Viktima Eglantina Buci dhe vendi ku u gjet e groposur

Zbardhet dëshmia e motrës së Eglantina Buci, e vrarë nga i ati dhe i vëllai në Tiranë: Babai e 'lante' mamanë në gjak, na rrihte me kabull elektrik! Prokuroria kërkon 50 vite për autorët

20 Janar 2022, 16:50| Përditesimi: 20 Janar 2022, 17:19

  • Share

TIRANË- Histori makabre e vrasjes së Eglantina Bucit nga babi dhe vëllai i saj 10 vite më parë në Tiranë, është rikthyer sërish në vëmendje. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur sot hetimet për babë e bir duke kërkuar 50 vite burg për të dy. Edhe më e trishtë ka qene dëshmia e motrës së viktimës, e cila tregoi dramën dhe dhunën që Faik Buci ushtronte ndaj dy vajzave të tij dhe bashkëshortes.

Në seancë e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Elona Tufa, motra e viktimës, rrëfen se si i ati i rrihte barbarisht me kabull elektrik dhe se e ëma e tyre dhunohej aq shumë sa ishte gjithmonë 'e larë' në gjak.

"Kam fakte që jemi rrahur me kabllo dritash nga ky person prandaj u detyruam të iknim nga shtëpia. Me kabllo dritash pse hanin fëmijët karamele, rriheshim në mënyrë barbare. Ky babai im i ka bërë këto. Unë e kam baba. Gjithë jetën derisa kam ikur nga shtëpia. Pastaj mami ka ikur nga shtëpia se lahej në gjak çdo ditë", tha Elona para gjyqtarëve.

Si u zbulua ngjarja pas 10 vitesh?
Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t'u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci,vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dëshmia kyçe e shokut të autorit
Babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes. Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhjen e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes. Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t'i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

Si ndodhi vrasja?
Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 10 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Ora 12:10
Vrasja e Eglantina Bucit 10 vite më parë se bashkëjetoi me një djalë që familja se pëlqente, Prokuroria kërkon 50 vite burg për autorët, babë e bir

Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci, si autorë të vrasjes së vajzës së tyre të shtëpisë, Eglantina Buci, 10 vite më parë e që e kishin groposur Mali me Gropa. Në dokumentin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, prokurori ka kërkuar 25 vite burg për Shkëlzen Bucin dhe 25 të tjera për babanë e tij, Faik Buci për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 78-25 të Kodit Penal dh dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78-25 te K. Penal dhë dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta" të parashikuar  nga neni 279 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Faik Buci me një dënim të vetëm prej 25 vjet burgim", thuhet në dokumentin e firmosur nga prokurori Artan Lulaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?