitjen e pare. makinat e policise te kene karburtant, grupi i gatshem te mos largohet nga vendi cerek ore para grabitjes... dhe ju si gazete botoni komentet qe sju pelqejne kur jane korrekte dhe thone te verteten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?