Ramush Haradiaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

‘Zbaton agjendën ruse’, Ramush Haradinajt akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Është rekrutuar nga serbët në burg

28 Maj, 11:05| Përditesimi: 28 Maj, 11:24

  • Share

Ramush Haradiaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”.

Sipas tij, ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike.

Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 28/05/2024 13:48

    O budalla rri e mos fol ,Albin Kurti ishte I vetmi qe beri Serbet te paguajne energjin dhe ju vuri kufi ne mitrovice ,te ishte per ty do e kishit falur mitrovicen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?