Gent Beqiri dhe Nezir Beqiri

Kush është personi që hyri me pranga e doli me duart në xhepa...Paralajmërimi i Ramës për kokat e para të 'Anti-KÇK-së'

25 Nëntor 2019, 22:16| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 22:49

  • Share

ELBASAN- Një person i arrestuar në muajin qershor 2019, pasi është identifikuar nga një gjurmë gishti në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare, duke treguar me emër dhe mbiemër personat që e kanë shtyrë për të kryer vrasjen. 

Njeriu me inicialet E.B, prej më se 6 muaj mbahet në masa të forta sigurie, ku dhe familja e tij i është nënshtruar masave të rrepta të policisë. Kjo ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të tij me prokurorinë dhe Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ku ka treguar emrat që financuan për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.

Prezenca e këtij të penduari në duart e prokurorëve shqiptarë, ka shqetësuar disa pjesëtarë të një grupi kriminal në Elbasan, që kanë pasur hasmëri të vjetra me familjen Beqiri.

Praninë e një bashkëpunëtori drejtësie e bëri publike dhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të  platformës ligjore Anti-KÇK deklaroi se: ”Vetëm përpara pak ditësh, një nga eksponentët kryesor të krim të organizuar ishte në sallën e gjyqit. Policia e Shtetit, sëbashku me prokurorinë dhe gjykatën në këtë rast, kishin marrë në mbrojte një familje të një të penduari. Pra, kishte një të penduar që kishte rënë dakord që të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë. E gjithë familja e tij ishte vënë në mbrojte dhe shteti ishte angazhuar të mbronte këtë familje, që ky person i penduar të ishte në krahun e shtetit për të çuar procesin deri në  fund. Që në seancën e parë, ajo që ndodh është se gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa".

Ndërkohë personi i fundit, që u lirua në seancën e parë në gjykatë është Florenc Çapja, i cili u lirua nga salla e gjykatës me një vendim të gjyqtarit Tomor Kullulli.

Pikërisht ky gjyqtar, Tomor Kullulli, vendosi të pushojë akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” për Çapjan, duke mos kaluar çështjen penale kundër tij as edhe në shqyrtim gjyqësor. Për këtë lirim, Policia e Shtetit pati një reagim të fortë publik, ndërkohë Prokuroria e Elbasanit, pritet që në ditët në vijim të apelojë vendimin e pushimit të akuzave në gjykatën e Apelit Durrës.

Me këtë deklaratë kreu i qeverisë lë të kuptohet se shumë shpejt Anti-KÇK mund të veprojë ndaj Florenc Çapjes duke vënë në filtër pasurinë e tij, por edhe ndaj gjyqtarit Tomor Kullulli, ku siç është shprehur më herët kryeministri, janë pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ata që i kanë "lehtësuar" punën me drejtësinë duke i liruar, apo duke mos i dënuar aq sa meritojnë për Krimet e Rënda. Tashmë, të gjithë do të jenë në sitën e paketës së re ligjore, strukturës policore që do të hetojë eksponentët e krimit të organizuar dhe terrorizmin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 26/11/2019 06:58

    Më në fund ......erdhi fundi!

    Përgjigju
  • Toni madrid: 26/11/2019 00:07

    Kto mbeturina sic jan florenc capja dhe ardjan ermira capja duhen kalbur ne burg

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/11/2019 23:33

    O pupull a se kuptoni qe po viet diktatura apo jo ljo histori esht shum me e madhe se Capajt apo te tjer

    Përgjigju
    • Flamuri: 26/11/2019 10:02

      Ik o pordhe qe paske mendjen e pjerdhur

    • Kafsha: 26/11/2019 07:05

      Ore injorant diktaturë kanë edhe shtetet e zhvilluar. Pse nuk i afrohesh dot policit në BE Amerik Kanada etj? Sepse janë shtete të fortë policorë. Por nqse nuk je i përlyer atehere shijon lirinë dhe cilesine e jetes në keta vende. Nqse brekët i ke tër mut të perlyera atehere të detyrojnë ti heqesh në publik i turpëruar që te mos qelbësh dynjanë përreth. Keshtu përfundimisht Shqiperise i duhet te formoje shtet të fortë policor qe te behet zap mutëria fshatare qe për 30 vjet bëri hatanë!

  • ari: 25/11/2019 23:08

    nese shteti veprin si thot atehere do themi qe elbasani do jet gati per frymarrje

    Përgjigju
  • Miri: 25/11/2019 22:52

    Ja pra dhe fundi i perandoris capja erdhi me ne fund...ardjanin e ka marr dalldia sdi nga te perplaset se smban burg i shkreti

    Përgjigju
    • gon kali: 26/11/2019 04:22

      pse i ke majt pishtarin ti mer cop kari dil emer mbiemer tjesh aq burr

  • Goni: 25/11/2019 22:50

    Ike plaku mere me gjith tespi e tosumbac

    Përgjigju
  • Toni: 25/11/2019 22:43

    Oho ku flinka lepri e hanget bananen thell katunaria capia me krah te lehta burgu. Fishekzjarre te zjarrta paci perher.

    Përgjigju
  • tomorri: 25/11/2019 22:38

    fal cekut te bardh qe i ofruan gjygjtarit ai e liroi vrasesin.e kuptoni ca behet o njerez me bashkpunetor te nxjerrin nga burgu dhe prisni drrejtesi? thjesht politik me duket skam besim te drejtesia

    Përgjigju
    • Lorna: 26/11/2019 00:02

      Ti paske besim tek ky kari e spaske besim tek gjykatsi.esht me tqi robt ty tparin qe na flet si koqe pastaj edi rames .pill motre

  • Luka: 25/11/2019 22:37

    Kta capallaret vazhdojn e bajn namin akoma terror neper qytet me arm neper dur duke rrahur njerez dhebi mbron dhe policia e qytetit se ska mundsi tjeter

    Përgjigju
  • Liri: 25/11/2019 22:36

    Ardjan capjes dhe florenc capes po i ndalon zemra tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?