Shkoi në ndihmë të 2 djemve, por u qëllua për vdekje! Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë! Zbardhet shkaku! Report Tv siguron fotot

12 Janar 2021, 12:38| Përditesimi: 12 Janar 2021, 16:20

  • Share

TIRANË- Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë. Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Këto emra u janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare ku i është kërkuar informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes. Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme. Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja.

Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t'i ndihmuar. Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ora 14:39
Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Gruaja: Autori ndoqi pas 2 djemtë deri sa i plagosi

Sipas dëshmisë së nënës së vëllezërve Anxhelo dhe Mihal Llangozi , e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Gruaja në deklaratën e saj ka thënë se përveç autorit të krimit, ai ishte i shoqëruar edhe nga katër persona të tjerë. Sipas saj ka patur një luftë shumë të ashpër mes tyre dhe më pas në errësirë autori nxori armën dhe filluan të shtënat. Pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, djemtë filluan të vraponin për të shpëtuar. Autori i ndoqi ata edhe jashtë kafenesë ku ndodheshin dhe vijoi të qëllonte, derisa i plagosi. Fakti që autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, u jep qartë një drejtim autoriteteve greke, të cilët ndërkohë po presin rezultatet nga laboratori i mjekësisë ligjore për llojin e armës së përdorur në krim.

Ora 13:06
Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Këto janë dy të rinjtë që u përfshin në sherr

1610452145_llangozi.jpg

Kush janë dy të rinjtë që u përfshinë në sherr në Athinë e mbetën të plagosur. Anxhelo e Mihal Llangozi janë djemtë të Edmond Llangozi , ky i fundit i  mbetur viktimë si pasojë e të shtënave me armë.

Ora 12:46
Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë pas përplasjes mes bandave

1610452354_edmondllangozi.jpg

Ky është Edmond Llangozi, shqiptari i cili u ekzekutua në Athinë, pas përplasjeve mes bandave.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jusufi: 12/01/2021 18:20

    TE MORRSHA TE LIGAT E babait...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?