Mariglen Ruçi dhe banesa që mori flakë

Zbulohet shkaku i vdekjes së 24 vjeçarit shqiptar në Angli, u asfiksua pasi "shtëpia e barit" mori flakë

14 Dhjetor 2022, 16:28| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 16:33

  • Share

1671031948_zjarri.JPG

24 vjeçari shqiptar, Mariglen Ruçi është gjetur i vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e barit ku ai ndodhej për të ruajtur bimët e kanabisit.

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së hënës ka rezultuar fatale për të riun i cili u asfiksua nga flakët që përfshintë ndërtesën ku kultivoheshin bimët e kanabisit. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44 vjeçarsi i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

 


Lajmi kryesor:

Emigroi se nuk gjeti punë pasi përfundoi universitetin, 24 vjeçari nga Berati gjendet i pajetë brenda 'shtëpisë së barit' në Angli


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?