Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët

30 Shtator, 22:19| Përditesimi: 30 Shtator, 22:23

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.

Ndërkohë, homologu i tij rus, Vladimir Putin, përdori një festë shtetërore për të përsëritur angazhimin për t’i arritur objektivat e tij në Ukrainë.

Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”.

Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani dhe nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

“Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Tani duhet të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë para Ramsteinit”, shtoi ai, duke iu referuar takimit të planifikuar për 12 tetor.

Në fushëbetejë, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se nuk pati dëme pasi “valët” e dronëve sulmues u shkatërruan gjatë një alarmi pesë orësh ajror në qytet, që filloi rreth orës 1 të mëngjesit më 30 shtator. Ky ishte sulmi i dhjetë ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

Komandanti i administratës ushtarake i rajonit të Kievit, Ruslan Kravchenko, tha më vonë se mbetjet e dronëve të shkatërruar ranë në gjashtë distrikte, por nuk shkaktuan viktima, por vetëm dëme të vogla.

Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se katër njerëz kanë vdekur dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse gjatë 24 orëve të fundit në rajonet e Donjeckut, Hersonit, Harkivit, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhjas.

Ata thanë se Rusia lëshoi 73 dronë sulmues dhe tre raketa gjatë natës, dhe mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 67 nga dronët dhe një nga raketat.

Në Rusi, Putini u zotua të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë në një mesazh më 30 shtator për përvjetorin e shpalljes së tij të njëanshme në 2022, që pretendonte aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës pjesërisht të kontrolluara nga trupat ruse.

Kombet e Bashkuara kanë miratuar disa rezoluta që konfirmojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që nga pushtimi dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe mbështetje për separatistët në Ukrainën lindore tetë vite përpara fillimit të pushtimit të shkallës së plotë në shkurt 2022.

“E vërteta është në anën tonë”, tha Putin në mesazhin e tij. “Të gjitha qëllimet e vendosura do të arrihen”.

Qeveria ruse më 30 shtator njoftoi planet për të rritur shpenzimet për mbrojtjen me rreth 30 për qind për vitin 2025, pasi lufta e gjatë në Ukrainë – e parashikuar fillimisht nga Kremlini si një pushtim i shpejtë dhe fitimtar – ka vazhduar për 31 muaj.

Një draft buxheti tregoi se Rusia planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes vitin e ardhshëm në 13.5 trilionë rubla, duke drejtuar më shumë burime drejt luftës në Ukrainë edhe pse ekonomia e vendit vazhdon të përballet me sanksionet perëndimore./REL

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?