Rama në Kongresin e PS: Pse SPAK s'është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA? Ta dinë shqiptarët nëse deklarata e DASH qëndron ose jo

9 Prill 2022, 07:14| Përditesimi: 9 Prill 2022, 19:21

  • Share

TIRANË- Në 1 orë e 36 minuta në Pallatin e Kongreseve përballë socialistëve, përveç arritjeve që listoi të qeverisë së tij, si asnjëherë më parë, kryeministri Edi Rama ka kritikuar drejtësinë e re dhe institucionet e reja të  kësaj reforme. Epiqendra e kritikave të tij ka qenë pikërisht SPAK, ku e kritikon përse nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i Shqipërisë, Shtetet e bashkuara të Amerikë. Kjo jo si një mënyrë për të bërë presion ndaj SPAK, por sipas Ramës, për të qartësuar të gjithë shqiptarët nëse akuzat e DASH ndaj Berishës se ka kryer korrupsion dhe minuar demokracinë, qëndrojnë ose jo. E për të shprehur zhgënjimi ndaj drejtësisë re, Rama solli edhe një krahasim se si sot qëndron në burg ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, për një arkë me peshq që mori për një vend pune që s’e kreu, e ndërsa Sali Berisha i cili akuzohet për vrasjen e 4 protestueve të 21 janarit, vijon të jetë i lirë. Për kreun e qeverisë, ky është një tregues i ri se si kjo drejtësi e re ‘ose po vonon ose po nguron”.

“Burgoset një grua për një kile peshk, dhe  është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo. (...)  Nuk dënohet kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re  ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi  të pakryer, ”tha Rama në Kongres.

Rezervat nuk i kurseu për këtë reformë të rëndësishme, as kur vjen puna të gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga Vettingu, duke thënë se nuk mund të bëhet shtet nëse nuk dënohen pikërisht këta njerëz që bëjnë drejtësi të gabuar. Ky Kongres ka shërbyer për kryeministrin Rama për të paralajmëruar për herë të fundit çdo socialistë që tradhton besimin e tij, nisur nga operacionet e fundit të SPAK ku janë çuar pas hekurave zyrtarë dhe ish zyrtarë të PS-së. Madje për të treguar se e kishte shumë seriozisht këtë, Rama paralajmëroi se askush nuk duhet të çudiste që nëse kjo do të ndodhte, atëherë do e merrte vetë "prej veshi dhe ta çonte në derën e SPAK”.

“Sharra e SPAK po ha vetëm nga ne, sepse ne nuk e kemi kapur drejtësinë e as nuk kam bërë shaka kur thashë duam një drejtësi të drejtë në këtë vend se nuk është i yni po ri fëmijëve tanë Nuk bëj shaka kur them kush shkel në dërrasë të kalbur në PS, të shkojë të marrë avokat  Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë zyrtar”, tha Rama ndër të tjera.

Një koment e ka pasur edhe për opozitën, për të cilën tha se nuk është aspak i keqardhur për situatën në të cilën ndodhet.

‘Nuk kam asnjë keqardhje për PD. Jemi këtu midis njeri tjetrit. Zero keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më pare”, tha kreu i qeverisë.

Ky Kongres me moton “ Të bashkuar dhe jo të ndarë” që në nisje të saj, erdhi me shumë ndryshime, krahasuar me vitet e kaluar. Që në orën 09:30 ministra e deputetë u mblodhën në sheshe, të ndarë me 5 forume të ndryshme për të dëgjuar zërin e qytetarëve nga fusha të ndryshme, duke nisur nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, shëndetësia si edhe rinia. Më pas, në orën 12:00, 1007 delegatë hynë në Pallatin e Kongreseve, ku ajo që ra jo pak në sy ishte një ngjyrë jeshile që dominonte në të gjithë Pallatin e Kongreseve. Ngjyra vjollcë, simbol i Partisë Socialiste, u vu re vetëm në 2 ekranet e mëdha të vendosua në dy anët skenës, teksa në qendër të saj qëndronte dhe podiumi, ku mbajtën fjalime njëri pas tjetrit socialistët.

Pozicioni i Shqipërisë krah Ukrainë, në këtë luftë, u soll edhe në Kongres, ku krahas himnit shqiptar u këndua edhe ai ukrainas. Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, bëri hapjen e Kongresit ku tha se sot i hapet rruga partisë, teksa mbajtën fjalë edhe Taulant Balla, Elisa Spiropali, si edhe Ditmir Bushati.

Ora 21:10
FOTOGALERIA/ Nga rikthimi i Gramoz Ruçit tek Leli dhe Ditmir Bushati dhe përqafimi i Veliajt me Ballukun! Momentet më pikante sot në Kongresin e PS

Socialistët kanë mbajtur këtë të shtunë Kongres e partisë së tyre, ky morën vendime të rëndësishme në organizimin e brendshëm.

Në Kongres ka qenë një i 'ftuar' i rëndësishëm, Gramoz Ruçi, i cili kujtojmë se është tërhequr nga politika.

Gjithashtu në Kongres janë parë Dritan Lel, që është shpallur “non grata” nga Rama, por edhe Ditmir Bushati i cili po 'rehabilotohet'.

Ora 18:07
'Kemi edhe ne ca brava'/ Veliaj: Partia të hapet për të rinjtë, do të jemi edhe më të fortë

1649520477_e5657627x4501.jpg

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Tiranën, njëherazi kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj,  gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se partia duhet hapur për të rinjtë, duke përmendur se edhe në PS ka 'brava'.

 “Nuk ka urrejtje organike të qeverisë ndaj pushtetit vendor. Edhe për faktin që jemi socialist ne sillemi më mirë me kundërshtarët. Tirana është këtë vit kryeqyteti Europian i rinisë. Si ka mundësi që shumë të rinj, nga shqiptaria, ia dalin me sukses kudo, por ende jo këtu. Disa brava i kemi edhe ne. Sot kishim një takim të bukur me të rinjtë që merren me inovacion, këta jetojnë mes nesh. Shumë prej organizatave tona themi nuk ka të rinj, por s’i s’ka të rinj ku mosha mestarë e qytetit është 28 vjeç. Një nga sfidat që ne kemi është të hapemi te të rinjtë. Kur kam themeluar mjaftin para 20 vitesh, kuptoj se sa shpejt ikën koha. Këtë pajë të madhe duhet ta lëmë në duar të sigurta, duhet të hapim strukturat tona. Edhe ne kështu do të bëhemi më të rinj dhe të fortë”, tha Veliaj.

Ora 17:29
FOTOLAJM/ Dritan Leli i buzeqëshur në Kongresin e PS, takon Ahmetajn

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë pasur përplasje në distancë, por kjo nuk e ka penguar këtë të fundit që të marrë pjesë në Kongresin e PS-së. Leli është parë i buzëqeshur nga ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ora 16:20
Delegatët në Kongres votuan! Shkarkohen 61 kryetarët e degëve të PS

1649512513_1649512482RAMA.jpg

Delegatët në Kongres votuan. Shkarkohet 61 kryetarët e degëve të PS.

Ora 16:00
Rama: Pa Reformat e PS, edhe Prokurori i Përgjithshëm sot do ishte në Komisionin e Rithemelimit

1649513793_RAMA.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste bërë reforma të rëndësishme.

 "Ky është Kongresi i Partisë Socialiste, nëse dikush do më thotë ç’punë ka Kongresi me drejtësinë, pa këtë Kongres dhe pa këtë parti, këtu drejtësi s’ kishte për të patur. Absolutisht jo! Këtu rrezik edhe Prokurori i Përgjithshëm do ishte futur në Komisionet e rithemelimeve", tha Rama. 

Ora 15:54
Miratohen ndryshimet në statutin e PS

Miratohen ndryshimet në statutin e PS. Shtohen 3 sekretariate.

"Një paketë shumë e rëndësisishme vjen ajo e zgjedhjes së kreut duke hapur opinionin publik  duke i dhënë kandidatit vlerat e qytetit që ai përfaqëson. Në këtë statut i hapim rrugë këtij parimi. Analiza që bëmë në të gjitha qarqet e bashkive, shprehën nevojën që kemi për të krijuar një jetë arkivore të PS. Të krijojmë një zyrë të hapur për të mbledhur opinion të qytetarë, por të ketë të dhëna të PS, punë me database, për të krijuar bashkëjetesën e nevojshme.

Eshët një ndryshim tjetër i paraqitur dhe një griu. Krijimi i një sekretari ekzekutiv në 61 bashki, përfaqësues i komunitet të PS në zonë.

Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë për të afruar votën e emigrantëve.  Ps nuk mundtë jetë e kufizuar vetëm brenda territorit, statuti i ri na krijon më shumë hapësira për të krijuar në këto degë të PS, jo vetë të mbajnë lidhej me partinë e PS por të furnizohen edhe me ne njerëzit që duan të marrin pjesë në votime në Shqipëri.

Dimensioni politik, trajnim me çfarë duhet ët punojmë diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, ta përmbledhim ta bëjmë një libër parimesh që ti rezistojë jetëgjatësisë të partisë, por edhe të përgatisë për të pasur rezultat me të forta, duhet ti japim votën statutit të paraqitur", tha Klosi.

Ora 14:58
Rama: Dënohet Bojken Lako për 3 dritare dhe mbrohet një pallat pa leje në breg të detit

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së vuri theksin tek Reforma në Drejtësi.

