Kush është familja me koronavirus nga Fieri, e prekur që në 3 Mars! A do të ndihmonte publikimi i emrave në frenimin e përhapjes, njësoj si me të famshmit

14 Mars 2020, 12:10| Përditesimi: 14 Mars 2020, 14:44

  • Share

Autoritetet shëndetësore dhe institucionet e tjera ligjzbatuese kanë ruajtur deri më sot identitetin e personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Për të ruajtur privatësinë si dhe për t'i mbrojtur të prekurit nga stigmatizini dhe diskriminimi i mundshëm, edhe Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë vendosur të mos publikojnë emrat e personave të infektuar nga virusi COVID-19, i cili ka alarmuar botën, ndërsa në Shqipëri ka imponuar një gjendje shtetrrethimi. Por një rregull dhe standard i tillë është thyer nga Bashkia e Fierit, e cila ka publikuar identitetin e një familje të prekur nga koronavirusi. Krahas emrit, bashkia ka publikuar në faqen e saj në Facebook edhe të dhëna të tjera të familjes si vendbanimin, ndërsa i bën thirrje shoferit që ka tranportuar familjen nga Zogu i Zi në Tiranë deri në....që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi familja është prekur nga virusi COVID-19. 

Në njoftim thuhet se tranportimi është bërë në datën 3 mars, pra një javë para se autoritetet shëndetësore të njoftonin zyrtarisht dy të prekurit e parë në Shqipëri. Bashkia thotë se janë marrë masat për mbylljen e njësisë tregatre, e cila u i ka ofruar shërbim familjes. Zbulimi i këtyre të dhënave mund të sjellë pasoja mbi familjen edhe po aq të rënda sa koronavirusi. Anëtarët e familjes së identifikuar ka shumë gjasa të përballen me një diskriminim të theksuar. Ado të ndihmonte në frenimin e përhapjes së virusit publikimi i emrave të të prekurve në Shqipëri? Ndoshta po, por vetëm nëse publikimi bëhet me vullnetin e të prekurve. 

Personalitete, aktorë dhe personazhe me famë botërore kanë deklaruar me vullnetin e tyre se janë prekur nga koronavirusi, për të sensibilizuar njerëzit për shkallën e rrezikshmërisë së infeksionit të ri dhe respektimin e masave të rekomanduara nga OBSH. Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe Nadine Dorries ka deklaruar se është konfirmuar si pozitive ndaj koronavirusit. Gjithashtu, aktori fitues i çmimit Oscar, Tom Hanks, ka zbuluar se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, kanë dalë pozitivë pas testimit me koronavirus në Australi. Gjithashtu, ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit, Reza Rahmani, është prekur nga koronavirusi. Janë prekur deputetët Edmondo Cirielli, Claudio Pedrazzini dhe Alberto Cirio, presidentë të Lazio dhe Piemonte, ministrja e Shanseve të Barabarta Spanjolle, Irene Montero, ministri Francez i Kulturës Frank Riester etj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alo alo: 15/03/2020 09:38

    Nuk është turp të prekesh nga ky virus, duke publikuar emrat luftohet më shpejt! Mjekët i dinë kush janë të prekurit edhe ia thonë familjarëve të vetë, policia po ashtu, gazetarët po e po, administrata bashkiake po ashtu, atëherë pse familjarët e punonjësve së administratës apo ata të punonjësve të medias duhet ti dinë kush janë të sëmurët dhe ne të tjerët jo ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?