Zbulimi i varrit monumental në Parkun Arkeologik të Amantias në Ploçe të Vlorës, është padyshim një atraksion më shumë për turistët. Një video të këtij monumenti të rrallë e ka publikuar sot kryeministri Edi Rama, i cili thotë se të gjithë turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori, tashmë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplarë.
"Në Parkun Arkeologjik të Amantias zbulohet një tjetër monument i rrallë. Për turistet që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori mund të ndalojnë të shohin një ekzemplar që daton nga Shek III p.Kr", shkruan Rama.
Varri monumental doli në dritë pas dy muajsh gërmime të arkeologjisë, ndërsa është një ekzemplarë i rrallë për nga përmasat dhe mënyra e ndërtimit, që daton nga Shek III p.Kr. Varri monumental dy mijë vjeçar është një xhevahir i shtuar në parkun antik dhe së shpejti do t'i nënshtrohet restaurimit të plotë, për t'u vënë në funksion jo vetëm të historianëve por dhe të turistëve, sidomos atyre që janë të fokusuar tek turizmi kulturor.
Shum mir qe u zbulua dicka e lasht Por do pyes po branda vartit minomental ku jan fsheh reliket e lashta apo i cuat ne greqi apo amerik
Përgjigju