‘Nga ana tjetër askush nuk duhet të humbasë durimin. Duke ua hapur dyert e burgut atyre që i madh dhe i vogël u di emrat dhe bëmat. Të ndërtosh një sistem drejtësie të që të jetë garanci e sigurisë juridike pa dallim të një vendi, në një vend ku 500 vjet nuk ka pasur drejtësi, nga pushtetet e radhës nuk është si të ndërtosh shtëpi, çerdhe autostrada e shkolla. Sikur ta kishin nisur të tjerët më parë, s’do ishim këtu. Shqipërisë ju tretën shumë shanse dhe mundësi. Reforma në drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim para. Duhet ta durosh, sado e tmerrshme të jetë të shohësh veten në një çanak me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke ngrënë. Dënohet një këngëtar se hap një apo dy dritare, ndërkohë që strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit. Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.’- tha Rama.

Ora 14:53
Formulari i Këshillimit Kombëtar/ Rama: Vitin tjetër, do të pyesim shqiptarët! Nëse e duan legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak do ta realizojmë

TIRANË- Pas legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor, shqiptarët do të pyeten vitin tjetër nëse do të duan edhe legalizim të kanabisit, kësaj herë për përdorim vetjak. Kjo do të bëhet sërish nëpërmjet plotësimit të formularit të Këshillimit Kombëtar. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka zbuluar në Kongresin e PS-së, një nga pyetjet e formularit për vitin e ardhshëm. Kjo sipas Ramës, nuk do të ishte aspak e jashtëzakonshme, pasi sipas tij, shtet e tjera të botës e kanë bërë tashmë.

“Duhet të krijojmë vende punë me kanabisin mjekësor. Nuk është për përdorim vetjak. Vitin tjetër do i pyesim nëse e doni për përdorim vetjak? E ka bërë treçereku i botës”, tha Rama.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë teksa prezantoi përgjigjet e formularit të Këshillimit, tha se shumë shpejt do të nisë legalizimi i kanabisit mjekësor. Kjo pasi 308.992 kanë votuar pro, 148.092 kanë votuar jo, dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di. Në total, në formularin e Këshillit Kombëtar, kanë votuar 563 195 qytetarë.

Ora 14:47
Rama pyet SPAK-un: Si ka mundësi që asnjë gjykatës apo prokuror i nxjerrë nga vetingu nuk është thirrur për tu pyetur? Ku i kanë gjetur paratë?

 

Kryeministri Edi Rama ngriti në kongresin e PS-së një pyetje habitore, duke u shprehur se si ka mundësi që asnjë gjykatës, i përjashtuar nga vettingu, nuk është thirrur për të dhënë llogari.

‘Unë jam mbështetësi më i fortë i SPAK-ut, më takon ta ngre një tjetër fjali habitore. Si ka mundësi që asnjë gjykatës dhe asnjë prokuror i korruptuar nga ato që i nxori vetingu jashtë, nuk është akoma as thirrur që të paraqitet, ore ku i ke gjetur këto para. Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësi, gabim, dëno sa të duash ato që shkelin ligjin, nuk bëhet ky shtet me siguri për të gjithë apo përkujdesje për të gjithë.’- tha Rama.

Ora 14:33
Rama: Pse SPAK nuk është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’? Ta dinë shqiptarët nëse qëndron deklarata e DASH ose jo

 

Kryeministri Edi Rama i kërkon llogari SPAK pse nuk ka nisur hetimet për Sali Berishën, pasi ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA.

“Janë me dhjetëra të vrarë të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër që rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk e di, burgoset një grua për një kile peshk, dhe  është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo”,tha Rama.

Ora 14:32
Batuta e Ramës: Për ata që duan të jenë, deputet, ministra dhe të kenë pasuri, përgatituni që në Sharrë të shkoni siç dilja unë në plazh

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta, për ata që duan të jenë deputet, ministra dhe duhet të kenë pasuri.  

“Në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit.  Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje, dhe kostumin lëruani djemve se me burrat e kam”, tha Rama.

Ora 14:30
‘Ky i gjati nuk të mban?!’, përgjigjet Rama: S'mbroj askënd që ha pas shpine së PS-së, s'i kam borxh akujt kur i merr koka erë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së, u përgjigje edhe për zërat që thonë se ai nuk i mbron socialistët.

‘Pse po han nga PS sharra e SPAK? Sepse nuk kemi kapur drejtësinë dhe nuk kam bërë shkaka kur kam thënë se dua një drejtësi të drejtë për këtë vend, pasi ky vend është vendi i fëmijëve tanë. Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë dhe të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie, për askënd që thirret nga organet e drejtësisë.

Më vijnë zëra se thonë se ky i gjati nuk të mban, të lëshon. E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjestar në këtë familje. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund ti mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari.Nuk mbaj askënd që ha pas shpine së zgjedhësit dhe Partinë Socialiste ’- tha Rama.

Ora 14:23
Arrestimi i Alqi Bllakos, Rama: Përgjegjësia individuale, PS mban përgjegjësi se si reagon ndaj shkelësit! Vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë. Ata jane mediokre

Kryeministri Edi Rama, në kongresin e PS-së është ndalur në fjalën e tij duke komentuar edhe arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia është individuale, ndërsa mban përgjegjësi si reagon ndaj shkelësit.

‘Përgjegjësia është individuale. Ata mbajnë përgjegjësi sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin. Këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban PS, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe më urdhër të kryeministrit, prokuroria nuk ekzekutonte flet-arreste, nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve. Kryeministri thoshte pa pikën e turpit do pres vendimin e formës së prerë. Fakti që nuk jemi si ata është medalja e nderit për ne, është fleta jonë e lavdërimit.’- tha Rama.

“Cuditërisht për mua ka plot njerëz sot që përgjatë rrjedhjes së ngjarjeve domethënëse të kohëve të fundit nuk e shikojnë atë që duket e qartë si drita e diellit: Vendosmërinë dhe vërtetësinë e Partisë Socialiste në përpjekjen për të hapur një rrugë të re për Drejtësinë: Ky është lajmi. Edhe më thonë – i keni dëgjuar, - A je ti përgjegjës pse e zgjodhe këtë dhe pse e zgjodhe atë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jete fajin e ka kush të jep besim, dhe jo kush e shkel besimin e marrë. E kam thënë 1000 herë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit është indivuduale, jo kolektive. Një kryeministër, një kryetar partie, një familje politike, nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar i familjes e humbet PIN-in, kur i thonë fjalës, dhe del nga rruga e ligjit. Jo! Ata mbajnë përgjegjësi për sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit. Mbajnë përgjegjësi për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin, mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në ruajtjen dhe forcimin e rednit ligjor. Këtë përgjegjësi mban Partia Socialiste. Dhe ku e mban Partia Socialiste këtë përgjegjësi? Këtu, në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe me urdhër të kryeministrit prokuroria nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me vendim gjykate nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetra e dhjetra njerëzve. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie dhe kryeministri thoshte pa pikën e turpit: “Do të pres vendimin e formës së prerë”. Parafytyrojeni sikur të tilla gjëra t’i bëja unë. Parafytyrojeni vetëm një sekondë. Por kjo nuk është arsyeja që të na vijë keq, përkundrazi, fakti që nuk jemi si ata është medalje nderi për ne. Fakti që ne nuk bëjmë si ata, është fleta jonë e lavdërimit. Dhe pikërisht këtu është ndryshimi. Ata janë një parti, ne jemi një frymë. Ne jemi brumi. Pa të cilin politika shqiptare nuk gatuan dot asgjë, asnjë gram bukë nuk del. Dhe për këtë arsye atyre iu falet, sepse janë të vegjël, janë mediokër, janë të paaftë, dhe në fund të fundit nuk kanë asgjë në dorë. Ndërsa ne nuk na falet nuk do të na falet kurrë sepse ne jemi të mëdhenj, ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë.  

Ora 14:14
Rama: Arma jonë më e madhe është shqiptaria, është përkatësia ndaj kësaj tokë

 

Kryeministri Edi Rama tha se arma më e fortë e shqiptarëve është shqiptaria, është kjo tokë që na përket të gjithëve.

‘Ti harrojmë parcelat partiake, të bashkohemi në truallin e përbashkët të politikave publike të cilat impaktojnë njësoj. Sa kohë qeveria është këtu njësoj impaktohen të gjithë. Kjo shtëpia jonë administrohet nga të gjithë bashkë. Njerëzit duan përfshirje reale. Arma jonë më e madhe nuk është ushtria nuk është buxheti i shtetit është shqiptaria. Është lidhja e pashkëputshme  e përkatësisë ndaj kësaj toke e të gjithëve ne, pavarësisht se jemi nga veriu apo nga jugu, kjo është arma jonë më e fortë. Sa më shumë të spostojmë rrezen tonë aq më shumë do të forcohet ndjenja e sigurisë tek shqiptaria. Gjërat që ne na ndajnë janë shumë të vogla se ato që na bashkojnë. Kujt do ja priste mendja se ne do t’ja dilnim me ato panorama apokalipsi pas tërmetit, apo pas tërmetit.’- tha Rama.

Ora 14:08
Rama për PD-në: Të shkojë në djall, zero keqardhje për to! Sa të kemi atë forcë, nuk kemi opozitë serioze

 

Kryeministri Edi Rama tha s endjen 0 keqardhje për PD-në, ndërsa shtoi se sa kohë të jetë ajo forcë s’do ketë opozitë serioze.

‘Nuk kam asnjë keqardhje për PD. Jemi këtu midis njeri tjetrit. Zero keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë, që Shqipëria të kishte një opozitë serioze, sa kohë të jetë ajo forcë aty nuk do të kemi një opozitë serioze.’- tha Rama.

