Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Erdogan

Zbulohet data, Erdogan më 17 janar në Shqipëri! Vizita përkon në përvjetorin e vdekjes së Skëndërbeut

6 Janar 2022, 13:36| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:24

  • Share

Ashtu siç kishte premtuar presidenti Erdogan do të vijë në Shqipëri gjatë këtij muaji, për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Data nuk është ende zyrtare, ndërsa burime nga kryeministria thonë se vizita mund të realizohet me 17 janar, në të njëjtën ditë të vdekjes së Skënderbeut.

Presidenti turk Recep Tayyip do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Kujtojmë se lajmi për vizitën e presidentit turk, u bë me dije gjatë takimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla në Turqi me Erdogan në pallatin Presidencial. Presidenti turk ka shprehur vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.

Komento

Komente

  • Ballkanas: 07/01/2022 02:47

    Do te behesha me Ramen po ta qoje Turkosunin Bab Erdoganin per nderim te vari i Skenderbeut ne Lezhe Ja bej sfide Publike Rames te tregoje qe ka allate ndryshe .... .. .....

    Përgjigju
  • LORA: 06/01/2022 15:05

    Qofte i mirseardhur Presidenti i Republikes Turke. I jam mirenjohese ndihmes madhore dhe bujare ,qe nen udheheqjen e Erdogan iu dha Popullit shqiptar per sherimin e plageve te termetit katastrofik te 26 nentorit 2019-te.

    Përgjigju
    • Arol: 06/01/2022 16:52

      Nuk jep per militant partie.

  • Edi Rama xp: 06/01/2022 14:55

    "Diplomati" shqipove, shkelesi i rradhes i sovranitetit te kombit. Ka dhjere dhe vazhdon te dhjeje nocionin e patriotizmit dhe vazhdojne i japin voten. Popull idiot. Gjithsesi, rendesi ka qe Erdogani ne krizen me te madhe te Turqise ka aq b**e sa te ndihmoje edhe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Cjfjfj: 06/01/2022 14:24

    Do mbuloje dhe Skenderbeun kudo qe do jete, sic e ka bere dhe perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?