Ze Maria i jep lamtumirën Tiranës: Shpresoj që e keqja të kem qënë unë!

12 Tetor 2018, 15:14| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 15:54

  • Share

Tirana organizoi një konferencë lamtumirë për ish-trajnerin Ze Maria si për të treguar se ndarja është bërë me konsesus të plotë mes palëve dhe se ruajnë respekt të ndërsjelltë por rezultatet ishin ato që sollën divorcin. Vetëm vlerësime për brazilianin pati Presidenti Refik Halili por sqaroi se rezultatet ishin shkaku kryesor për të ndërprerë bashkëpunimin:

Kemi arritur që të bëjmë këtë ndarje. Më vjen keq që nuk e çuam projektin para. Kjo nuk është mirë as për klubin. Por këto rezultate na detyrojnë që të mbyllim këtë marrëveshje. 

Refik Halili, president

Falenderime por edhe pengje pati Ze Maria, i cili e pranon se kur skuadra nuk ka rezultate është trajneri ai që e pëson. Braziliani shton se shpreson që e keqja të ketë qënë ai dhe skuadra të fillojë të reagojë:

Jam shume i kënaqur që kam qënë pjesë e kësaj familjeje dhe si çdo familje ka probleme. Kur një martesë nuk shkon mirë përpiqemi që të zgjidhim problemet por ndonjëherë divorci është i pashmangshëm. Kur ka rezultate negative është e drejtë që të shkarkohet trajneri. Një falenderim të veçantë kam për tifozët dhe shpresoj të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri. Një javë më për vendosëm të vazhdonim por nëse skuadra nuk njeh rritje gjëja më e mirë është që trajneri të largohet. Ndoshta disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe , unë shpresoj që problemi të kem qënë unë dhe Tirana të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Ze Maria, ish-trajner

Edhe pse Refik Halili nuk e zbuloi emrin e trajnerit të ri ai do të jetë Ardian Mema që është liruar zyrtarisht nga posti i zv trajnerit të Flamurtarit dhe është i lirë të firmosë me bardheblutë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?