Ora 13:52
Rama ironi me ish-ministrin e Berishës: Imagjinoni takimin në zyrë mes Covid-it dhe Nard Ndokës

Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS nuk i la menjëanë ironitë. Rama i kërkoi publikut që të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD, ndërsa tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

‘Merreni me mend sa çfarë qamenti do kishte qenë pandemia në Shqipëri sikur armiku i padukshëm të na kishte ardhura  për vizitë në spitalet dhe shërbimet shëndetësore deri të para ca viteve ku njerëzish vareshin në kangjellat e Nënë Terezës duke klithur se s’ka ilaçe dhe tundin recetat që u jepeshin për ti blere në farmaci lart e poshtë, apo kur vinin me çarçafë e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spitale… ndryshimi mes nesh, për të mos thënë fjalë gjatë, ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i shëndetësisë. ‘Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës.’- tha Rama.

Ora 13:47
Rama: Këtë mandat jetësojmë autonomisë spitalore, kusht për zhbërë korrupsionin tek bluzat e bardha

Kryeministri Edi Rama tha se ky është në vit vendimtar, për Shëndetësinë. Rama tha se do të jetësohet autonomia spitalore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të zhbëhet korrupsioni tek bluzat e bardha.

‘Ky është një vit vendimtare për Shëndetësinë, jetësimi i autonomisë spitalore i cili është kusht i domosdoshëm për të zhbërë korrupsionin e bluzave të bardha. Duhet një sistemi shërbimi autonom. Ne do të themi me krenari se kemi bërë një detyrë historike dhe do jemi krenar për shëndetin e shqiptarëve.’- tha Rama.

Ora 13:42
Rama: Drejtësia e re po vonon ose po nguron, nuk dënon atë që vrau 4 protestues, por një zyrtare që mori një arkë peshk për një vend pune

 

Kryeministri Edi Rama kritika për drejtësinë e re.

“Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re  ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi  të pakryer, ndërsa dallimi mes qeverive e bëjnë vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin (referuar Rovena Vodës e dënuar me 10 muaj burg)”, tha Rama.

Ora 13:41
Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste, u ndal që të bënte një krahasim me qeverisjen e demokratëve, ndërsa nënvizoi se dallimi ka dy tipare të rëndësishme. E para sipas Ramës është shpirti i përkujdesjes së PS-së si dhe së dyti aftësia e konfirmuar se i kthyen krizat në gjeneratorë energjie.

'Kjo është një situatë e jashtë zakonshme, ku nuk u kërkohet atyre që kanë më pak apo atyre që kanë më shumë. Nga ana tjetër, kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshin as 400 mln lekë dëme për një përmbytje, apo u lanë pa paguar 45 mln dollarë që u takonin invalidëve të cilat u fshinë fare ose u harruan që të paguheshin bonuset 5000 lekëshe të bebeve. Ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me ditë dhe natës më të errët. Si do të kishim mbetur të braktisur rrugëve tërë ato që humbën shtëpinë nga tërmeti. Merrni me mend çfarë formë do të kishin ato shtëpi, sikur ajo fatkeqësi ti kishte gjetur para disa vitesh, kur edhe kreditë sociale i merrnin zyrtarët e shtetit.

Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme. E para shpirtin e përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta aftësinë e konfirmuar në dy lufta rresht dhe me tërmetin dhe me pandeminë për ti kthyer krizat në gjeneratorë të energjive të reja. Ne ja dolëm me të dyja sfidat. Jam krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet e prekura nga tërmeti. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë.’- tha Rama.

Ora 13:30
Kongresi i PS/ Rama: Nuk do kemi të njëjtën përkujdesje për 5% të atij konsumatori që konsumon 25% të energjisë! Së shpejti, çmim tjetër për të pasurit

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij me pasojat e luftës ku tha se kanë mbështetur shtresat pensionistët, familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nga faturat e shtrenjta të energjisë, por edhe me një paketë të rezistencës sociale.

“Askush se kishte menduar që ky Kongres, si një stacion mes përfundimit të këshillimit të parë kombëtar dhe zbatimit të nismave të mbështetura nga qytetarët do të zhvillohej nën peshën e rëndë të një tjetër kohe të jashtëzakonshme, sikur të mos mjaftonte tërmeti, plas dhe një luftë mu në mes të Europës, kjo fatkeqësi e tretë radhazi në 3 vjet, vret, plagos dhe përzë nga vendi I tyre miliona njerëz, por shtrembëron dhe këput hallka të zinxhirëve ekonomik të furnizimit mbarë botës, me energji, naftë, gaz, grurë, misër, hekur e me radhë, duke goditur çmimet e produkteve bazë për ushqim in e njerëzve dhe për zhvillimin e vendeve. Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejtë dhe 2 hallka të zinxhirit të jetës sonë, nga njëra anë cenon tamam ata që kanë te ardhura më të ulëta, pensioniste, invalid, ata që kanë nevojë për transportin publik, që jetojnë për të punuar tokën, kërcënojnë investime publike dhe private, që janë motor për gjenerimin e të ardhura, por edhe për mbarë shoqërinë, për të parët qeveria reagoi menjëherë, paketa kompenson pikërisht rritjen e befasishme të çmimet për mbi gjysmë milioni shqiptarë si dhe për naftën dhe transportin publik dhe për punën në ferma, ndërkohë, përpara fillimit të luftës, kjo qeveri ngriti një mburojë financiare për të gjitha familjet shqiptare dhe bizneset e vogla që neutralizon goditjen marramendëse të rritjes së çmimit mbi faturat e energjisë dhe sot që flasin me paguajmë diferencës mes faturës që shkon në 726 mijë familje dhe bizneseve të vogla dhe çmimit real të energjisë, por jo natyrisht kërkon shumë para të cilat hiqen nga diku tjetër, në ndërkohë që nuk e dimë dhe sa kohë akoma do duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike, prandaj edhe së paku jo se do të na zgjidhë problemin, por në funksion të asaj kemi më shumë nevojë sot të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji eklektikë shumë më tepër se masa e gjerë e popullit se janë më të pasur, Nuk ka asgjë më normale sesa ne të shkojmë kundër rrugës për të mos lejuar që pensionistet të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për penionistë”, tha Rama.

Ora 13:14
Kongresi, Balla: BE të zgjohet nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor! Përçarjen e opozitës, ta shohim si 'kurth'! 5 sfidat e PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e konsideroi Kongresin e PS një ngjarje të rëndësishme që vendosi një standart të ri në jeten politike shqiptare.  Balla tha në fjalën e tij përshëndetëse se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Balla u ndal edhe tek zhvillimet e opozitës, ku tha se përçarjen e tyre duhet që ta shohim si një ‘kurth’.

‘Opozita në Shqipëri është në një situatë tejet të vështirë, ne nuk duhet ta shohim si avantazh, por si një kurth ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda. Ne do ta fitojmë mandatin tonë të 4-të.’- tha Balla.

Fjala e plotë

“Të nderuar delegatë, Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ngjarje e rëndëssishme në jetën politike të vendit. Edhe sot ia dolëm ta bëjmë Kongresin një ngjarje të rëndësishme dhe të vendosim një standard të ri, duke filluar një etapë të re tonën në marrëdhënie me shoqërinë shqiptare. Deri më sot Kongreset e partive ishin dicka e konsideruar “punë e brendshme” e partive, ndërsa Kongresi ynë i sotem në pjesën e tij të parë ishte I qytetarëve, I fermerëve, I pensionistëve, I të rinjve, I bizneseve të vogla, I të gjithëI shqiptarëve.

Përgëzime të gjithë organizatorëve të paneleve dhe mirënjohje të gjithë atyre që morën pjesë me diskutimet, sugjerimet, vërejtjet, propozimet. Asgjë nuk mbeti pa u dëgjuar e pa u mbajtur shënim, e për tu patur në vëmendje. Kongresi erdhi në përmbyllje të Këshillimit Kombëtar, i cili shënoi edhe përfshirjen e parë dhe më të madhe e të drejtpërdrejtë të qytetarëve në politikëbërje, në këto 30 vite. Pjesëmarrja e shqiptarëve është Rezultati më pozitiv i Këshillimit, ku më shumë se 500 mijë qytetarë kanë dhënë përgjigjet e tyre. Ky është një proces që do të kthehet në traditë dhe do të jetë një proces që ngre në nivel tjetër marrëdhëniet politike në Shqipëri, në nivelin qytetar dhe për marrëdhëniet e qytetarëve me politikën. Për mua si Kryetar i Grupit, ndihem i qetë sespse asnjë prej pyetjeve apo nismave të pyetësorit nuk kërkon ndryshime kushtetuese.

Pas këtij procesi, detyra e qeverisë është t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë, që opinionet e tyre të kthehen në plane konkrete zbatimi.
Jam ndjerë I surprizuar pozitivisht lidhur me përgjigjet për pyetjen e 11 atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në një shumicë dy të tretat janë shprehur pozitivisht.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrahinës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e tejzgjatur e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pothuajse 20 vite nga Samiti i Selanikut, është Bashkimi Europian që duhet t’i kthejë zgjerimit besimin. Ne nuk e humbim besimin sepse reformat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, i shërbejnë Shqipërisë.

Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Pyetja që shtrohet është se si e sheh seicili prej nesh rolin dhe detyrën e vet në këtë proces dhe në përmirësimin, përshpejtimin e ecjes në këtë drejtim.

Si Kryetar i Grupit dua të ndalem në sfidat që Kuvendi I Shqipërisë dhe Grupi ynë Parlamentar ka sot përballë.

1.Sfida jonë e parë lidhet me procesin legjislativ dhe një ndryshim rrënjësor që koha dhe qytetarët presin nga ne. Them koha ose momenti sepse tashmë kemi kuptuar se cfarë duhet të ndryshojmë dhe po koha do të tregojë se qytetarët nuk do të na e falin, nëse nuk e ndryshojmë.

