TIRANË- Report Tv siguron vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila transferoi dosjen “Hajdari” tek Krimet e Rënda dhe SPAK ku i pandehur për vrasjen e ish deputeti Azem Hajdari është Izet haxhiaj.
Truproja i ish presidentit Sali Berisha kërkon pafajësinë ndërsa pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka regjistruar tashmë këtë proces të përzgjedh me short trupën gjykuese.
Sipas këtij vendimi thuhet se me ndryshimet e kodit penale hyrë në fuqi më 1 gusht 2017 veprat penale për të cilat akuzohet Haxhiaj janë kompetencë e SPAK por deri në krijimin e saj do të ndiqen nga Krimet e Rënda.
Një tjetër argument i përdor nga Erjon Bani, Lalzër Sallaku dhe Kujtim Vranici është edhe një vendim i gjykatës kushtetuese i cili thotë “Gjykata Kushtetuese në Jurisprudencën e saj ka theksuar se mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm dhe pretendimin e respektimit e kësaj kompetence mund të ngrihet nga i pandehuri/i gjykuari, ashtu edhe kryesisht në çdo fazë të procesit.
Izet haxhiaj ishte i dënuar me akuzën e vrasjes së ish-deputetit Hajdari në vitin 1998 në mungesë me 25 vite burg, ndërsa atij ju njoh e drejta e rigjykimit duke e hapur procesin nga e para pas ekstradimit të tij nga Turqia ku qëndroi prej 10 vitesh.
Haxhiaj ka kërkuar të hetohet në liri ndërsa kjo kërkesë e itj është rrëzuar duke e lënë atë në burg.
Kjo dosje me ngritjen e SPAK pritet të rihetohet nga e para dhe do të jetë gjykata e cila do të vendos nëse do të pranojë kërkesën e Haxhisë për të pyetur si dëshmitar edhe ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha në këtë proces.