Volodymyr Zelensky

Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore

22 Nëntor, 20:53| Përditesimi: 22 Nëntor, 20:55

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij po punon në zhvillimin e llojeve të reja të sistemeve të mbrojtjes ajrore për t’u përballur me “rreziqet e reja”, pasi Rusia përdori një ditë më herët një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.

Zelensky, në video-adresimin e tij më 22 nëntor, tha se testimi i një arme të re me qëllim që ta terrorizojë një shtet tjetër, përbën “krim ndërkombëtar”. Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar të përgjigjet në mënyrë që ta frenojë Rusinë nga zgjerimi i luftës, që ka nisur më 2022.

“Në emrin tim, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës veçse po mban takime me partnerët tanë sa u përket sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore që janë të afta të mbrojnë jetë njerëzish nga rreziqet e reja”, tha Zelensky.

“Kur dikush nis të përdor shtete të tjera jo vetëm për terror, por edhe për testim të raketave të tyre të reja përmes akteve të terrorit, atëherë kjo qartazi është krim ndërkombëtar”, shtoi ai.

Po të premten, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shteti i tij do të vazhdojë të testojë raketën e re edhe në “kushte luftuese”.

Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.

Zelensky ndërkaq u bëri thirrje ukrainasve të jenë vigjilentë, teksa Rusia po vazhdon sulmet./REL

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komiku: 22/11/2024 21:52

    Ik ore mbathja me ato miliardat qe ke vjedhur dhe lere ate vend te bej paqe me Rusine se e shkaterrove o idiot , me ate rakete qe te shkoj lodren ty dhe perendimoreve besoj se do mendoheah mire para se te godasesh ne territorin e Rusise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?