TIRANË- Për zgjedhjet e ardhshme ky institucion do të jetë transformuar,ndërsa 5 emrat e shumëpërfolur në zgjedhjet e 30 qershorit do të zëvendësohen nga 12 të tjerë. E përbashkëta e përzgjedhjes së anëtarëve është se ata do të propozohen nga partitë politike.
KQZ do të funksionojë në tre organe të ndara; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, që drejton administratën e KQZ-së, Komisioni Rregullator që do të miratojë aktet normative në fushën e zgjedhjeve dhe vendos rregullat për zgjedhjet dhe komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve që do të merret me shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.
Palët kanë rënë dakord që kryekomisioneri të jetë i zgjedhuri i mazhorancës, ndërsa nënkomisioneri i PD. Formula e përzgjedhjes është ajo e propozuar nga opozita.
Përzgjedhja e Kryekomisionerit
Kuvendi zgjedh 3 emra nga kandidatët
Përfaqësuesi i opozitës skualifikon një
Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur
E pikërisht pika e fundit përcakton dhe rolin e opozitës parlamentare në këtë proces, pasi për tu emëruar, kryekomisioneri do duhet të marrë pëlqimin e 84 ligjvënësve, numër që nuk ia siguron dot e vetme mazhoranca.
Por kush do të ketë të drejtën të kandidojë për këtë post? Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.
Nënkomisioneri do të jetë një emër i dalë nga PD,për një periudhë 4-vjeçare.
Përzgjedhja e nënkomisionerit
I dërguari i opozitës zgjedh 3 emra nga kandidatët
Deputetët e mazhorancës skualifikojnë një
Kuvendi voton një nga dy emrat e mbetur
Kandidatët për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Ankimimeve, kanë të njëjtat kritere si kryekomisioneri. Ndonëse zgjidhen nga partitë, ata nuk duhet të jenë anëtar aktiv i ndonjë partie politike.
Përveç KQZ, në draft janë përfshirë dhe çështje të tjera, si kuotat gjinore, çështja e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe votimi jashtë vendit.
Sa i përket kuotave gjinore, KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra. Ndërsa për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor PD është tërhequr pasi gjyqtarët do të zgjidhen vetëm nëse kanë kaluar procesin e vetingut.
Në këtë draft parashikohen dhe disa kufizime për qeverinë . 4 muaj para zgjedhjeve qeveria nuk mund të marrë vendime favorizuese si ulje taksash, rritje pensionesh etj. Shanset janë të pakta për të siguruar votën e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme ,por palët kanë dakordësuar që i gjithë procesi të organizohet dhe administrohet nga KQZ.
Ndonëse janë parashtruar disa prej ndryshimeve të bëra në kod, ky dokument nuk është përfundimtar. Report Tv mëson se ekspertët e kësaj tryeze do të mblidhen sërish pasi nuk janë reflektuar një sërë çështjesh të tjera, si hetimi i krimeve zgjedhore, financimi i partive politike, roli i policisë në zgjedhje etj.
Gjithsesi, ky amendament së bashku me disa të tjerë të hartuar deri më tani pritet ti dorëzohet Komisionit Parlamentar të zgjedhores, mandati i të cilit skadon të martën.
Report Tv mëson se palët politike janë dakordësuar për të bërë ndryshime në Kodin e Procedurës penale ku shitblerja e votës do të hetohet nga SPAK ndërsa krimet e tjera zgjedhore do i kalojnë prokurorive në rrethe.
(Kliko ketu) Drafti përfundimtar për Kodin e ri Zgjedhor
Ne nje pike te ketij draft marrveshjeje, qe pritet te kthehet ne ligj thuhet... Qeverise i ndalohet te nxjerre vendime ne 4 muajit e fundit para zgjedhjeve....dakort. Por duhet shtuar deomos edhe... Qeverise i ndalohet te marre vendime pas zgjedhjeve, deri ne konstituimin e qeverise te dale nga zgjedhjet e radhes... Dhe jo te ndodhe si ne vitin 2013, ku qeveria humbese e zgjedhjeve..vazhdoi te marre vendime skandaloze per tre muaji radhazi, deri ne diten e dorzimit te çelsave dhe te vulave... Vetem per koncensionet e H/C ne Valbone jane firmosur 16 Vendime 20 dite para ikjes de fakto te qeverise Berisha!!!
PërgjigjuQeveria duhet te punoje vetem me leje te KQZ-se. Bravo Rama. Prano cdo lloj propozimi(poshterimi) nga PD-ja.
Përgjigju