Them qytetarët sepse ata kanë humbur interesin apo magnetizimin për tu perfshirë në këtë proces, ndërsa Këshillimi Kombëtar ishte prova e kundërt dhe shembulli më konkret i dëshirës së pamatshme të qytetarëve për tu shprehur dhe për tu përfshirë direkt. Dua ta them sot se ne duhet të ndërmarrim në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht bashkë me opozitën, një reformë të thellë për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ. Përfaqësimi është një proces dhe për këtë nuk mund të realizohet vetëm në momentin e zgjedhjeve politike, por ai duhet të ketë një vazhdimësi përgjatë gjithë legjislaturës. Hapja reale e Kuvendit për publikun, në të gjitha format e tij, është i domosdoshme. Për këtë qëllim duhet të angazhohemi për të
marrë një sërë masash ndërveprimi me publikun.

Pjesëmarrja e publikut në procesin legjislativ dhe në vendimmarrje është elementi thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe cilësisht demokratik. Pjesëmarrja në veprimtarinë e Kuvendit e sjell publikun më pranë përfaqësuesve të tyre, krijon mundësinë që ata të adresojnë probleme e të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të analizojnë e vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, si dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e të zgjedhurve të tyre. Ajo merr rëndësi të veçantë kur
diskutohen çështje që kanë të bëjnë me grupe në nevojë si: personat me aftësi të kufizuar, gratë, fëmijët, minoritetet, etj.

Zhvillimi teknologjisë së Informacionit ka mekanizmat e nevojshëm dhe zgjidhjet për ti ofruar mundësinë publikut/ qytetarëve, që të shndërrohen në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit në komunitetin ku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të politikave në shërbim të tyre. Jemi të ndërgjegjshëm se vetëm kaq nuk mjafton për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligj-bërës, pasi mbi të gjitha, ky proces i vazhdueshëm kërkon vullnet dhe Ne e kemi vullnetin për ta ndryshuar qasjen. Në fakt kjo sfidë është shumë më e gjërë se kaq dhe pas këtij Kongresi, ne do të vazhdojmë ta elaborojmë. Sepse ajo duhet trajtuar edhe në kuadër të një REFORME MË TË THELLË, që mund të përmirësojë apo ndryshojë thellësisht shumë aspekte.

2. Sfida jonë e dytë është e vjetër, por e pazgjidhur ende. Është marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit që ka nevojë të rregullohet një herë e përgjithmonë, si një marrëdhënie e detyrueshme jo një herë në katër vjet, por si një llogaridhënie në njërin krahë dhe pjesëmarrje në krahun tjetër. Kjo natyrshëm kërkon edhe një fuqizim të rolit të deputetëve, si ndërlidhësit mes qytetarëve, komunitetit dhe qeverisjes.

3. Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmendjen për dy çështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh. Opozita në Shqipëri dhe këtu i referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrësesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.

. Sfida jonë e katërt marrëdhënia e Kuvendit të Shqipërisë dhe e deputetëve me shqiptarët që jetojnë në trojet etnike dhe me shqiptarët në diasporë. Ne kemi nisur prej shtatorit një etapë të re në marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila duhet konkretizuar ende në shumë aspekte. Paneli i sotëm për rajonin, ishte një hap tjetër i rëndësisë dhe vëmendjes së vecantë që Partia Socialiste i akordon marrëdhënieve me partitë politike shqiptare, pa asnjë dallim. Deputetët e Grupit tonë duhet të rrisin kontaktin dhe forcën e përfaqësimit me zgjedhësit e tyre që jetojnë, punojnë, studiojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

 5. Sfida jonë e pestë dhe shumë e rëndësishme është roli i deputetëve brenda strukturës së partisë. Motra dhe vëllezër, Ky mandat i tretë na imponon edhe më shumë besnikëri ndaj atyre që na votuan.

 Ata s’duhen harruar për asnjë cast. Ne sapo e kaluam një test zgjedhor më 6 Mars, ku dhe ai rezultat ka nevojë të lexohet me vëmendje nga të gjithë ne.Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sa kohë të jem në politikë dhe sa herë të të flas në Kongresin tonë, do ta rithem e stërthem partia është baza e këtij procesi, ura lidhëse e grupit parlamentar, e Qeverisë, e pushtetit vendor me njerëzit.

Në territor na duhet një parti e fortë, shumë e fortë madje, jo një parti e dobët, që vendos para përgjegjësisë të zgjedhurit në të dyja niveley, sepse kjo është garancia e vetme e mos-harresë për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve. Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshëm.

Ora 13:10
Bushati: S’duhet të biem në kurthin e vetëkënaqësisë, kjo do na çonte në rrudhje të partisë! Gjendja e opozitës duhet të na shqetësojë

 

Socialisti Ditmir Bushati ka bërë një analizë të detajuar të mënyrës së të bëri politik nga PS-ja teksa tha se partia nuk duhet të bjerë në kurthin e vetëkënaqësisë, pasi kjo do të çonte në rrudhjen e partisë. Ai u ndal edhe te opozita, ku tha se situata e pazakontë që ajo po përjeton duhet t’i shqetësojë.

“Kemi përgjegjësi ta bëjmë politikën më tërheqëse, politika bëhet tërheqëse kur ka aspirate të bazuara në vlera, të shërbejë si bashkim vlerash, por vetëm kur dihet destinacioni, mund të flitet për rrugën, na duhet angazhim rreth ideve politike, si busull për orientimin e veprimit politik. Duhet të mos biem në kurthin e vetëkënaqësisë që na çon në rrudhje, po kështu situate e pazakontë që po përjeton opozita, duhet të na shqetësojë, se nuk funksionon politika, pa pasur alternativë tjetër. Për fatet e përbashkëta e atdheut, fjala kompromis, nuk duhet konsideruar si Pazar, me opozitën nuk kemi nevojë që të jemi të ndarë, port ë ndryshëm, vetëm kështu do të mundjet që trashëgimia jonë të krijojë politikanë të përgjegjshëm, vetëm kështu do të qeverisim pa sunduar, për një Shqipëri ku ia vlen të jetosh. Ukrainë, paqja, liria dhe sovraniteti janë në agresion. Tashmë ne jemi spirancë e stabilitetit, duhet të jemi krenar për vendin dhe të kemi më shumë besim te vetja, po përkujdesemi që pasojat nga lufta të jenë sa më pak të ndjeshme, tërmeti dhe pandemia na ridimensionuar marrëdhëniet me qytetarët”, tha Bushati.

Ora 12:55
Kongresi i PS-së/ Spiropali kritika PD-së: Dy ‘B’-të janë e njëjta monedhë, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës e egoist! Askush s’i sheh si alternativë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në kongresin e partisë Socialiste për rezultatet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve do të lexohet nga qeveria. Spiropali nuk i kurseu as kritikat ndaj opozitës.

‘Edhe tani, spiralja e shëmtuar e luftës së brendshme në PD, kriza ciklike që ka shoqëruar humbjet ciklike të saj, e ka bërë opozitën më të dobët. E ka shndërruar atë nga qortuese problemesh, në një problem që duhet zgjidhur. E ka kthyer nga pol ekuilibrues dhe kontrollues të pushtetit, në një pushtet të pakontrolluar nga vetëdija politike dhe të çekuilibruar. Madje edhe më keq se kaq, duke e bërë atë si kurrë më parë shkak për frymëzime tmerrësisht të dëmshme për orientimin gjeostrategjik të Shqipërisë. Shumë e kanë menduar situatën në atë parti si një kusht që garanton qeverisjen tonë të qetë. Edhe më skeptikët ndaj të majtës, edhe ata që janë kritikë të ashpër ndaj nesh nuk i shohin ata si alternativë qeverisëse. Kush nuk vë dot rregull në shtëpinë e tij, e ka të pamundur të kujdeset për Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët. Politika e spicave dhe thikave, vallet me shkopa në rrota dhe rrokullisja gjithmonë e më në beter, nguti drejt ekstremit dhe vënia e grupit në funksionin të individit të ndëshkuar ekstremisht, është dënimi që PD i ka dhënë PD-së. Dy B-të e PD-së janë i njëjti thelb, me formë të ndryshme. Është e njëjta monedhë e hedhur në hava, që si të bjerë në një anë, si të bjerë në anën tjetër, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës, egoist dhe apolitik. Duke rrezikuar kështu seriozisht, që nga 200 lekë që kushtonte hipoteka e vulës, të bëhet siç po thonë edhe ata vetë, dy lekë parti. Kontrasti ynë me ta është shumëplanësh.’- tha Spiropali

Ora 12:29
Kongresi i PS-së, Gjiknuri: Vendimet e sotme i hapin rrugë rinovimit të PS-së në gjithë Shqipërinë, ftoj të rinjtë të na bashkohen! 'Thumbon' kundërshtarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri hapi fjalën në kongresin e PS-së, i cili tha se vendimmarrja e sotme i hap rrugë gjithë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së në të gjithë Shqipërinë. Gjiknuri kishte dhe një përgjigje për kritikët e skeptikët ndaj PS-së se si arrin kjo parti që të dalë gjithmonë e para. Gjiknuri tha se mjafton që të kultivosh kulturën e debatit dhe respektimin e ideve.

‘Na presin shumë të panjohur, por nën drejtimin e PS-së e ardhmja është më e sigurt. Ne socialistët dimë mirë se suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fakt por ajo që ka rëndësi është të shohim nga e ardhmja. Vullneti dhe kurajo për të ecur para.

