Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 janar të 2019, vendosi të shkarkonte nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë dhe se ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia. Gjatë hetimit të thelluar, trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Entela Çiftja dhe Roland Ilia, përpos të tjerave, kanë konstatuar se në llogarinë e gjyqtarit ka kaluar një shumë prej 100 mijë USD. Paratë i kanë kaluar në llogari në 13 gusht të 2007 nga një person i njohur me gjyqtarin, i cili jetonte prej vitesh në Kanada. Sipas komisionit të Vetingut, kryegjyqtari Arben Zefi nuk kishte asnjë dokument justifikues se pse ia kanë dërguar 100 mijë USD dhe çfarë ka bërë me këto para pasi i ka tërhequr dy ditë më pas. Komisioni ka pyetur kryegjyqtarin dhe i ka kaluar barrën e provës për të justifikuar paratë.
Në sqarimin e tij, ai ka pohuar se paratë ia kishte dërguar shtetasi R.D në llogarinë e tij, ‘vetëm për transferimin e shumës pasi shumën e ka marrë përsëri ai’. Për këtë transfertë, KPK ka pyetur edhe vetë personin R.D, i cili ka pohuar se “shuma 100.000 USD është transferuar në llogarinë e subjektit të rivlerësimit për qëllim të blerjes së një prone dhe është transferuar sërish në llogarinë e tij pasi nuk u realizuar blerja”. Dyshimet e Komisionit janë thelluar më tej pasi Arben Zefi nuk e ka deklaruar këtë transfertë në deklaratat periodike të pasurisë.
Arsyetimi i KPK
Komisioni i Vetingut ka arsyetuar se R.D nuk kishte arsye se pse t'i dërgonte paratë në llogaritë e kreut të Gjykatës së Shkodrës, pasi ai mund të hapte një llogari bankare në emër të vet në Shqipëri, pasi gjatë kësaj kohe ka qenë në Shqipëri. “Gjatë periudhës që është bërë kjo transfertë ai ka qenë personalisht në Shqipëri. Komisioni, çmon se të dy deklaratat e dorëzuara nga subjekti i rivlerësimit, nuk kanë fuqi provuese në kuptim të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 86/2014, pasi ato nuk shoqërohen me asnjë dokument provues për të vërtetuar kryerjen e transferimit nga ana e z. R.D. tek llogaria e subjektit të rivlerësimit, kthimin e kësaj shume, z. R.D., dhe transferimin e saj nga ana e z. R.D. në llogarinë e tij. Nëse, z. R.D., do kishte për qëllim transferimin e parave në Shqipëri ai fare mirë mund ta realizonte këtë nëpërmjet hapjes së një llogaria bankare në Shqipëri në emër të tij ose mund t’i transferonte parat tek familjarët e tij apo të bashkëshortes së tij. Gjithashtu, Komisioni vlerëson se nuk mund të provohen veprime të ndodhura më shumë se 10 vite më parë me deklarata të vitit 2018 për sa kohë këto veprime nuk rezultojnë të deklaruara nga ana e subjektit të rivlerësimit në deklaratat periodike të interesave private por dhe në deklaratën “Vetting”, thuhet në vendimin e shkarkimit të kryegjyqtarit Arben Zefi.
Nuk deklaron 50 mijë euro
7 ditë pas kësaj transferte prej 100 mijë USD në llogari, pra në 20.08.2007, kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, i ka dhënë një personi 50 mijë euro paradhënie për vazhdimin e punimeve të një pallati. Shuma e marrë do të kthehej në formën e pasurisë së paluajtshme e konkretisht me një sipërfaqe ndërtimi (banimi dhe shërbimi) duke llogaritur çmimin sipas kostos së ndërtimit. Këtë marrëveshje për përfitimin e kësaj pasurie, kryegjyqtari nuk e ka deklaruar as në deklaratën e pasurisë të vitit 2007 dhe as në deklaratën e pasurisë për llogari të procesit të Vetingut. Arben Zefi është pyetur nga Komisioni se pse nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje. Përgjigja e tij, ishte se nuk ka pasur detyrimin ligjor për ta deklaruar, pasi nuk ka marrë akoma asnjë sipërfaqe banimi. Megjithatë, gjyqtari nuk ka deklaruar as se ku i ka marrë 50 mijë euro, të cilat ia ka dhënë personit që po bënte pallatin.
