TIRANË- Në këtë magazinë që shihni në video, produkteve të skaduara, u falsifikoheshin datat e prodhimit dhe kohës së përdorimit të tyre. Në të, policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilt kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt. Por mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg.
Magazina ndodhet në Vorë dhe i përket kompanisë “Master Al”. Ky subjekt, me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Kur produktet e tyre nuk kishin arritur të shiteshin të gjitha, dhe ndërkohë po u afrohej data e skandencës, punonjësit kësaj kompanie i tërhiqnin mallrat ushqimorë nga marketet ku i kishin shpërndarë. Ligjërisht, ato duhet të dilnin nga qarkullimi për të mos rënë më në duart e konsumatorit. Por siç policia zbuloi, ktheheshin në magazinë ku I nënshtroheshin falsifikimit të etiketave të datës të skadencës për tu rihedhur në treg pa dokumentacion tatimor
Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.
"Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje", njoftoi Policia e Shtetit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Administratori u magazinës, 38-vjeçari Florenc Domi u arrestua në flagrancë. Në pranga përundoi edhe magazinieri Agim Domi, 58 vjeç. Ndërkohë, ortaku dhe shoferi i magazinës janë nën hetim.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Ky është Skifter Tagani, pronari i fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara. Ai po hetohet në gjendje të lirë.
Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, këtyre produkteve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.
Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.
Komente

Kujdes me femijet se na cmendet me keto Ushqime ! Ushqimi eshte baza jetes o popull I Keq
PërgjigjuMuqi Mereu me rigon
PërgjigjuTë më tregojë dikush një foto të ushqimeve të skaduar që asgjësohen!! Të gjithë ushqimet që nuk shiten kështu riciklohen!!
PërgjigjuKot nuk thoshte njëri, armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari! Mirë që po shkrihet AKU-ja sepse ka fjetur gjumë më vite të tëra, ndërkohë njerëzit helmoheshin nga këta kriminela, tradhtar, vrasës.
Përgjigju