Disa syresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, thonë si ka mundësi që PS ka dalë më e fortë dhe më e ripertëritshme? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë, mjafton të kultivosh si bimët kulturën e debatit, dhe respektimin e ideve, është të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, dhe të kuptosh që fuqia e pushtetit, nxjerr në pah vlerat dhe dobësitë, këtu merr përgjigja dhe pse jemi më të votuarit

Vullnetare dje, patronazhistë sot. Të gjithë sot jemi jo vetëm zgjedhja e vetme por e vetmja zgjidhje e Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një politikë njerëzore të cilën e ofron PS. Ne luftuan betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi e garancie për zhvillim. Sot mund të identifikojmë nevojën për përfaqësimin ne çdo nivel pushteti. Demokratizmi i partisë është kusht kryesore për demokracinë e vendit.  Ne do ta bëjmë partinë të hapur për këdo që dëshiron që të japë kontribut. Në zgjedhjet e ardhshme diktohet nevoja për rregulla të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e sa më shumë strukturave dhe organizatave të reja për t’i përfshirë brenda nesh. Të urtësohesh, kur të tjerër bërtasin është në ADN e kësaj partie.

Sjellja e gjatë në pushtet sjell rrezikun e vetkënaqësisë. Po është koha që ne të riaktviziohemi në të gjitha strukturat e PS-së në Shqipëri. Vendimarrja e sotme i hap rrugë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së. Është struktura organizative që e bën PS-në një parti moderne, jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për të qenë një parti inovatore. Kërkohet përfshirje, përfshirje në politik-bërje. Zhgënjimi i shumë njerëzve duhet të na bëjë edh enëve që të reflektojmë. Është e domosdoshme që të rinjtë të kuptojnë dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre. PS ka qenë gjithmonë e hapur. U them të rinjve popullojeni sa më shumë PS-në. duke qenë brenda keni mundësinë ta ndryshoni atë.’- tha Gjiknuri.

Ora 12:13
Kongresi i PS-së, nis faza e dytë me himnin kombëtar dhe himnin e Ukrainës

 

Faza e dytë e punimeve të kongresit të Partisë Socialiste ka nisur me këndimin e himnin kombëtar, po ashtu edhe me himnin kombëtar të Ukrainës.

Ora 12:10
Nis faza e dytë e punimeve, mbërrin Rama! Priten ndryshimet në statut

 

Nis faza e dytë e punimeve e Kongresit të PS-së! Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet që të ketë ndryshimet në statutin e PS-së, ku do të shtohet sekretari ekzekutiv pranë degëve në rrethe, si edhe do të shtohen edhe 2 Sekretariate të reja në parti.  Në Kongres marrin pjesë 1007 delegatë ku do të votohet shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve pranë bashkive

Ora 12:05
VIDEO-LAJM/ Gafa e ministres Bora Muzhaqi: Ju kërkoj ndjesë për diellin e tepruar

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bërë një tjetër gafë sot gjatë fjalës në panelin e Kongresit të PS-së, ku ishte e pranishme, në tendat me të rinjtë.

Ajo kërkoi ndjese për diellin e tepruar (qesh). Si duket kjo ishte një 'formë mirënjohje', që ministrja bëri për të pranishmit që ishin duke e dëgjuar, të cilët po qëndronin në diell.

“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”, deklaroi ajo ndër të tjera.

Ora 11:55
Kongresi i PS, Braçe për Report Tv: Bujqësia sektor jetik, nuk sjell varfëri! 8 probleme, 24 propozime për zgjidhje

Socialisti Erion Braçe është treguar mjaft kritik lidhur me forumin e krijuar para Kongresit të PS-së, që i është dedikuar bujqësisë. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Rovena Cerka tha se ka gati 24 propozime që do t’i jepnin një zgjidhje 8 problematikave që ka hasur në këtë sektor. Një nga këto është rregullimi i pagesave brenda këtij sektori. Duke sjellë në vëmendje një problem, ku thotë se bujqit kanë gati një vit pa marrë pagesat nga grumbulluesit, Braçe thotë se do të propozojë në Kuvend që një ligj që e detyron grumbulluesin që të bëjë pagesën për fermerin “brenda 45 ditëve.

“Është bërë mirë që kongresi është bërë ndryshe nga herët e tjera se duhet të thyet ajo rutina, ka një distancë të madhe mes PS dhe njerëzve të thjeshtë të këtyre njerëzve, njerëz që ne i adresojmë politika, por që ose nuk mbërrijnë, ose mbërrijnë të deformuara, ky format ishte shumë me vlerë , por do duhen vite, të menduarit në mënyrë kritike, të priturit e radhës, unë kam mësuar gjë gjënë e mirë mos e përmend, por bëje, e vlerëson vetë, ama koha për të përmirësuar gjërat ikën, humbet, duhet të bëjmë më tepër, kisha ardhur me 8 problematika dhe 24 propozime që e kthejnë bujqësinë majtas, lënia e bujqësisë në dorë të privatit duke krijuar kartele, PS duhet të korrektojë shpejt, ky ishte shqetësimi, ju nuk dëgjuar asgjë nga kritikat e mia, 24 propozimet do i çoj deri në fund, e kam gjetur vendin, në parlamente njerëz që kanë muaj që nuk kanë marrë parat e produkteve që i kanë çuar në grumbullim, muaji rropatet për 4 muaj që në fund të marrë paratë, e dorëzon në grumbullim dhe duhet të presë edhe 1 vit për të marrë paratë, meqë e kemi rregulluar me ligj, duhet ta bëjmë edhe brenda sektorit të bujqësisë, të ndërtojmë ligj, që u jep vetëm 45 ditë kohë për të paguar bujkun, doja që ta shfrytëzoja për të lancuar këto, por do të shkojmë në parlament.  Blen me zero dhe e shet me 20%, këtë duhet ta mbulojë grumbulluesi, kur është me humbje s’ka interes për faturën, masa e informalitetit në bujqësi në grumbullim dhe përpunim është rritur dhe është bërë galante, e vështirë që të gjesh një faturë nga bujku te dyqani i lagjes”, tha Braçe.

Ai shtoi se këto propozime, nuk i bën me qëllim që të marr postin e ministrit të Bujqësisë, teksa kritika e tij ka vijuar edhe për skemat e mbështetjes, duke thënë se ato janë përjashtueshe, jo gjithëpërfshirësve, madje sipas tij ka edhe korrupsion.

“Nuk vetë ofrohem për ministër bujqësie, kisha kritike dhe propozime për këto zgjidhje. Lëvdatat nuk kanë vlerë, dëgjuat njeri të flisnit për tregun e plehrave kimike, bëri njeri gjë jo, ky është një propozim që duhet t’i shkojë parlamentit, skemat të mbështetjes janë përjashtuese, jo gjithëpërfshirësve, madje ka edhe korrupsion, kjo nuk bëhet nga ministri, por sistemet, sot bujqësia ka nevojë për dashuri dhe lehtësi fiskale, ndryshime buxhetore, ka njerëz te ne që mendojnë se bujqësia shpërndan varfëri, këto kriza dëshmojnë që bujqësia është shumë e vlefshme, është jetike, duhet të ndryshojë qasja dhe ta shohin bujqësinë si një degë kyçe”, tha Braçe.

Ora 11:19
Propozimet e Braçes: Moratorium për hidrocentrale, të mos ndërtohen në çdo rrëke uji! Të rimerren rezervuarët e vegjël e të përdoren përvaditje! Studim kombëtar për ndryshimet e klimës

 

Socialisti Erion Braçe ka folur sot për situatën në bujqësi, ku tha se duhen marrë masa të menjëhershme që vëmendja të shkojë drejt prodhimit vendas.

Me një fjalim të shkruar me shkrim dore, Braçe ka lexuar një e nga një të gjitha pikat që mund të shërbejnë si zgjidhje për të përmirësuar këtë situatë. Ai propozoi një moratorium për hidrocentrale, që të mos ndërkohen në çdo burim uji, marrjen e rezervuarve të vegjël dhe për t’i përdorur për vaditje si edhe një studim kombëtar për ndryshimet e klimës

“Nisur nga problematika, është e vërtetë që pandemia, rinisja pas pandemisë, dhe më pas lufta. Do duhej të na kishte bëtë të vetëdijshëm për nevojën jetime të fshatarëve, dhe se nuk është turp të jesh nga fshati. Duhet ta pranojmë, një arsyet pse nuk ndodh është se kemi pak afrimitet me importët, madje edhe klienteliste dhe lënët e para dhe produktet e gatshme nga importi, atje në fushën e tyre kemi dhe një hall më të madh, 4 veta sjellin vajin. 3 sheqeri, 3 orizin, ashtu si 2 veta zotërojnë tregun e importeve bujqësore dhe s’është e vërtetë që në atë treg ka konkurrencë, një pjesë e tyre kanë abuzuar barbarisht, të dhënat që disponoj nga dogana, kanë shitur 50% më shtrenjtë që kanë sjellë në doganë ato produkte plehrat kimike që një pjesë janë të pa certifikuara. Bujqësi jo aq sa duhet dhe importe e shtrenjta të produkteve të gatshme dhe të lëndëve të para, kjo është kriza jonë dhe këtë duhet ta zgjidhin.  Duhet t’i përgjigjemi ndryshimet klimatike për të siguruar

Moratorium për hidrocentrale që vazhdojnë të ndërtohen në çdo rrëke uji, është themelore kjo gjë, nëse japim leje për hidrocentrale që pasurojnë një njeri, nuk kemi bërë marrëveshje të qarta, në Banjën e kemi pasur vepër që prioritet ka pasur vaditje. Marrëveshje të qarta më të dhe çdo hidrocentral tjetër, ndryshe Divjaka s’do jetë më kjo që është.

Proces rimarrje të rezervuarve të vegjël të të vihen në shërbim të vaditjes. Duhet të përdoren tani. Plan kombëtar që mbron burimet ujore nga puset, vadisim me puse pjesa më e madhe, kriprat që dalin nga poshtë sipër. Na ka vënë përpara tregu, kërkesa e tij, norma e fitimit, e shpejtë dhe e lartë, rajonalizmi na ka dështuar. Ekuilibër i ri që garanton kultivimin dhe qarkullimin e kulturave të drithërave. Studim kombëtar për ndryshimet e klimës, për të kapur hershmërinë dhe vonshmërinë”, tha Braçe.