Pasuritë e paluajtshme
Gjatë hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut, ka konstatuar se kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 132,8 m2, në Shkodër, me vlerë 4,355,840 lekë. Gjithashtu, KPK ka arritur në konkluzionin se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një apartament me sipërfaqe 56.1 m2, me çmim 854,007 lekë, nga Enti Kombëtar i Banesave. A i ka marrë falas vlerën 800,000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave. Apartamentin e ka përfituar në vitin 2001, ndërsa e ka shitur në vitin 2005, me vlerë 1 900 000 lekë.
Transferta
Kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, i kanë kaluar një shumë prej 100 mijë USD në llogarinë bankare, pa asnjë dokument justifikues. 7 ditë më vonë i ka dhënë një personi 50 mijë euro paradhënie për përfundimin e një pallati.
Apartamenti
Sipas KPK kryegjyqtari i Shkodrës ka përfituar një apartament 56.1 m2, me çmim 854,007 lekë, nga Enti Kombëtar i Banesave. Apartamentin e ka shitur më pas 1,900,000 lekë.
Konkluzionet e Komisionit të Vetingut
- Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për apartamentin e banimit, me sip. 132,8 m2, ndodhur në, Rr..., Shkodër, me vlerë 4,355,840 lekë.
- Ka përfituar në mënyrë të paligjshme një apartament me sipërfaqe 56.1 m2, me çmim 854,007 lekë, nga Enti Kombëtar i Banesave. Apartamenti i mësipërm është shitur, më datë 21.07.2005, me kontratë nr. ***, për vlerën 1,900,000 lekë. Shuma 1,900,000 lekë nuk rezulton e deklaruar në deklaratën “Vetting” nga ana e subjektit.
- Për automjetin, tip “BMË”, blerë në vitin 2007, për shumën 700,000 lekë, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin në lidhje me pronësinë dhe vitin e blerjes së automjetit, tip “BMË”.
- Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat që kanë shërbyer për blerjen e automjetit, tip “Mercedes Benz”.
- Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin në deklaratën “Vetting” pasi nuk ka deklaruar shitjen/shkëmbimin e automjetit “Merecedes Benz” me automjetin “Volksvagen Passat”.
- Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar dhënien e shumës 50.000 euro shoqërisë..., në deklaratën “Vetting”. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për dhënien e shumës prej 50.000 eurosh, shoqërisë...
- Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar në deklaratën “Vetting”, shumën 300,000 lekë, në formën e depozitës pranë “Tirana Bank”.
- Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar në deklaratën “Vetting”, gjendjen në llogarinë në lekë pranë “Tirana Bank”.
- Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për të mbuluar shpenzimet e kryera në Trento nga ana e personit të tretë (vëllai i tij), për vitet 2006, 2007 dhe 2009.
- Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar marrjen e shumës 100.000 USD nga z. R.D., në deklaratën “Vetting” si dhe ka dhënë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me këtë shumë.
- Nuk ka deklaruar në deklaratën “Vetting” marrëveshjen që ka pasur me shoqërinë...., për përfitimin e pasurive të paluajtshme.
- Nuk ka deklaruar në deklaratën “Vetting” pjesën takuese të bashkëshortes së tij në një godinë 3-katëshe ndodhur në Velipojë.
ku eshte tani?? Perse nuk shifet ne rruget dhe lokalet e shkodres??? Po koleksionin e mak perse nuk e nxjerr siç e nxirrte çdo fundjave???
PërgjigjuNe cdo vend tjeter te botes keta njerez do ishin menjehere pa asnje dyshim ne burg dhe nuk do e nxirrnin koken jashte por jo ne shqiperi.Cili idjot mund te besoje se ky eshte shteti?Edhe ne vendin me te keq te botes keta njerez do kishin ngritur popullin ne kembe.Kjo tregon se sa e kriminalizuar eshe kjo shoqeri shqiptare.Prandaj njerezit e kane zgjedhur rrugen e tyre drejt perendimit per te mos e kthyer koken me pas tek ky vend qe jo vetem qe nuk behet por edhe nuk ka asnje shprese te pakten ky brez jo!
PërgjigjuKthejani popullit qe keni marre ato euro O popull Per keto protesto
Përgjigju