Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit: 3.4 mln eurot ishin për kushërinjtë Vladi

27 Qershor 2018, 07:51| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 09:20

  • Share

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga zbulimi i 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit dhe policia e prokuroria e Durrësit, vijon hetimet për të ndërtuar dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.

I vetmi nga të arrestuarit që ka folur për anëtarët e grupit hetimor është shoferi i kamionit 61-vjeçari Agim Çeka,i cili u ka pohuar hetuesve se sasia e parave ka qënë për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, por ai gjatë dhënies së dëshmisë nuk ka qënë në gjëndje të tregonte se sa ishte sasia e parave që ndodheshin në makinë.

Në dëshminë e tij, Agim Çeka, ka pohuar se automjetet i kishte marrë në Belgjikë, dhe se pikërisht në këtë shtet ishte vënë në dijeni nga një person shqiptar, se kishte diçka me rëndësi brenda në makinë dhe se duhet të ecte qëndrueshëm në rrugë, pasi do shpërblehej.

Çeka ka treguar se nuk ka qënë në dijeni se trajleri i tij mund të jetë ndjekur nga pas, por sipas policisë, ka shumë gjasa që kamioni i ngarkuar me 9 makina, të jetë mbikqyrur gjatë gjithë rrugës, nga pronarët e vërtetë të shumës prej 3.4 milion eurove.

Lekët u futën në makina në Belgjikë
Hetimet e policisë janë përqëndruar në disa persona, që ushtrojnë aktivitet kriminal në Belgjikë dhe Hollandë. Sasia e parave është fituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Një burim i tha “Shqiptarja.com” se eurot janë fituar në tregun e europian dhe jo në Angli. Kjo pasi sipas këtij burimi, Anglia ka monedhë Paund, dhe nëse kjo sasia e fituar në Paund do të thyhej në Euro në pikat e këmbimit valutor, shërbimet e inteligjencës angleze do e kishin,ndaluar një shifër të tillë, para se të mbërinte në Shqipëri.

Tashmë policia dhe shërbimi informativ shtetëror, janë duke kryer punë operative me qëllim, sigurimin e prova se kush persona, ishin pronarët e vërtetë të kësaj sasie eurosh. Momentalisht të arrestuar janë Agim Çeka, Alban Mollaymeri, Klevi Lika, Edi Lika, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Ervis dhe Alfred Vladi.

Një muaj e gjysëm para u hap kompania
Transportimi nga Belgjika dhe futja e kësaj shumë astronomike në mënyrë ilegale në Shqipëri,ka qënë një plan i mirëdetajuar që shtrihet në kohë. Megjithëse policia shqiptare ka arritur të zbulojë gjashtë personat që kanë qënë veglat e këtij skenari, pothuajse nuk dihet pasnjë gjë se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj shume astronomike euro.

Skenari për sjelljen në Shqipëri të shumës financiare ka nisur të marë jetë, kur në Tiranë, një muaj e gjysëm më parë, në datën 7 maj 2018 është regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, kompania “Tirana Rental Car”, me pronarë Alfred Vladi dhe Flamur Vladi.

Qëllimi i kësaj kompanie ishte të lëshonte automjete me qëra, dhe për të zgjeruar punën dhe aktivitetin e tyre, Alfred Vladi, ka porositur blerjen e disa makinave “Toyota Auris”. Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, duke se në këtë “skemë tregtie”, ku qëllimi ishte sjellja me në mënyrë ilegale 3.4 milion euro nga Belgjika në Shqipëri, ishte përfshirë dhe kushëriri i Alfred Vladit,Elvis Vladi, i cili zotëron një servis dhe lavazh në Tiranë.

Dyshohet se pikërisht në këtë servis ishte planifikuar që të dorëzoheshin 7 automjetet “Toyota Auris”, të cilat do mereshin dorëzimin nga kompania “Tirana Rental Car” që zotërohet nga Alfred Vladi tashmë i shpallur në kërkim policor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?