Ora 11:14
Pëllumbi i kërkon të flasë shkurt, Braçe: Ti kërkon të më ndërpresësh fjalën? Që nga 1990 s’ka ndodhur, janë sugjerime që duhet të merren parasysh ose do jetë shumë vonë

Një debat ka pasur mes dy socialistëve, Arben pëllumbi dhe Erion Braçe. Pëllumbi i ka kërkuar Braçes që fjalimin ta përmblidhte shumë shkurt, por ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë.

Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë/

Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë, që nga 1990 kjo s’ka ndodhur.

Ora 10:58
Ministrja e Shëndetësisë: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, do ofrohen fishat e diabetit falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve. 

"Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit", deklaroi Manastirliu.

Ora 10:53
Ministrja e Turizmit: Do pastrojmë çdo cep të Shqipërisë! Më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në panelin e Kongresit të PS, foli për nismën e 1 qershorit për heqjen e qeseve plastike.

Kumbaro tha se në 17 mars parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të qeseve plastike, pasi ka rezultuar si ndotësi kryesor i mjedisit. Sipas saj, të gjithë shqiptarët nuk duhet të përdorin më qese plastike, po duhet t’i kthehen zakonit të torbave, por kjo nuk është një nismë që mund ta bëjë vetëm qeveria dhe bashkia, por kërkon që edhe të rinjtë e gjithë qytetarët ta ndjekin më përpikmëri.

“Nga sondazhi i Këshillimit Kombëtar rezultoi se 77% e qytetarëve shqiptar kërkojnë rritjen e sanksioneve dhe gjobave për ndotësit në mjedis. Ne do t’i rrisim gjobat dhe është detyra jonë të mos lemë asnjë cep të territorit të Shqipërisë pa e pastruar. Duhet ta kemi të pastër siç kemi shtëpinë tonë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë.”

Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.

Ora 10:08
Ministrja e Ekonomisë: Paketa sociale, provë se mbrojmë më të dobëtit

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vizioni i PS është ai për një Shqipëri më të sigurtë, më të fortë, më të zhvilluar.

“Ne sot jetojmë në një epokë ku çdo qytetar mund të marrë çdo shërbim me një klik. Sot qytetet janë transformuar në drejtim të të gjithë hapësirave publike, në drejtim të hapësirave kulturore, por mbi të gjitha në drejtim të hapësirave ekonomike që ofrojnë. Ka shumë më shumë turistë dhe vizitorë, një numër gjithmonë e në rritje biznesesh të reja që hapen, vendase dhe të huaja. Vendet e punës janë në rritje dhe pagat janë në rritje. Nuk është mjaftueshëm. Ne duam një ekonomi më të zhvilluar dhe një Shqipëri më të sigurtë”, deklaroi ministrja e Financave.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ministrja e Financave sqaroi se atje njerëzit jetojnë në frikë për sigurinë e tyre fizike. Efektet e luftës, tha Ibrahimaj, kanë ardhur te ne ashtu si në të gjithë botën, përmes rritjes së çmimeve.

‘Ne vendosëm të amortizojmë kostot e rritjes së çmimit të karburanteve për të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi ta përballojnë rritjen, për të gjithë fermerët, për të gjithë shoqëritë e transportit publik urban dhe ndërurban, për ata qytetarë që përdorin transportin publik.’- tha Ibrahimaj.

Ora 10:05
Ministrja e Infrastrukturës: Në të ardhmen të gjithë energjinë do e prodhojmë vetë dhe do bëhemi eksportuese e fuqishme

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ditën e sotme në panelin e Kongresit të PS, foli për situatën energjetike në vend, krizën energjetike që e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.

 “Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet brenda disa muajve apo një viti, pasi është një projekt që kërkon kohë dhe investim.” u shpreh Balluku.

Ora 10:05
Muzhaqi në Kongresin e PS-s: Fokusi te rinia, inovacioni dhe fëmijët

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, të shtunën e 9 prillit, së bashku me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, drejtuan punimet për fushën e rinisë, inovacionit dhe fëmijëve, në Kongresin e Partisë Socialiste (PS).

Në fjalën hyrëse, Muzhaqi tha se, nga konsultimi që ka pasur me të rinjtë, ka evidentuar kërkesa të larta që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), përpos atyre për argëtim në fushat kulturore, sportive dhe hapësira të targetuara për të rinjtë. 

“Shoqëria e dijes është vizioni ynë për Shqipërinë 2030”, ka deklaruar Muzhaqi, duke theksuar se kjo do të arrihet përmes krijimit të një̈ sistemi arsimor që i edukon, sfidon, frymëzon fëmijët, por edhe i përgatit ata për të qenë konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre në botë. Nga karrigia e moderatores, në panelin me të ftuar aktorë kryesor të teknologjisë  dhe përfaqësues të ICTs Media,  TUMO Center, SDA by Protik, Oficina dhe Coolab, ministrja e Shtetit ka ndarë me pjesëmarrësit dy lajme të mira. “Fillimi i vitit të ri akademik do të gjejë shumë fëmijë të klasave të para me një sistem krejt të ri të mësimit të teknologjisë, në laboratorë modernë të informatikës, me pajisje bashkëkohore si tabela interaktive, laptopë dhe mini-kompjutera të programueshëm”, tha ajo.

Gjithashtu, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët theksoi se, ky vizion do të aftësojë fëmijët në kodim që në klasën e parë dhe do të mbështesë të rinjtë që të bëhen koduesit e të ardhmes.

I dyti lajm ishte ai i programit jashtëshkollor, i cili do të ndahet në dy nivele dhe do të përfshijë artet dhe zejet tradicionale, kopshtet e gjelbra që do të ndërtohen në shkolla nga vetë nxënësit dhe pjesën e teknologjisë ku do të mësohen bazat e kodimit nëpërmjet mikro-kompjuterave të programueshëm.

Në përmbyllje, Muzhaqi tha se përgjatë këtij viti, për të rinjtë në fushën e TIK-ut që kanë nevojë për trajnime të mëtejshme për të thelluar njohuritë apo për ata të rinj që duan të ndryshojnë drejtimin e tyre në karrierë, do të ofrohen bursa për kurse intensive në fushat e teknologjisë. Në panelin e dytë, drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, u diskutua më tepër rreth mundësive të punësimit në sektorin e teknologjisë për të rinjtë dhe fëmijët.

Ora 10:01
Ministrja e Jashtme në forum: Diplomacia shqiptare periudhë të paprecedentë suksesesh e arritjesh! Kosova për ne, e shenjtë, po i bëhet padrejtësi me vizat

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në forumin “Rajoni, Europa dhe Siguria”, ku është ndalur të flasë për disa çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

“Sot është e pakundërshtueshme që kjo filozofi i ka dhënë frytet e saj dhe diplomacia shqiptare është duke përjetuar një periudhë të paprecedentë suksesesh e arritjesh.

Vetëm pak kohë pasi drejtoi me sukses Presidencën e OSBE, Shqipëria ulet sot në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi sot, bashkë me Shtetet e Bashkuara e me ftesë të tyre bashkë-penëmbajtës të dosjes së Ukrainës, kapacitet në të cilin kemi luajtur një rol të rëndësishëm qoftë përmes kalimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme që i bënte thirrje Rusisë të ndalonte luftën, qoftë në vendimin për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, qoftë në themelimin e Grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë i cili po punon për evidentimin e krimeve të luftës të kryera nga Rusia gjatë agresionit të saj kriminal kundër Ukrainës. Performanca në Këshillin e Sigurimit, edhe pse padyshim pjesa më e rëndësishme, nuk është një histori e veçuar. Shqipëria është duke kontribuar me ide e qëndrime konkrete e parimore në çdo organizatë ku bën pjesë.

Procesi i integrimit ka avancuar shumë duke arritur madje në një përmbysje të skemës, ku sot nuk bëhet më fjalë nëse Shqipëria – e padyshim edhe Maqedonia e Veriut – e meriton hapjen e negociatave, por nëse BE do të arrijë të mbajë fjalën e dhënë Shqipërisë duke hapur negociatat. Krahas reformave të thella të integrimit në çdo fushë, në politikën e jashtme, linjëzimi 100% me BE, puna aktive për të çuar përpara interest e përbashkëta dhe agjendat e përbashkëta me BE, që nga agjenda Gratë Paqja e Siguria e deri tek çështjet e radikalizmit të dhunshëm dhe e drejta ndërkombëtare, sot kanë bërë që edhe ato vende që dikur ishin më skeptiket për Shqipërinë të zgjerojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me ne”, tha Xhaçka.

Një rëndësi të veçantë në fjalën e saj, Xhaçka i kushtoi Kosovës, ku tha se SHquipërua punon me qëllimin se “çfarë mund të bëjmë më shumë për të”.

“Në të gjithë punën tonë, si përfaqësues të Partisë Socialiste, si qeveri e Partisë Socialiste dhe si ministër i emëruar nga Partia Socialiste ka gjithmonë një prioritet që është mbi gjithë të tjerët, jo thjesht sepse është një detyrim kushtetues, por mbi të gjitha sepse është një detyrim moral, kombëtar, patriotik me të cilin jemi ushqyer bashkë me qumështin e nënës. Ky prioritet është kauza e shqiptarëve në rajon, të drejtat e shqiptarëve në rajon, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Preshevë dhe ku padyshim, e për arsye të kuptueshme fokusi kryesor në këto vite ka qenë Kosova. Në çdo konsultë e mbledhje, në çdo përgatitje vizite e qëndrimi, Kosova është gjithmonë aty. Dhe gjithmonë përpara çdo vendimi e çdo qëndrimi shtrohet pyetja si ndikon kjo tek Kosova? Çfarë mund të bëjmë më shumë për Kosovën?

