Zbulohet ferma në Paraguaj ku u gatua Fake News për Enkelejd Alibeajn nga diplomati veteriner dhe një gazetar lopësh, Peter Tase pika lidhëse me Berishën

12 Prill 2022, 17:07| Përditesimi: 12 Prill 2022, 20:46

  • Share

TIRANË- Sali Berisha vijon të kërkojë ‘gazetarë’ nëpër botë për të prodhuar Fake News kundër kundërshtarëve të tij politikë, në momente të vështira politike. Në vitin 2017, bashkë me Ilir Metën, gjetën një gazetë anonime në Itali për të prodhuar Fake News për 1300 kontenierë imagjinar me plehra që kishin hyrë në Shqipëri, me qëllim për krijuar trazira dhe për të rrëzuar qeverinë. Më pas u sajua ‘Babalja’ me gazetarë dhe politikanë shqiptarë, gjithashtu për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë Berisha duket se ka humbur besimin tek gazetarët shqiptarë dhe italianë, pasi ka shkuar deri në Paraguai për të prodhuar një Fake News, për llogarit e tij politike.

Gjatë dy ditëve të fundit, në mediat pranë Berishës dhe Ilir Metës, po publikohet dhe ripublikohet i njëjti ‘lajm’, sipas të cilit diplomati paraguaian Blas Oddone dhe gazetari paraguaian Pedro Escobar Medina akuzojnë Enkelejd Alibeaj, se ka marrë para nga ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos. Shumëkush ka mbetur i befasuar se çlidhje mund të ketë ish guvernatori i bankës së Paraguait me kryetarin provizor të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili është kthyer në pengesë për Sali Berishën, për të marrë nën kontroll partinë.

Report Tv ka zbuluar ‘fermën’ ku është gatuar ky Fake News kundër Enkelejd Alibeajt. Pedro Escobar Medina, i paraqitur si gazetar i famshëm, është një personazh që shkruan kryesisht për lopët. Postimin e fundit në rrjetin social, para postimit për Alibeajn, e ka publikuar 8 qershor 2021, pikërisht për një fermë lopësh.

Pedro Escobar Medina punon për revistën bujqësore ‘Paraguay Magazine’, pothuajse anonime, pasi me vështirësi gjendet edhe në google. Revista u kushton një rëndësi të veçantë çështjeve dhe problematikave të lopëve në Paraguai. Lajmin e fundit për bujqësinë revista e ka publikuar para dy muaj.

Në të njëjtën kohë me ‘gazetarin’, akuza ndaj Alibeajt ka bërë edhe paraguaiani.

Blas Oddone, i paraqitur si diplomat rezulton një veteriner i njohur në Paraguaj dhe më gjerë. Ndryshe nga gazetari i bujqësisë, Oddone njihet si ekspert në tregtinë ndërkombëtare dhe prodhimin bujqësor në Paraguaj. Blas Oddone është i interesuar që të bashkëpunojnë me njerëz jashtë vendit në fushën e bujqësisë, ndërsa ka marrë pjesë në shumë seminare, takime dhe aktivitete ndërkombëtare për çështjet bujqësore.

Po çfarë lidhje kanë veterineri Blas Oddone dhe gazetari i lopëve Pedro Escobar Medina me Sali Berishën, zhvillimet në PD dhe Alibeajn?!

Fija lidhëse dyshohet se është Peter Tase, analist i çështjeve ndërkombëtare dhe mbështetës i Sali Berishës, përmes analizave të tij, të pasqyruara në mediat e Familjes Berisha. Peter Tase është bashkëpunëtor i ngushtë i veterinerit nga Paraguai Blas Oddone, siç edhe e ka deklaruar edhe vetë publikisht, në disa artikuj të zbuluar nga Report Tv.

Në nëntor të vitit 2021, Peter Tase shkruante ndër të tjera se “Edi Rama, si një nga dishepujt e George Soros në Ballkan, gjatë dekadës së fundi ka kryer një fushatë përbaltjeje dhe ka pajtuar disa nga lobuesit më të mirë në Uashington për të njollosur e dëmtuar seriozisht imazhin e ish Presidentit dhe Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha”.

Po pse Fake News është gatuar pikërisht për Enkelejd Alibeajn në këtë moment? Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vijon i vetëm këto ditë rezistencën ndaj revanshit të Sali Berishës për të marrë nën kontroll selinë blu, sidomos pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i dorëzoi vulën dhe partinë, me një vendim të diskutueshëm. Disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me Alibeajn, duke e njohur si kryetar në detyrë dhe refuzuar të njohë Grupin e Themelimit të Berishës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 13/04/2022 12:01

    O Luli paske goxha bagazh si komentus ,po komandoje Alibeajn me mir komandant ke shpia jote e te komandoj rropt w shpis tate se ke PD nuk ka pun ai

    Përgjigju
  • Populli: 13/04/2022 04:41

    Rruge pa krye kane marre se i ka zene hako popullit

    Përgjigju
  • te komandosh pa ligj: 12/04/2022 20:36

    nje gje spo kuptoj, alibeajn kush e komandoj qe thuhet kryetar i komanduar? pastaj kimi ben cte doj mund te shpall alibejn edhe guvernator te new yorkut po ka hapsire, por te komanduar ne pd alibejn kush e beri vec kimit??

    Përgjigju
    • Lui: 12/04/2022 21:17

      Kur nuk e di termin "i komanduar", me mire mos bej komente qe tregojne "bagazhin tend intelektual". Kryetar i komanduar do te thote qe eshte kryetari zyrtar provizor deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri. Dhe behet i komanduar pikerisht kur kryetari i zgjedhur zyrtarisht jep doreheqjen, ose shkarkohet, ose vdes e gjera si keto. Dhe deri kur te behen zgjedhjet e reja per kryetar, detyren e merr zevendesi, i cili ishte Alibeaj njeri nder 3 apo 4 nenkryetaret, i cili merr cilesine e kryetarit te komanduar sepse nuk eshte i zgjedhur. U sqarove zoti anetar i rithemelimit?! Tani kthehu te Berisha se ju ate doni te ktheheni mbrapsht..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?