Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ai ka harxhuar 586 milion euro buxhet, ndërsa rrugët e Tiranës sipas saj janë të amortizuara.
Zhupa ndër të tjera thekson se në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qendrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. Sipas Zhupës 50 rrugë të evidentuara me foto janë në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qendrore të Tiranës.
"Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat. Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investoj. Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara. Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës. Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!" shkruan Zhupa.
Zëdhënësja e PD: Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar, por rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët
Zhupa ndër të tjera thekson se në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qendrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore.
Redaksia
Po qe ka nje fare te drejte!
PërgjigjuJa fut pak kot kjo Ne fakt jo makth eshte te ecesh ne rruget e Tiranes,por lemeri Ka ndertuar disa korsi bicikletash,ka lyer me boje korsite e kembesoreve qe jane te gjera 10 cm,ka punesuar te pakten nja 500 vete tek liqeni qe bejne sikur punojne,por bejne vetem zhurme dhe ngrejne pluhur Por qe te kish kete buxhet kolosal dhe te mjaftohet vetem me liqenin ,ky eshte kulmi
Përgjigju