Është një çështje që e ngremë në çdo takim bilateral duke lobuar për njohje e për mbështetje për njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Është një çështje që e ngremë me forcë e pa u lodhur me BE dhe vendet anëtare duke denoncuar me forcë padrejtësinë që i bëhet Kosovës duke e izoluar në mes të Europës pa mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Është një çështje që e kemi prioritet të punës tonë në Këshillin e Sigurimit ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë e ku ende duhet shumë punë”, u shpreh ministrja.  

 Ajo vuri theksin edhe të domosdoshmëria e Ballkanit të Hapur, dhe raporti i mirë mes fqinjëve.

“E them këtë, sepse e di, e besoj të gjithë e dimë e mund ta bisedojmë hapur si miq, që puna që po bën Shqipëria në rajon në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal, e posaçërisht puna për nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar shqetësim tek një pjesë të forcave politike e të shoqërisë shqiptare në rajon, të cilat e kanë kuptuar këtë nismë si një zbehje të mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën.

E vërteta padyshim s’është kjo sepse Kosova për ne është e shenjtë, ashtu siç është e shenjtë kauza e shqiptarëve në rajon. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe ka dy pjesë. Në njërën anë, kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e përshpejton proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit. Përshpejtim i cili sjell përfitime konkrete për të gjithë rajonin, përfshirë shqiptarët. 

Ana tjetër, është dimensioni strategjik i kësaj nisme e cila në fakt, ashtu si Procesi i Berlinit, ngrihet mbi filozofinë që zgjidhja e problemeve që ka ende sot rajoni, kalon nga bashkëpunimi e integrimi. Kjo padyshim nuk do të thotë që të harrohet e shkuara. Kjo do të thotë që të shohim nga e ardhmja për ta kërkuar aty adresimin e problemeve të së shkuarës. Një e ardhme që mund ta ndërtojmë së bashku duke replikuar një eksperiencë të suksesshme që ne e dimë, atë të Bashkimit Europian. Por si mund të replikohet kjo eksperiencë në rajonin tonë pa përfshirë në të shqiptarët e serbët, që janë dy popujt më të mëdhenj që përcaktojnë prej shekujsh historinë e rajonit? A nisi Bashkimi Europian me Gjermaninë e Francën, armiq shekullorë me luftëra me miliona viktima, apo me Irlandën dhe Greqinë?

Fqinjët nuk i zgjedhim. Nuk e kemi ne në dorë të vendosim kë kemi në kufi e me kë na ka lidhur për mirë a për keq historia. Ajo që ne kemi në dorë është të ndërtojmë një vizion për të ardhmen që ngrihet përmbi konfliket e të shkuarës dhe që, duken qenë që ka në thelb bashkëpunimin e integrimit, krijimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike, tregtare e politike, na ndihmon paskëtaj të trajtojmë në mënyrën më konstruktive e efikase çdo çështje ende të pazgjidhur në rajonin tonë”, u shpreh Xhaçka.

Në fund, Xhaçka tha se sot më shumë se kurrë është një moment sfide për rajonin për shkak të luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të Rusisë për destabilizim.

Ora 10:00
Kongresi i PS-së, Ministri i Mbrojtjes: Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s

 

Ministri Niko Peleshi i pranishëm në një prej 5 paneleve të hapura për publikun në Kongresin e Partisë Socialiste ka deklaruar se çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Peleshi tha se projekte të mëdha ndërkombëtare si TAP përfaqësojnë një mundësi historike për Shqipërinë, ndërsa shtoi se TAP është i një rëndësie strategjike pasi është alternativë për të plotësuar nevojat për gaz jorus në Evropë.

‘Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë. Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Zhvillimet e fundit e kanë forcuar unitetin e Aleancës në mbrotje të hapësirës së përbashkët dhe sovranitetit të vendeve anëtare. Forcat e Armatosura duhet të përmbushin detyrat që burojnë nga NATO. FA duhet të jenë të afta të përmbushin detyrimet që burojnë nga misioni kushtetues për ruajtjen e  integritetit territorial të vendit.

Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë ofron potencialin për shndërrimin e vendit në një qendër të kryqëzimit të flukseve të mëdha të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Projekte të mëdha ndërkombëtare si TAP përfaqësojnë një mundësi historike për Shqipërinë. TAP është i një rëndësie strategjike pasi është alternativë për të plotësuar nevojat për gaz jorus në Evropë. Projekte madhore kombëtare, si ndërtimi i portit të ri në Porto Romano apo rindërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës e më pas lidhja me hekurudhë me Maqedonine e Veriut dhe Greqinë ofrojnë mundësi për dislokueshmëri dhe lëvizshmëri të lartë. Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. BE duhet të kuptojë domosdoshmërinë që ka integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me procedurë të përshpejtuar. Njohja e menjëhershme e Kosovës nga të gjitha vendet e BE dhe NATO-s, do t’i hapte rrugë integrimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike’- tha Peleshi.

Ora 09:38
Kongresi i PS/ Veliaj për Report Tv: Të ftuar personalitet të PS që kanë kontribuar ndër vite, sot do flasim më pak e do dëgjojmë më shumë

 

Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv si drejtues politik i Tiranës ka zbuluar se në Kongres janë të ftuar personalitete te PS-së që kanë kontribuar ndër vite. Ai tha se në këtë kongres, do të flitet më pak dhe do të dëgjohet më shumë.

“Do jetë një ditë fantastike për Tiranë. Tirana ka shumë aktivitet, një kongres jo vetëm punë për partinë, por janë edhe shumë biznese, panaire. Dje kemi pasur 40 aktivitete në Tiranë. Qyteti i bën mirë çdo lloj aktiviteti, kur ndodh një Kongres, Tirana ka xhiro. Kjo është një gjë tjetër, do dëgjohet më shumë se sa të flitet, janë ftuar grupe interesi për të dëgjuar, ne duhet të dëgjojmë pak më shumë, është një panair i madh, dhe do dëgjohet çfarë do të bëhet më mirë. Kemi ftuar të gjithë personalitetet e PS, një pjesë janë të deleguarit me tesera, ndërsa pjesa tjetër ato që kanë kontribuar ndër vite, do të jetë një raportim nga gjetjet nga Këshillimi Kombëtar”, tha Veliaj në intervistën për gazetarin Ermal Qori.

Ora 09:35
Varësia nga nafta? Veliaj për Report Tv: Koha të përdorim transport elektrik! Mënyrë e re pastrimi me kazanë nën tokë! Të rishikojmë kapacitete e ushtrisë

 

Erion Veliaj, si kryebashkiak i Tiranës, në një intervistë për gazetarin Ermal Qori ka prezantuar të gjitha forumet që do të jenë pjesë e Kongresit të PS-së, ku u ndal në disa projekte që po diskutohen që të vihen në zbatim, parë edhe nga zhvillimet e fundit në rajon e në botë.

Ai foli për një ndryshim të konceptit të transportit duke shkuar drejt asaj elektrike, që të mos kemi varësi nga nafta, teksa foli edhe për pastrimin e qytetit, ku tha se po punohet që kazanët të vendosen nën tokë. Gjithashtu, u ndal dhe te lufta në Ukrainë, ku tha se ka ardhur momenti për të rishikuar edhe kapacitetin e ushtrisë sonë, nëse duhen rezervistë.

" Duhet të shohim eksperienca, nëse gjysma e taksive janë kthyer në elektrike,. Flota e Bashkisë po, mos është kjo e ardhmja, që të mos kemi pavarësi nga nafta? Sa të presim dhe të shohim me sytë nga lufta, a mos është momenti që në Tiranë ne ë përdorim një transport më të qëndrueshëm, a ka ardhur koha të riciklohemi pak më shumë, kjo historia e mjedisit nuk është më e urgjente? Do kemi disa risi me pastrimin në Tiranë, të gjithë kazanët do të shkojnë nën tokë, që të mos ketë vizualisht ajo dukja e kazanëve. Ne do bëjmë tonët, në momentin që ke shumëllojshmëri opsionesh. Më pas kemi industrinë digjitale, punët e të ardhmes, sot ky stadium ka vetëm 1 herë në javë ndeshje, një gjimnazisti I themi shko studio teknologji, kurse në shesh kemi një hapësirë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, forumi I fundit është për marrëdhëniet me jashtë, për shqiptarët në rajon. Të shikojmë nevojat në Ushtri, nëse kemi nevojë për rezervistë", tha Veliaj. 

 

Ora 07:39
Pak orë para Kongresit, Rama publikon foton nga selia e PS-së me në sfond Fatos Nanon

1649482490_RAMA.jpg

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, sot në mbledhjen e kongresit të kësaj partie ka reaguar në orët e para të mëngjesit duke uruar qytetarët për një fundjave të mbarë. Ajo që bie në sy, është se Rama ka publikuar një foto nga selia e PS-së, ku pas tij është vrarur në mur fotoja e ish-kreut historik të PS-së, Fatos Nano.

