Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ritheksuar se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas mund të duhet të arrihet përmes mjeteve diplomatike dhe jo me forcë ushtarake.
Në një intervistë për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo News, Zelensky deklaroi se, në situatën që ndodhen, është e vështirë të rimerren disa nga zonat e vendit të pushtuara nga Rusia, përfshirë Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014, përmes mjeteve ushtarake.
"Ushtria jonë nuk ka forcën për ta bërë këtë, duhet të gjejmë zgjidhje diplomatike," tha lideri ukrainas, duke theksuar se masa të tilla mund të merren parasysh "vetëm kur të dimë se jemi mjaftueshëm të fortë" për të parandaluar Rusinë të nisë një agresion të ri kundër Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro
Xh.K/ReportTv.al