Zbardhet axhenda e seancës plenare, 24 çështje në 2 orë, mes tyre ndryshimet në Kodin Penal, dekretet e Presidentit dhe aktet normative

13 Prill 2020, 17:49| Përditesimi: 13 Prill 2020, 18:32

  • Share

TIRANË- Report TV zbardh axhendën e mbledhjes se seancës plenare të datës 16 prill, e para seancë pas situatës së krijuar nga koronavirus që do të mbahet në kushte aspak të zakonshme.

Për 2 orë të vendosura në dispozicion nga Kuvendi i Shqipërisë, ligjvënësit do të diskutojnë 24 çështje, mes tyre më të rëndësishmet janë ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 burg për thyerjen e Karantinës.

Gjithashtu Kuvendi pritet të rrëzojë dy dekrete të Presidentit Meta pas votimit në komisione, ligjin për pronat dhe ligjin e posaçëm ANTI- KÇK. Komisioni i ligjeve nuk i mori parasysh argumentimet e presidentit Meta, e për këtë arsye shumica pritet të votojë kundër këtyre dy dekreteve në seancën e datës 15 prill.

Qershori do të jetë muaji kur komisioni i reformës zgjedhore do të nisë punën, ndonëse dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore kanë theksuar se gjatë kësaj periudhe kanë punuar online. Ndërkohë për në qershor do të mbesë dhe një tjetër çështje e nxehtë politike, siç është dhe puna e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, për të cilin pritet dhe një tjetër raport nga Komisioni i Venecias.

Kuvendi do të ndryshojë rregulloren e tij, duke bërë të ligjshme mbledhjet dhe votimet online të seancave parlamentare por gjithashtu edhe mundësinë për të zhvilluar me prezencë të reduktuar të deputetëve seancat plenare në rast të fatkeqësive natyrore. Këtë vendim, kuvendi e mori pas situatës së krijuar nga koronavirus.

Kuvendi do të miratojë 12 Akte Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtërnguese në kuadër të luftës ndaj COVID 19. Disa prej këtyre akteve do të diskutohen edhe në ditët në vazhdim, në punimet e komsioneve. Puna e kryesisë së Kuvendit do të vijojë normalisht, duke mundësuar dhe ndjekje live të punimeve dhe diskutimeve që do të ketë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?