'Mirëmëngjes dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë!'- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zoi: 10/04/2022 15:05

    Prokurorite neper vende demokratike hetojne dhe cojne ne ndjekje penale autoret e veprave penale. Vecanerisht, eshte me imperativ roli i saj kur megaskandale si ky i inecatoreve jane sheshit. E heton apo jo SPAK Berishen pak rendesi ka. Me rendesi eshte te hetohet kushdo qe gjeneron krim te organizuar dhe korrupsion dhe qe perben rrezik kombetar. Sot, fytyra e ketij rreziku eshte modeli me i shemtuar i pare ndonjehere, ai Rama! E ka shpallur ose jo nongrata Sekretari ne detyre i Shba. Si mendoni do te qe diskutimi nese nje minister i Berishes do te qe ne burg per favorizim kultivim kanabisi? Apo nje tjeter per ineciatore ose afere te ngjashme? A nuk do te tundeshin malet, madje dhe nga vete Shba ne Tirane? Kushdo me mendje racionale mund te kuptoje se autori i kesaj afere, mastermind, eshte ai ose ajo po neneshkrimin e te cilit nuk ndryshon asnje ligj, apo VKM dhe cdo gje qe vjen pas tyre. E dini pergjigjen. Vete SPAK e ka te qarte se Berisha Non-Grata per Shqiperine quhet Edi Rama.

    Përgjigju
  • Loni: 10/04/2022 13:17

    KM me presionin qe i beri Spakut, doli qarte se ai ka dore tek shpallja nongrata e Berishes. Sa ishte Luli nuk i kerkoi gje Spakut, ndersa tani qe PD e mori Berisha dhe nongrata deshtoi per ta nxjerre ate nga politika, i ben presion Spakut. Kur e pyesin gazetaret per Berishen, thote nuk merrem me te gjallet e vdekur. Por nga ana tjeter i ben presion Spakut qe ta procedojne. Dmth qenka e vertete qe i ka hyre frika nga Berisha.

    Përgjigju
  • Gripi: 09/04/2022 21:32

    Mos na pyet neve per SPAK-un por pyet veten. Pyete SPAK perse e liroi pas 3 muajsh ate te tenderit te uniformave dhe a beri ndonje sekuestro per demin 25 miliin euro. Cfare kontrobuti kishte Alqi Bllako qe e bere deputet etj. Pyete Arben Ahmetajn Tigrin se cfare po ben ne Vlore me Dritan Lelin dhe Mezan Malajn? Pyete Blendi Gonxhen se sa para i cojne ne dite sekseret e patentave? Mos u anko per Berishen se me karten kundra tij nuk merr me vota. Shporr nga administrata injorantet, arrogantet dhe dashnoret e tyre. Vendos ne shinat e ligjit policine e shtetit. Nuk ka me justifikime!

    Përgjigju
  • Ilir: 09/04/2022 18:09

    Opozita do ta gjejë një ditë liderin e vet mbasi të shporren Sali Berisha e Ilir Meta, por sa tmerr që e ardhmja e PS do të jetë midis sojit të Bojaxhi Xhepistit apo Buçe Belës.

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/04/2022 16:12

    Ky ka rrëshqitur nga truri, e zbrazi Shqipërin nga të rinjët e tani ata që kan mbetur don ti blejë me drog. Imiton putinin sepse km bq financohet nga serbia për ta zhbër Shqipërin (fat i madh që sot jemi në NATO)

    Përgjigju
  • Geron: 09/04/2022 16:03

    nard ndoka analfabet

    Përgjigju
  • Gazheli Kasapi doganes: 09/04/2022 15:48

    Berisha arrestohet kur spak te te arrestoje ty dhe shpuren tende te korruptuar. Te gjithe bashke ose asnje

    Përgjigju
  • red: 09/04/2022 15:32

    ore si sfole njehere per veten, qe drejtesi do te kete kur te merren me mua

    Përgjigju
  • Eduart Shalsi: 09/04/2022 14:51

    E kam thënë dhe po e përsëris do vjedhin dhe ne,po jo si ata të Pd...

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/04/2022 14:41

    Beteja, fitorje / për PARÀ na presin!

    Përgjigju
  • liza: 09/04/2022 14:40

    Shume eshte bere nga ana juaj dhe shume mbetet ende per t’u bere, prandaj keni besimin dhe mbeshtetjen tone.

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/04/2022 16:14

      Për drog dhe drgagjiun e ke fjalën apo jo

  • reisa k: 09/04/2022 14:35

    Nese ne vazhdojme e veprojme te gjithe se bashku, kjo eshte vetem fillimi i puneve te mira

    Përgjigju
  • Ela: 09/04/2022 14:32

    U mblodh kongresi i sharlataneve, hajduteve, injoranteve, te paafteve, narcizisteve, plehrave, te paskrupujve etj,etj. Jo se krahu tjeter eshte me i mire, te gjithe derrat nje turi kane.

    Përgjigju
  • Erlind: 09/04/2022 14:21

    Eshte teper e thjeshte te zgjedhesh midis rrugeve,shkollave,spitaleve dhe hunjve,bravave,dyerve. #ps4life

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/04/2022 14:16

    Lart më lart, o shokë / flamujt e Kongresit / beteja, fitorje / përpara na presin! Parti, Edvin!

    Përgjigju
  • dritan: 09/04/2022 13:58

    Shendetesia qe deri dje qe ibret, ku te zhvasnin e sherbim nuk merrje, me investimet e bera, me ne fund kemi spitale ashtu sic vendi yne e ka merituar prej vitesh

    Përgjigju
  • luani: 09/04/2022 13:21

    zonja ministre e jashtme asnje fjale per emigtantet bravo

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/04/2022 13:07

    Nga sot bien cmimet dhe zhduket korrupsioni.

    Përgjigju
  • KORRUPSIONI: 09/04/2022 12:39

    Po me MUA çfarë do bëhet????!

    Përgjigju
  • Zyhdi: 09/04/2022 12:37

    Qe ne nisje zoti.Rama dhe nje here na vertetoi se sa solidar eshte ndaj cdo situate apo vendi. Bravo

    Përgjigju
  • Une: 09/04/2022 12:32

    Eshte vertet kenaqesi te shohesh kete kongres. Njerez me kulture, me edukate qe dine te debatojne dhe te flasin. Edhe nga pamja e jashtme sikur jane race tjeter me ata te PDs. Nuk kane lidhje. Kane te meta por sot per sot jane te vetmit qe mund te qeverisin shqiperine.

    Përgjigju
    • Une: 09/04/2022 15:04

      I MAJTI JO HAJDUT, Derrat nje turi kane e vertet si ne PS dhe PD. Edhe PS ka derrat e vet por PD eshte partia e derrave qe duan te bejne pise cdokend tjeter.. do vazhdojne ta hajne mot deri sa te kthehen ne mut per pulat vet si lideri i tyre Saliu.

    • I majti jo hajdut: 09/04/2022 13:27

      Të gjithe derrat një turi kanë Ps e Pd, mjer ti për mendjen që ke, po dhe te jap të drejtë ta do vendi punës...

  • Geron: 09/04/2022 12:29

    partia socialiste partia me solide me programet me te sakta

    Përgjigju
  • lali: 09/04/2022 12:26

    per te ardhur keq sesi opozita eshte degraduar me shume opozite po ben erion brace

    Përgjigju
  • Ruku: 09/04/2022 12:18

    Rama,akoma me Nano hajdutin. Jeton ne me te Wienes sikur eshte me gjak blu! Si nuk ju vjen turp. E linte nga 16 ore pa drita Shqiptaret. Shpejt i harrojme. Mjere ne. Jeton Nanua ne mes te lluksit nje cop legeni e hajduti e burgaxhiu qe futi ne vellavrasje fjith Shqiptaret. Turp turp

    Përgjigju
  • Gomari i babatasit: 09/04/2022 11:09

    Z Rama,neqoftese ktheni Nanon,atehere mos u qurravitni per kthimin e Berishes.

    Përgjigju
  • Geron: 09/04/2022 10:36

    partia socialiste shembull i bashkimit dhe i organizimit jo si pd shembull i kaos dhunes e percarjes

    Përgjigju
  • Flamuri: 09/04/2022 10:24

    O edo je i modh perzotin, me keto detaje neper foto i ben njerezit "lemsh". Ua ben mire te pakten kane me cfare te merren e nuk flasin kot pa lidhje

    Përgjigju
  • lida: 09/04/2022 10:21

    Kaq shume organizime ne te njejten kohe e kudo arrihen vetem nepermjet punes se mireorganizuar te PARTISE SOCIALISTE

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 09/04/2022 09:51

    bravo per punet e mira vetem shmangni lejfenizmat e servilizmat se lakejte e poeteshat vetem prishin pune

    Përgjigju
  • KASTRAVEC KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/04/2022 08:36

    O Edi Rama e paske piketuar Fatos Nanon për President po mir bëje dhe president se dhe Tosi të mori ty nga Franca e të bëri kryeministër. Kshu që ja kthen NDERIN Tosit se kshu bëhen gjërat në Albanistanin ton.

    Përgjigju
    • Erion: 09/04/2022 11:30

      Ja se do te vizatoj dhe ty per pak! Hapni sytt o njerez dhe shikoni punet qe po ben kjo parti pwr ne.

  • Eni: 09/04/2022 08:05

    Sikur te zgjoheshin te gjithe heret per punet qe e presin Shqiperine!Askush nuk deshiron te punoje.shumica neglizhojne dhe majmen.Asnje pune nuk ben kryetari i PS ne Vlore veç eshte kthyer ne shef kuadri qe cakton drejtuesit e arsimit ne Vlore bashke me drejtoreshen e ZVA se.Shkon ne ndonje lapidar deshmori dhe vendos ndonje buqete me lule sikur i dhemb shpirti bashke me ca fytyra qe na jane veshtirosur dhe nuk i shohim dot neoer ekrane

    Përgjigju
    • artur: 09/04/2022 10:31

      Pra, ti mendon se rregullimet,sistemimet jane te kota a?? Hapi syte mire dhe shif veprat zemra. Veprat nuk duken vetem ne qytetin e Vlores, por ne cdo cep te Shqiperise.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?